14.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

 

SA HERË E KAM KUJTUAR, POR NËNËS ASNJËHERË NUK I KAM TREGUAR

Ditët, javët, muajtë e vitet po kalojnë e unë kujtimet e mia nuk i harroj. Nuk mund të e harroj 10 qershorin e vitit 2001 kur atyre ditëve ishin ofanzivat e rrepta nga të dy anët dhe tërë fshati, fushat dhe malet ishin mbuluar vetëm me tym nga gjuajtjet, Tani më dhe erërat e tymit të barotit të ngulfasnin, por unë dhe shokët e mi të luftës rrinim aty në atë vend që quhej:

“ Përroi i Madh”. Aty “ Te pika e vdekjes” ishim në mes të përroit të poziciouar dhe gjuanim përballë tanksave që i kishim shumë afër. Ata atë ditë ia kishin mësyer që të e thyejnë kordonin tonë të pozicioneve dhe të futen brenda në fshat. Ne kishim vendosur të kundërtë, o do e japim të gjithë jetën , o nuk do lëmë të futet askush në brendi të fshatit, kështu rrëfen ish ushtari i UÇK-së L. Arnori. Sa herë e përkujtoj këtë ditë unë ndjehem shumë  krenar edhe pse ishte një ditë shumë e rrezikshme. Ishte një betejë e madhe dhe e pandërprerë. Kjo ishte një ditë e që e veçuar për mua, sepse unë u plagosa mu në këtë ditë dhe u desh patjetër të tërhiqem nga pika, por më dhimte shpirti dhe më pikonte gjak së bashku me plagët që i mora nga plagosja ime.Sa më dhimbseshin shokët që mbetën në një pikë ku luftohej në një betejë të jemi, o mos të jemi, por pikën mos të e lëshojmë.Unë në një rrëfim timin e kam treguar rastin e plagosjes sime më 10 qershor të vitit 2001. Këtë e kemi biseduar shumëherë me shokët e mi pas  përfundimit të luftës, sepse ishin dhe kanë mbetur kujtime të paharruara. Asnjëherë në detaje nuk kam biseduar me gjithkend, por si kujtim nuk më hiqet asnjëherë nga mendja.Këtë rast shumë herë e kam kujtuar , por nënës asnjëherë nuk i kam treguar. Nuk i kam treguar asnjëherë se si jam plagosur, si më kanë bartur shokët nga pika ku isha i pozicionuar. Nuk i kam treguar se gjaku nuk më është ndalur duke më rrjedhur nga plaga derisa kam ardhur në spital, sepse e dija se çfarë dhembje shpirtrore  do të shkaktoja tek shpirti nënës sime të dashur. Shpirti i nënës është shumë i ndjeshëm ndaj fëmijëve të tyre dhe mu për këtë 10 qershorin e 2021-shit e kam përkujtuar, por asnjëherë nënës nuk i kam treguar, kështu e përfundon edhe këtë rrëfim L. Arnor Orrizarja një ish ushtar i plagosur i UÇK-së.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.