SHTRYDHJA E LOTËVE

Kush derdhë lot freskon shpirtin që digjet e përvelohet ku vetëm zemra e njeriut i duron…
Gjuhë e heshtur e trishtimeve jane lotët dhe syri që i derdhe më mire dhe me larg shiqon…
Kënga është vaji i burrit kur dhimbja zhytet thellë në shpirtin e copëtuar…
Gufojne nga sytë lotët dhe nuk ndalen dot që një pellg të tërë shpirti i ka akumulluar….
Çka është uji për peshqit janë lotët për njeriun në këtë botë fare te çmendur…
Retë e mbushura plot me shi në qiell rrëzohen si shtatëzane kur u bie të fikët dhe shiu u hedhet per tu përmendur…
Dhimbja e asgjëson një bjeshkë të tërë plot me drunje e shkëmbinje të mprehtë…
Lotët në thellësinë e natës janë aq të qullosur sa pa ngrohje dielli as lotët e as kujtimet nuk thahen e terën lehtë…
Trishtimi më kaplon të tërin kur dëgjoj mynxyrat e idiotëve …
Përmes vargjeve më ngelet të bëj shtrydhjen e vrerit që kam në shpirtë e bashkë me të edhe të lotëve …
“””””””””””””””””””””
FESTIVALI I VAJTIMIT …
Tetovë ,sërishë të gërryejtën plagën që shekuj me radhë të kullon gjak …
Plisin tënd të bardhë nuk e nxiu tymi i zjarrit të spitalit por shihet se ndokush do të marrë hak
Sëmundjen kobëzezë tentojnë ta shfrytëzojnë dhelprakët dhe spitalin e kanë kallë …
Ulurima e të sëmurëve mbi malin plak të Sharrit dëgjohej si digjeshin shpirtërat e gjallë
Aty shkuan si pacientë me shpirtin e dërrmuar nga covidi për të kërkuar shërim …
As në ëndërrat më të këqija se kishin menduar se shpirti do tu dilte në zjarrë dhe tym
Mallkuar qoftë ai çast kur spitalit i doli flaka dhe të sëmurët për ndihmë bërtitën
Nga dhembja e madhe nuk mund të duronin sa që edhe yjet me Hënën në tokë zbritën
Zoti ua faltë parajsën 14 shpirtërave kërcunë të djegur dhe ju Shqiptarë zgjohuni nga gjumi dhe ndaloni për një kohë çastet e gëzimit
Tani të bëhemi zemër e shpirtë bashkë derisa të kalojmë edhe këtë festival të vajtimit …