SHFLETIM KUJTIMI
KISHA DËGJUAR DHE LEXUAR, POR NUK E KISHA TAKUAR

Kisha dëgjuar dhe kisha lexuar për poetin e mirënjohur të letrave shqipe Din Memetin , por kurr nuk e kisha takuar. Edhe pse kisha pasur dëshirë të e takoja së paku njëherë dhe të pija një kafe dhe të bisedoja, por një mundsi e tillë nuk më ishte dhënë deri më vitin shkollor 1972/73. Gjat vitit të lartpërmendur isha regjistruar si student në Shkollën e Lartë Pedagogjike “ Bajram Curri” në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjakovë. Para se të fillonin ligjëratat me profesorët kisha marr orarin mësimor se kur do kem ligjerata sipas lëndve dhe emrat dhe mbiemrat e profesorëve ligjërues. Në mesin e shumë emrave të profesorëve lexoja edhe emrin dhe mbiemrin Din Memeti dhe lëndën të cilën do e ligjëronte ai. Nuk dij as sot e kësaj dite se si të e përshkruaj atë ditë të parë ne studentët mbajtëm orën e parë mësimore me profesorin Din Memetin dhe unë të realizoja ëndrrën time që atë ditë në kabinetin tonë do të jem ballëpërballë me profesorin dhe poetin e madh të letrave shqipe tani të ndjerin Din Memetin. Si sot mbaj në mend këtë takim të parë me te dhe nuk di se si të e shprehit këtë gëzim kaq të madh që e ndjeja në shpirtin tim . As syve të mi nuk ju besoja sa përballë meje kam poetin e dashur që ëndrroja për të e takuar me vite të tëra. Profesori dhe poeti në fillim të orës së parë me ne na përshëndeti duke na uruar një vit të mbarë dhe të sukseshëm akademik dhe na u prezentua me emër dhe mbiemër dhe na njoftoi se cilën nga lëndët do na e ligjëronte gjat këtij viti shkollor. Në pamje e parë shihja sa para nesh ishte një pedagog dhe një krijues letrar që kishte një modesti shumë të thjeshtë dhe shpirti i tij ishte aq i afërtë me ne studentët që ky konstatim i imi për personalitetin e tij do të vërtetohe gjatë dy viteve të mia si student e ku profesori dhe poeti Din Memeti do na ligjëronte dy lëndë. Sa i afërt ishte me ne profesori dhe poeti, kuptohet se ai kishte një shpirt poetik. Ai jo vetëm gjat orarit mësimor që ishte aq i afërtë me stundentët, por kudo që e takoje ate në korridor të shkollës , në rrugë etj, ai ndalej dhe të përshëndeste me modestinë e tij të një pedagogu dhe poeti. Mes meje dhe profesorit dhe shkrimtarit të nderuar çdo ditë shtohej një afërsi,saqë edhe shpeshëherë dilnim së bashku orëve të mbrëmjes për të shetitur. Ditët kalonin dhe pas një kohe edhe unë mbarova studimet dhe u ktheva nga Gjakova në vendlindje me shumë kujtime të paharruara, por mbi të gjitha u ktheva edhe me shumë kujtime të paharruar që nga takimi im i parë me profesorin dhe poetin Diin Memetin. Këtë takim të parë po e shfletoj sot në këtë shkrim timin edhe pse pas këtij takimi të parë kisha edhe ca takime tjera me profesorin tim tani të ndjerin Din Memetin dhe poetin që më kishin lënë shumë mbresa.
Le të prehet i qetë shpirti yt profesori im dhe poet i madh Din Memeti në tokën e Kosovës që aq shumë e deshe!