Dergoje per botim Agron Dushi
HOMAZH PËR NËNËN DRANE (JAKAJ) GJERGJAJ
VDES NË MOSHËN 92-VJEÇARE NËNA DRANE, NËNA E GJON GJERGJAJT (1928-2020). KRIJUESIT KLINAS PA NJË NËNË QË NA MBETET PËRGJITHMONË NË KUJTESË.
Shkoi në amshim në moshën 92-vjeçare Drane Gjergjaj, nëna e krijuesit Gjon Gjkergjaj (Krushevë e Vogël, Klinë). Krijuesit klinas e njohin të gjithë këtë nënë. Nuk kishim se si të mos ishim sot në përcjelljen e saj të fundit.
1.
Sa e sa vizitori ka shkuar për këto 3-4 dekada në atë shtëpi , për vizitë Muzeut, ose në manifestime kulturore e letrare (gjatë viteve {90), aty e takonim gjuithmonë një plakë fisnike: na priste Nëna Drane. Gjithmonë e buzëqeshur, me besimin e devotshëm te Hyji, ajo e tillë shkoi në amshim, pasi e tërë familja vuajti pandeminë. U duk se do ta mposhtte edhe ajo pas një muaji, mu ashtu siç i ka mposhtur shumë vështirës për shekullin e saj të jetës: një histori e tërë, e gjallë, tashmë u ndërpre në mes, por ajo jeton nëpërmes kujtimeve të secilit: e rrethuar me djem, me motra e me vajza, me reja e me nipa e mbesa. Një masë e madhe ishte shpirtërisht me të, në pamundësi që të gjithë të jenë aty, pranë, për shkak të kohës së vështirë pandemike…
Krijuesit klinas ajo i donte pa masë: mahinë e humorin e Ismet Kransiqit Lalës, sidomos me veshjet kombëtare e skenat që i përgatiste për emisionet e TV-incizime; përshëndetjet e devotshme të Idrizit, Xhixhit, përfaljet me mua, duke na pyetur me radhë për familjet. Dhe gjithnjë e shqiptonte formulën e bekimit të saj për ne e për familjet tona. Aty, në oborrin e shtëpisë, vinte e ulej me ne edhe kjo Nënë e Madhe. Shpaloste, me pak fjalë, ndonjë kujtim, miratonte me buzëqeshje punën tonë… ashtu si i priste të gjithë… dhe shpesh e merrte gotën me një pije të thjeshtë, për të na uruar mirëseardhjen. Mbi të gjitha, ajo shquhej për urtinë e saj të jetës.
2.
Ende e ruaj në kujtesë lotin e saj, diku më 1982, pas daljes sime nga burgu i Pejës: mud esh që menjëherë pas burgut, 10 muja t’i vuaja në spitalin e Pejës. Kur isha menjëherë në vizitë në qendrën shëdnetësore (për fotografim të mushkërive) aty, në Klinë, qëllon aty edhe NËna Drane. I tregon Gjoni për situatën e gjendjen time. Vjen dhje përshëndetet me mua. Një puthje në ballë dhe një lot që rrjedh nëpër faqe, me urimin për bekime nga Hyji. Ajo e dinte se me Gjonin po bënim edhe punë që i dënonte pushteti (leximi i librave të bndalaur, ilegalja atdhetare etj etj). Por kurrë nuk ligështohej a të an qortonte, pprveç porosisë dhe bekimit: “Ruejuni nga syni i lig! Zoti ju ruejtë e ju shpërbleftë!”
Të panumërta janë drekat e darkat që na i shtronte ajo.
3.
Kur na shkojnë njerëzit e mirë, e kuptojmë se toka varfërohet për një shpirt fisnik. Kurse qielli pasurohet për një qenie engjëllore. Dhe mbetet që kujtimin tonë ta fisnikërojmë me shëmbëlltyrën e këtyre qenieve engjëllore. Ky fisnikërim ndërlidh dy botë: vdekja arratiset. Amshimi ndërlidhet me të përkohshmen. E përkohshmja i dhuron amshimit thesaret e pasura të gjallimit mbi tokë.
Do të jem
Në botën e këtejme, kujtesa na bëhet një përcjellës besnik. Ky përcjellës besnik ka fytyrën e nj[ nëne, fytyrën e një miku të djeshëm, të afërmit të familjes apo përgjithësisht të njerëzve të vlerave dhe të njerëzve të zemrës. Ata kanë shkuar, por ata qëndrojnë këtu, si përcjellës besnik në trajtën e qenies memoriale.
Ti e shikon një yll në qiell, kurse soditja jote sheh diçka tjetër: sheh derën që hapet, portën e hapur qiellore.
Kujtesa qëndron përtej fjalëve. Përtej secilës masë e përmasë tokësore. Mu si qenia e tillë memoriale spirituale. E tërë bota na bëhet si një qenie.
Është një Çast Memorial. Jo një Çast viti apo dite. Ky Çast kujtohet. Zihet në rrejtën e soditjes. Shndërrohet në formë, në kuptim, në qenie.
Si Kujtimi i zemrës për Nanën Drane.
Siç është i kujdesshëm Ismeti të na i ruajë fotot për kujtim, si këto këtu.
4.
Krijuesit: Ismet Krasniqi Lala, Udriz Berisha (dhe autori i këtyre rreshtave P. B.), i shprehim ngushëllime Gjonit, familjes së gjerë dhe të afërmve.
Pushoftë në paqe!
Shkrimin e Shkroj Z:Prend Buzhala
Botimin e shkrimin e Botoj