Populli thotë:”Zene shokun e ri,por të vjetrin mos e harro”
Kisha para do kohësh një shok.Olsi quhej.E rrita me shumë kujdes.Rrinim bashkë.Unë në kafe,ai me mua; unë në bilardo,ai me mua; të gjithë e donin edhe ai gjithashtu.Punoja në bahçe edhe ai,gërmonte token,sikur po më thonte:edhe unë po punoj.Hanim bashkë,kafshaten më të madhe ia jepja atij,edhe pse ishte i vogël,jo veç koc,por mish.Bisedonim,ai në gjuhen e tij e unë në timen dhe mirreshim vesht shumë mirë.Gjithë diten bashkë,veç gjumi.na ndante.Ai kishte shtëpinë e vet diku në hije,në fresk dhe flinte diten,ndërsa naten rrinte zgjuar për t’më mbrojtur mua.Nuk ishte agresiv,veç për çdo lëvizje,sado të vogël,më sinjalizonte(lehte)se diçka jo e mirë po ndjehet;e kurrë s’gënjente.
Nuk pati një fund të mirë.Një dorë e ligë e goditi dhe një tjetër e braktisi.Dhe bindem se në agoninë e vdekjes,fytyra ime do ta ketë përcjellë.
E unë s’e harrova kurrë.
Unë sot zura një shok të ri,që e vëreni mbi kokë.Trembëdhjetë u linden bashkë.Natyra u tregue e pa mëshirëshme për të tjerët dhe veç ky mbijetoi.E trajtova në mënyrë speciale,si djal dëshiri.
Këtu në verandë,ku unë zakonisht ushqehem tadh në verë,nën freskun e erës së jugut,që të parët tonë e quanin: Karajel kublash,ky shoku më rri nëpër këmbë dhe unë e ndaj kafshaten me te.Apo s’i pëlqen peshku e sallami.
Sot i tejkaloi normat pak.Fluturoi mbi tavolinë dhe prej aty mbi kokë,ku po e shihni.Fillimisht më acaroi pak se më vrau qerosen e desha ta largoj,por ai s’pranoi e aty qëndroi.
E unë e pranova,e ledhatova dhe nga ky moment u bëmë shokë të vërtetë.
Ende s’ja kam vënë emrin,veç ky do të jetë shoku im për një kohë relativisht të gjatë.
Dëshiroj të mos ketë fatin e Olsit.