24.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Shkruar nga :(Dallandyshe Aliaj

“Miremengjesi, botë!
Pas natës që s’ndalet kurrë, mendimet kërkojnë rrugë për të dalë, njëra pas tjetrës, si valë që përplasen në brigjet e shpirtit. Sytë kërkojnë prehje, por truri ngul këmbë dhe rri zgjuar, si një udhëtar që s’ka mundur të gjejë portin. Aty, mes errësirës dhe dritës që shkel mbi horizont, fillon një udhëtim i ri…
Mendimet na shoqërojnë, jo gjithmonë të bukura, por as të gjitha të hidhura. Ato janë pjesë e asaj që quhet jetë. Dhe kështu, në këtë mesnatë që bëhet mëngjes, ne bëjmë hapin e parë: të pranojmë gjithçka që ka kaluar, për të ecur përpara, duke falenderuar edhe ato pak momente paqje që e gjejmë në shpirt.
Mendimet mund të jenë nganjëherë të rënda, si një shpinë që ka mbajtur shumë, por që gjithsesi ka fuqi të vazhdojë të ecë. Çdo mëngjes është mundësia për të nisur diçka të re, për t’i dhënë hapësirë çdo shprese që shpërthen si një dritë e vogël përmes replikave të heshtura.
Ne thjesht po kalojmë një ditë tjetër, dhe gjithçka ka një mundësi të re për të qenë e bukur, për të sjellë diçka që na bën të qeshim, të shpresojmë, të duam. Ky është realiteti i thjeshtë, por plot të vërteta të dhimbshme dhe gëzime të vogla që e bëjnë jetën të çmuar.
Sot është një fundjavë. Le të kujtojmë që e shohim me ndryshe, le të shijojmë secilën orë që ka diellin e saj, dhe të gëzohemi për atë që është. Urime për të gjithëve që të kaloni një ditë të bukur, plot dritë e dashuri!
“Sa doja të isha e vogël…”
Sa doja të isha e vogël,
E vogël sa një gogel,
Të më kthehej koha pas,
Të më rrinte nëna mbi kokë si hije dashurie,
E unë t’i qaja mbi kraharor —
pa fjalë, pa frikë, vetëm me frymën time foshnjore…
Të më vinte në gjumë me dorën e saj të butë,
Të më mbulonte me zërin e saj të ëmbël,
Të mos ndihesha kaq bosh si sot,
Të mos kërkoja krahun që s’e kam më…
Sot jam grua,
Por brenda meje qaj si fëmijë.
Askush nuk e sheh — por lotët bien thellë,
E sytë mbyllen nga lodhja,
Por zemra nuk gjen prehje…
Kam kohë pa fjetur…
Jo nga pagjumësia, por nga malli që djeg,
Nga pyetjet që nuk marrin përgjigje,
Nga kujtimet që bëjnë zhurmë natën,
Kur çdo gjë hesht…
Ah, të kthehej vetëm një herë…
Ta ndjeja qumështin e gjirit të saj,
Ta ndjeja përkëdheljen e fjalës: “Bija ime…”
Të flija në prehrin që më solli në jetë,
Jo si grua që vuan, por si fëmijë që prehet.
Sa doja të isha e vogël…
Në një botë pa dhimbje, pa mungesë,
Vetëm me nënën time pranë,
E gjithë bota tjetër le të mos ishte fare.
Vlore me 31.05.2025
)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.