R E C E N S I O N AQIF BLYTA BARRIERË E REALIZIMEVE TË PLANEVE SERBE QË PARAPRININ PËR SANXHAKUN. Libri; “Aqif Blyta KOLOSI I PAZARIT TË RI” nga Prof.Ismet Azizi nga Gjilani.
Në librin historik ‘Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri, autori vjen si një lëvrues i historisë tek hedh, dhe dritë- hijet mbi një nga figurat e njohura të fillim shekullit 20, ku përshkruan në mënyrë të detajuar jetën dhe veprimatrinë e këtij patrioti që në moshën 10- vjeçare e deri në flijim. Kështu që figura e Aqif Blytës për disa dekada jo vetëm që ju mbijetoi furtunave të shumta, por ai tregoi fuqi e gëzoi mbështetje popullore jo vetëm në Novi Pazarin e sotëm por në shumë teritore me origjinë shqiptare e më gjërë. Kështu pra, Novi Pazar qe një nga qendrat e njohura tregtare në këtë pjesë të qendrës së Gadishillit Ballkanik ku Blyta qe organizator i kuvendit të përkrahësve të Xhemijetit, ndaj dhe të pranishmit kërkonin bashkim të popullsisë muslimane shqiptare, dhe ndikimi qe tek turqit e Maqedonisë dhe shqiptarët e Kosovës. Blyta lindi bashkë me intelektin. Kërkoi të drejta popullore deri në vetqeverisje të vendit e shqiptarëve, qasje në institucione, luftonte çdo padrejtësi që buronte nga qeveria Serbe apo kushdo qoftë me ndikim në Sanxhak dhe trojet shqiptare.
Gjithashtu luftonte me gjithë format, dhunën, terrorin e ashpërsinë që kishin autotitete e huaja mbi popullsinë shqiptare. Nga ana letrare kjo monografi zë vend të veçantë nga mënyra e të shkruarit, dhe stilin që ka, pasi aq shumë vlera reale paraqet të asaj kohe komplekse, ndaj gjenden brenda tij si dëshmi interesante që vetëm njerëzit elitë e kollonisin me parime.
Autori i kësaj monografie Ismet Azizi shkroi mbi faktet e dokumentuara duke hulumtuar arkivat e kohës, dhe kjo dëshmon një studim me plot përgjegjësi qytetare. Qasja autoriale është një vrap drejt njohjeve dhe fakteve e fenomeneve historike mbi këtë figurë që historia e njeh në këto rajone shqiptare, të atyre kohërave shumë të vështira dhe botimi i cili do arkivohet në arkivat e kohës si testament në procese delikate e të rëndësishme të cilat do i shërbejnë brezave dhe njohja është vlerë e pasuri kombëtare .
Shkrimtari në këtë libër historik me shumë ndjenjë e përkushtim sjell fakte interesante dhe librin e bën të pakontestueshëm dhe mjaft atraktiv për masën e gjërë. Në kontekstin kohorë, zhvillimit dhe kronologjisë së ngjarjeve të shumta e në situata të ndryshme Blyta merr role përcaktuese duke synuar eksplorime në kuadrin e zhvillimeve të ngjarjeve dhe gjetjen e alternativave më të mira të bashkë- punimit me popullsinë muslimane shqiptare, si aktivitet që do i jepte gjallëri zonës por dhe popullit në gjithë trojet e Maqedonisë dhe Kosovës. Shpesh’herë duket kontraverse në raport me interesat nacionaliste e kombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e me synime specifike të detyrave, dhe marrjen përsipër të përgjegjësive, sidomos në ndarjen e popullsisë muslimane dhe katolike, dhe sipas mendimit tim çështja kombëtare ka pak të çaluar në këtë aspekt, pasi mbështetja ishte veçse për partinë e Xhemijetit, pra Turqisë. Megjithëse.. Vlerat stilistike e historike të këtij libri nxjerrin në pah vlerat reale të figurës popullore e politike të Aqif Blytës.
Pena e Ismet Azizit sjell në kornizim specifik mjaft të gjërë e i përshtatet opinionit me ngjarjet e shumta reale dhe vjen për lexuesin me unin e tij origjinal mjaft të gjërë e të detajuar. Me ngjarje dhe personazhe reale dhe ndërkohë pasuron historinë e kombit duke hedhur dritë mbi errësirën shekullore në gjithë dekadat e shkuara të cilën do e studjojnë vetë gjeneatat gjithë këtë larmi kapitujsh, dhe figura kryesore qëndron Aqif Blyta një personazh i shkolluar, intelektual, me vlera shoqërore dhe politike, me karrjerë parlamentare dhe si deputet arrin në Komisionin e Financave në Parlament por ideator dhe veprimtarë në fusha të tjeta si tregëtarë a bankier etj. Blyta qe pengesë e madhe madje shpesh bëhej barrierë e realizimeve të planeve e projekteve serbe që paraprinin për Sanxhakun. Mbledhja solemne e Komitetit Shqiptarë të Pazarit Ri drejtuar nga Blyta dhe vendimet që u morën për ndarjen nga Serbia dhe bashkimi me Shqipërinë në qershorin e 1941, e vunë në lëvizje të madhe Drazha Mihajlloviqin, për të organizuar planin për Kosovën dhe Sanxhakun. Kunderveprimi shqiptarë i udhëhequr pikërisht nga Aqif Blyta, si përgjegjës i çështjeve ushtarake në krye të mbrojtjes, pati standart shumë të lartë patriotizmi shqiptarë kundër forcave çetnike.
Autori e përshkruan flakën e botës që e rrethon cep më cep Ballkanin e vogël ai lëmshi i zjarrtë, ndonëse vështrimin e kredh brenda mjegullnajës për t’a zbërthyer enigmën që pati mbuluar Sanxhakun e Kosovën e viteve të hershme të shekullit kaluar. Por, dhe shpirtin luftarak ndër veprimtaritë atdhetare të patriotit Aqif Blyta. Në planin estetik krijohet ajo ndjesia se e bukura dhe tragjikja nuk qëndrojnë dot pa njëra- tjetrën, si gjurmim në thellësinë psikologjike të njeriut. Në faqet e monografisë ka plot energji e atdhetarizëm, finesa e optimizëm e gjitha këmbë e kokë deri në militantizëm. Blyta tregonte maturinë dhe shpirtin at’dhetarë ndaj autori vlerësohet për detajimin e veprimeve të Blytës në tërë mënyrat e pregatitjes profesionale, shkollimit, aktivitetit politik etj. Por dhe besimin që Blyta kish tek vetja e tek të tjerët në marëdhënje dy a më shumë palëshe, duke shtuar vetëdijësimin për përballje kundër Serbisë. Autori bashkëshoqëron realen duke krijuar një univers të fuqishëm historik në traditën e rrëfimit, ku thithë vorbulla magjike e ndërthurjes në stil monografik të kompletuar e dokumente arkivore si fakte bindëse për lexuesin e tij. Tjetër detaj ku vjen si meteor ndriçimit të mendjeve e përhapjes së dijes me ndihmë të drejtpërdrejtë nga Blyta, ishte hapja e shkollës shqipe “Naim Frashëri”. Ky devocion i shërben periudhës gjatë lLuftës së Dytë Botërore për zhvillimin e arsimit . E rikujtoj thënjen e Friedrich Neitzches, “Diell, po të mos ishin njerëzit, që i ngroh e ju jep jetë, ç’kuptim do kish lindja jote”. Lidhja e Dytë e Prizrenit shtator 1943, Blyta zgjidhet Nënkryetarë i Lidhjes. Kjo organizatë politike u angazhua për për bashkimin dhe mbrojtje e trojeve etnike. Pika kryesore e planeve të Lidhjes qe bashkimi i trojeve etnike shqiptare me Nënën Shqipëri. E për pasojë ndërmarrja e këtyre veprimeve atdhetare forcat partizane jugosllave e ekzekutojnë publikisht në qytetin e tij në Janar 1945, për lidhjet me Komitetin Kombëtarë Shqiptarë nga Kosova dhe Dukagjini. Filigrani i bashkohet shtyllave të ashpra të jetës e shfaqen të pavdekshëm edhe mes luftërave më të egra frontale.
Është i fuqishëm potenciali i shkrimtarit për stilin e të shkruarit me cilësi të lartë artistike, pasi në monografi thellësisht ndjehet etja për liri e me shpirt luftarak për bashkimin e Atdheut, si ëndërra e tyre e përbotshme. Pena e Azizit përshkruan edhe moralin e fortë e të patundur të atdhetarit Aqif Blyta ndër veprimtari të ndryshme në maratonën e gjatë, me përkushtim që nuk ndalon asnjëherë, e arsyeton fuqishëm para lexuesit. Krijimi rindërton realitetin në prezantim, formë dhe strukturë brenda sistemit historiko- letrarë ku e gjithë lënda ingranohet dhe dedikohet botës së brendshme të ekspozimit dhe ndërtimit të rrëfimit në këtë libër.
Në shtrirjen e rrafshit historik autori e sjell këtë libër monografik në simbiozë me argumentet e qëndrimet pa kompromis, ndaj komunikon drejtpërdrejtë me lexuesin dhe kërkon mirënjohjen e brezave për këtë studim kaq fin të figurës Aqif Blytës.
I urojmë Z. Ismet Azizi dhe krijimtarisë së tij historike shumë dritë dhe reflektim, dhe , sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin e artit historiko- letrarë. Udhë të mbarë librit. Prenda Sejdia Lezhë Qershor 2021