”Kohë moderne, simfoni dhembjesh!”
”Kohë moderne,(ardhur nga larg)
Projektuar nga etër xhentëllmen,”
Përqesh shpresën e përhumbur,
lënë shkretëtirës së heshtjes!
Nga pas më ndjek motivi yt,
zhveshur lakuriq , mëkatare e epshit
lerosur udhëve të pista …
”Në oborrin shterp, çdo ditë ”lindin”
kërpudha helmuese , pluhërosur nga intriga!”
Ohh, u lodhëm me ”lindje” partish,
drejtuar nga sahanëlëpirës zorzopë,
që çirren, vjedhin e vrasin!”…
”Korba të zinj pa shpirt, shqyejnë zemrën time,
buzagaz’ u drejtohem ;
Unë jam ai që isha, do të jem ai që jam!”
Rreth meje vetëm aventurier, kryqëzuar mbeti jeta ime.
Kishat dhe xhamitë, heshtin, majat e tyre çajnë retë nga dhembja.
”Këmbanat e (heshtjes) të vdekurit zgjojnë!”
”Kohë moderne, simfoni dhembjesh!”
15 .5 .2012
Hanë e s’kanë të ngopur , ca të tjerë s’kanë ,
Disa qeshin vete , ”disa veten qajnë” …
Ca të tjerë vrerosur , kapardisur janë
”BARKUN TE ANDRUAR QE TE GJITHE KANE”!
Ca janë larë e veshur kokë e këmbë në ar ….
Ca të mjerë punojnë tokat si gomar ,
Ca s’dijnë ç’bëjnë , këmbët përpjetë …
Ohh ,ca të zbathur ” Syt’ nga qielli kanë..” ,
ca i lodhën kafenet :
Ca u bien kolltuqeve , thua prej inatit !?
Ca si pa dashur , , dërrasave të krevatit ,,
Ca milionat tundin , ashtu menjëherë ,
djersa e disave nuk paska më vlerë !
Ca rropaten dit’ e natë , rrugët fshijnë me fshesë ( fsh fsh fsh )
Ca me minifunde , ca qull bërë prej ferexhesë….
Ca i bien b….s darkë edhe mëngjes , ( më falni )
Kudo skena krimi ( vrasje , përdhunime , digjet një X pesë )
-Po mirë , rrihet pa duhan me gjithë këto që dëgjon… ?!
Në qytetin e braktisur, ngado shoh fytyra të vdekura,
thinjur e rëgjuar për një psherëtim shpirti !
Fatkeqsisht të ndershmit përçmohen,
në këtë kohë mizerje që jetojmë.
Me një qeshje ironike dhe një sy përçmues i shohin …
O ZOT!
ç’ironi fati,
epilog dramash
ditët tona!
Diçka më bën përshtypje
të ngopurit kanë ende uri,
të pangrënët ndihen të ngopur.
Si ka mundësi ?!
O shpresë, që botën ripërtërin,
je ti që shpirtrat tanë ngazëllen