7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Shkruan Edibe Selimi-Osmani

Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti

 

 

Shkruan Edibe Selimi-Osmani

 

Sa i përket  vallëzimit popullor shqiptar  të dhëna të dokumentuara për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet   kultura e lashtë e qytetërimit  ilir,prandaj është më se e domosdoshme ta hulumtojmë  substancën e  lashtë dhe  etnogjenezën e të parëve tanë të hershme  të tyre.

Tetovarët ,trashëguan kulturë që nga antikiteti. Sot Valltarja IlireMenada  është simbol  qytetit të Tetovës.

Sipas të dhënave arkeologjike, Valltarja e Tetovës apo Menada,u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më 1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës.Kjo shtatore trupore  e bronzit,daton që nga periudha ilire e  shekullit  VI para erës se re. Është me dimensione 9,4 cm. e gjatë dhe 4 cm e gjërë. Valltarja Ilire, e përfaqëson Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit.

Menada,lloj nimfe,pasardhëse e Zotit  Dionis,  të verës dhe plleshmërisë.

Sa i përket  vallëzimit popullor shqiptar  të dhëna të dokumentuar për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet   kultura e lashtë e qytetërimit  ilir,prandaj është më se e domosdoshme

ta hulumtojmë  substancën e  lashtë dhe  etnogjenezën e të parëve tanë të hershme  të tyre.

 

Veçojmë disa nga burimet e shkruar nga autorët antik:

Veshja e Valltares Menada

Në kokë ajo ka të vendosur një kurorë me grurë, dhe rreth belit mbështjellur  me gjarpërinj[1] që lëpinin  faqet e tyre. Shpesh menadat ishin të përfaqësuara me një gjarpër[2] në flokët e tyre, si shërbëtoret e Dionisit.

Vallet mistike: Nimfat, që ishin motrat e Dionisit të ri, janë menadat e para. Po këto gra kanë qenë pasardhëset e para të  kësaj Perëndie. Sipas legjendës kur Dionisi, nëpërmjet ritit do t’i ngjallte, ata bijnë në ekstazë,e humbin vetëdijen,egërsohen  luajnë,vallëzojnë nëpër fusha e male. Duke e thirrur emrin e Dionisit të tyre,këndojnë himnin në emër të tij,duke i ra flejtës dyshe,enden prej një vendi në një vend tjetër, përpiqen  duke përvetësuar njerëz  të thjeshtë që i detyrojnë  t’i shoqërojnë. Adhurimi i kultit të Dionisit dhe menadave ishte kryesisht i  shpleksur me të pirë,të shoqëruar me këngë e të dehur.Kuptohej (bahanalii)   të jenë pasardhësit e tyre meshkuj dhe femrat. Ata kanë organizuar   takime të fshehta  dhe rituale  për spastrim  dhe flijim duke ra në agoni nën ritmin e daulleve[3].

Është pët t’u theksouar edhe studimi i arkeologut të njohur kosovar dr.prof.Haxhi Mehmetaj,ku ndër të tjerat shkruan:

Figurinat e plastikës së imtë të periudhës arkaike të derdhura në bronz janë të   eksponatit tonë  me to, në fazën e hulumtimeve të tashme,në territorin e Dardanisë janë gjetur  edhe dy figurina të femrave të derdhura në bronz, njëra nga Tetova, e cila paraqet Menadën dhe pozitën e vallëzimit   apo  ikje  lozonjare  para Satirit, dhe tjetra nga Janjeva  e cila paraqitet një atlete[4].

Gjetja e figurave të ngjajshme të valltares  ilire përmes hulumtimeve arkologjike do të sqaronte shumë çështje për njohjen e kulturës   popullore të popullatës ilire të trevës sonë të  lashtë.

Ka të ngjajë që shtatorja e Prizrenit,Menada e Tetovës dhe Atletja e Janjevës, të jenë punuar në njerën nga punishtet e antikitetit në Durrës apo Apolloni,por nuk pëprjashtohet mundësia që ato të jenë punuar në Dardani.[5]

Supozojmë se kemi të bëjmë me Menadën, Valltare Ilire,për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe  ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviq,ku ndër të tjerat shkruan :vetë emri i ilirëve përkatësisht i kryeparit të fisit të tyre Illyriosit,msheh në vete nocionin e gjarpërit: prindërit e tij Kadmi dhe Harmonia,  poashtu shndërrohet në gjapërinj, kurse vetë Illyriosi e merr menjëherë pas lindjes fuqinë hyjnore prej gjapërit.[6]

Në këto vise  banuan të përët  tanë , ata që u quajtën Ilirët e  mirëfilltë”(Iliri propti diciti)”.  Qenia dhe përhapja e kësaj kulture   shpirtërore, brenda dhe jashtë këtij trualli, është e lidhur me  një  sërë faktesh historike e   shoqërore.  Këtu kanë    ndikuar lidhjet e  raporteve para shqiptare, si dhe mes popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanikë:parasllave, parabizantine, paraturke  e tjerë  që kanë ndikuar  në  formimin  kulturor të saj.

7.4.2020,Tetovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.