e zhanrit folklorit.
“Do rri për qejfin tim”, ” Pse deri më sot për qejfin e kujt ke ndejtur ? ” ja ndërpreu fjalën ai..
“Që e ke batutën dhe fjalën e fundiit gati, këtë se di vetëm unë, po e di ç’ke, mos më prit hovin në atë ç’kam vendosur me kohë”.
“Ama kjo na qënka, d m th zotërimi i fjalës së fundit, po pa batutë?” lëshojë këtë konkluzion ai e u nis drejtë sallonit ku kish lënë të hapur televizorin për të ndjekur serialin në kanalin ” Infinit”historinë famëkeqe të Eskobar.
Ndërkohë ajo mblodhi në një valixhe disa tesha shumë verore e në një çantë palosëse vendosi një kostum të badhë, pantallona e xhaketë.Xhaketë i thënçin se me materialin e mëndafshtë në gjithë përqindjen ishte si një bluzë.Vuri dhe dy fustanët që ai i kish sjellë dhuratë nga udhëtimi i dy viteve më parë në Paris.Ndërkohë ai nuk ndiqte filmin po turfullonte prej habisë se përse marrëdhënia e tyre kish arritur deri këtu sa as mos shkoqitnin përsenë e kësaj katandisje.Ku kish çaluar komunikimi i tyre?
Ku kishin gabuar dhe se gabimin ku kish origjinën të dy e dinin.
Dreqi e marrtë, vazhdojë ende ai në mendimet e tij, i thash të vërtetën.I thash për puthjen.
Një puthje, një e vetëm një, asgjë më shumë kish qënë mes meje e koleges sime.Ajo më fali.Dhe puthjen fali.Mëkatin tim ajo e fali , madje më tha” të gjithë jemi mëkëtarë” ..Po ç’ka që si një furi vendosi të ik.Po më lë, po ikën vërtetë, me një valixhe, ku po shkonë , ku ?
Se besojë këtë nervozizmin e saj papritur.Apo nuk është i papritur?!Mbase po shkonë te të sajtë, mbase te Mimoza se ka kohë që shrehte dëshirën të shkonte te ajo.Mimoza është shumë largë.Mimoza, mikja e saj që në moshën e flmijërisë.Mimoza alegria në person, siç thoshte shpeshë ajo.Mimoza që ime shoqe pas çdo telefonate me të shndërrohej në studente gazmore e nuk pushonte për gjysmë ore duke më treguar ç’kishin kujtuar aq sa shpeshë i thosha” nuk mora vesh asgjë, më shumë qesh se tregonë”
Më pas ajo shkonte të shtrihej e flinte me buzëqeshjen e stampuar në buzë.Të nesërmen më thoshte” s’kam fjetur po isha e qetë” ndërkohë ngrinte grilat të zbonte errësirën lënë nga nata.
“””””””””””””””

Përkatësi i humbjes është syri i pashkelur i shortit.
Dylli i duket i blertë
kujdesi i është hap astronomik
nuk ndjen zhurmë borie
as tamburë kur bien.
Si gërryerje vijë uji
i rri shurdhërisë së bukurisë.
Shpeshë e shpeshë fërkon lotët
dhe gjaku madje i përkulet
derisa i prek skajet e kockës.
Lëviz nga mëshira popullore
deri te nuhatia e ç’do analize
përkatësi i humbjes në syrin e pashkelur të fatit.
( në.foto BAUDELAIRE 1821- 1867)