30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Shkruar nga z.Pajtim Graçi Kolonja

 

SHKEMBIM ARKIVOLESH ! ( Tregim ) Pjesa e parë

Mëngjesi i datës 6 Mars 1983 përveç diellit që “pushtoi” hareshëm zonën e Vllahinës, në familjen e Shahinit ndriçoi, e ngrohu edhe një Diell tjetër. Dafina lindi djalin e dytë. Nëna e re, por dhe gjithë familja po e përjetonin shumë të gëzuar këtë ngjarje Ajo ja vuri emrin Edison djalit të porsalindur.Ninullat e saj mbrëmjeve kur e vinte djalin në gjumë dëgjoheshin përtej shtëpisë se saj. Në traditën e Labërisë djali pritej me më shumë gëzim. Shahini e humbi babain në moshë të re, dhe ai i kishte lënë një amanet, se duhej ta zëvënvdësonte atë, duke u kujdesur për gjithë familjen, si djali i madh i saj!.

Pas një muaj, ditën e Martë, data 5 Prill, Edisoni i vogël sëmuret, dhe gjithë pjestarët e familjes u shqetsuan shumë. Të alarmuar, po atë ditë ora10 në mëngjes e çuan për vizitë te mjeku, dhe i injektuan një penicilinë …kristalinë të plotë nga nd/mjek znj. Z…., me rekomandim të mjekut z.V…..Pas disa orësh fëmija bëri sërisht temperaturë. Duke u gdhirë e Mërkurë, Edisoni I vogël po përkeqësohej, dhe rreth orës 5-së të mëngjesit thirrën në shtëpi ndihmës mjekun, Refitin dhe i bëri një”Ultrakorten”e ”Analginë ”, mirëpo gjendja nuk po përmirësohej.! Situata e krijuar I detyroi ta çonin sërisht te mjeku. Ndikuar nga gjëndja e djalit, dr. V…..ju komunikon prindërve se duhet ta çojnë djalin në spitalin e Vlorës, për një mjekim më të specializuar. Shahini dhe bashkëshortja po shikonin njëri tjetrin në sy, dhe pohuan me supe, se djalin po ja besonin atij.!Askush nuk mund ta imagjinonte se mjeku do të linte fëmijën një muajsh në mëshirë të fatit, pa njoftuar abulancën. Me djalin në duar, mbështjellë me një kuvertë të leshtë, dolën në anë të rrugës, për të pritur ndonjë mjet të rastësishëm. Gjatë dy orëve që qëndruan në xhade, si për dreq asnjë makinë nuk shkonte, përveç disa kamionëve të ngarkuar me bitum nga Selenica. Shahini u detyrua të shkonte te nën drejtori i ndërrmarjes NFP Selenicë për ta çuar deri te poliklinik, prej andej u nisën me urgjencë për në spitalin e Vlorës. Mjeku pediatër N.D….bëri çdo përpjekje për ta shpëtuar djalin, por pas dy orësh ai dha shpirt në duart e Dafinës. Me lot në sy, doktorr N…..doli te dera e spitalit , ku gjendej N….dhe I thotë; Kurajo vëlla, nuk mundëm ta shpëtonim, dhe uli kokën si I zënë në faj, ju afrua dhe e përqafoi. Atë çast atij ju duk sikur ju shkëput zemra nga krahërori, dhe u lëshua për pak çaste dr.N.

Më të vështirë e pati D., sepse ajo ende kish aromën e djalit në dorë. Ajo u kthye nga unë ( rrëfen Sh.) dhe më thotë: Mbaje veten se do më sëmuresh dhe ti, ngaqë unë vuaj nga zemra. Në syt e saj pashë një nënë burrnesh, fshiu lotët me një shami të bardhë, që i ngeli në dorë kur i morën djalin mjekët, dhe pastaj i mbante erë. Mua mu bë një lëmsh në fyt, dhe nuk po më dilte zëri. Doktor – ju drejtova N….., na e jep ta çojmë në shtëpi.!Të lutem Sh. tha ai gjysëm zëri, nuk mundem, sepse s’na e lejon ligji….sidomos për fëmijët 0 deri në 1 vjeç!. Nëse jua jap tani ndëshkohem unë rëndë, por ju jap fjalën se do ta merrni nesër në mëngjes qê në orên 7, dhe ju garantoj se nuk do vëmê dorë për autopsi. Atë moment vjen dajo S., dhe na mori në shtëpinë e tij në një lagje afër spitalit. Mbrëmja vonoi të vinte atë ditë, dhe nata mbajti ” peng” gjatë mëngjesin e ditës tjetër, duke na lënë edhe ne “robër” të dhimbjes. I telefonova A. vëllait që ishte në fshat për ngjarjen, dhe për të përgatitur për varrimin. Atë ditë merr vesh edhe drejtori i NB , J…., dhe na vuri në dispozicion zukun e ndërrmarrjes. Sapo më dërrmiti pak gjumi, më shfaqet në ëndërr një halla jonë e më thot: “të iku djali more Sh.”!?…. Po – i thashë…Të iku , më tha me një inat acarues!?. Po moj iku…s’munda ta mbaja dot, ju përgjigja edhe unë me po aq inat.! Atë çast më doli gjumi, e për të më marrë përsëri “peng” dhimbja e shpirtit!.

Në mëngjes, data 7 Prill u gjendëm të gjitë te portës e spitalit, për të marrë “meitin”.Porta e spitalit ishte e mbyllur. Dielli kishte dalë mbi majën e kodrës përmbi qytet, dhe dukej sikur më thoshte: Dola të të ngrohë pak shpirtin o njeri, e të të lehtësoj sadopak dhimbjen me rrezet e mia! Ankthin ma shtonin përshpërimat e dy pastrueseve që thoshin I shkreti çe gjeti….pastaj ulin zërin sikur nuk donin ta dëgjonin atë që pëshpërisnin ato…… Po sikur ta ketë marrë ndonjë qën fëmijën!?. …. Po sikur… Unë s’doja të besoja fjalët e pastrueseve. Pastaj, nga më njohën ato mua!!!!? – thoja me vete, si për të larguar mëndjen! Se di jo ..s’dija çfar të mendoja.!

Unë vendosa dorën mbi ball dhe ju afrova xhamit të portës jashtme, për të parë ç’po bëhej. Në fund të korridorit shikoja një lëvizje ece- jake, të disa bluzave të bardha. S’po kuptoja gjë!. I rashë xhamit me një farë nervozizmi, për tu tërhequr vëmëndjen. Pas pak shkëputet një mjek dhe afrohet drejt meje! Unë ende nuk isha larguar nga xhami deri sa pashë dorezën e derës së vjetër të ulej. Kisha një parandjenjë se nga porta do të dilte më përpara diçka e keqe, sesa nga goja e mjekut.! Dera u hap dhe para meje qëndronte një njeri që një fytyrë i vinte, dhe një i ikte. Sh. theu heshtjen ai – ka ndodhur diçka e keqe, por më lejo të të sqaroj. Ç’far më e keqe mund të ketë ndodhur doktorr, ju drejtova unë i mpirë, sikur do përjetoja për herë të dytë vdekjen!..

…..Dje në spitalin tonë ka patur edhe një vdekje foshnje tjetër, dhe gabimisht djali juaj është ngatërruar me atë. . Moooos… thashë, dhe u ula te shkallēt e hyrjes. Mu errësuan sytë. Pranë meje erdhën edhe dy të afërmit e mi që ishin punonjës policie. Sh. – më tha njëri prej tyre, çfar të ka ngjarë, se të vurëm re që nga komiteti egzekutiv, që nuk ishe në terezi. Mor lermëni mua po shkoni dhe më gjeni drejtorin apo dikë që të marrën masat se mos na e varrosin ata djalin, dhe ju drejtova mjekut! Ai ende nuk kish folë më… Mos ki frik ti se s’jam agresiv unë por më ndihmo të shkojmë sa më parë në Gjirokastër. Në këtë moment më thotë: Do na falësh se ka ndodhur ngatërresë, përsëriti me gjysëm zëri, dhe ne po bëjmë mbledhje ta ndëshkojmë fajtorin. Lereni punën e fajtorit se pret, por merrni masa dhe njoftoni familjen tjetër se mos ma varrosin në vënd të djalit të tyre, i thashë nxitimthi, teksa mjekrra më dridhej. Kemi folë me degën e brëndshme të Gjirokastrës , të njoftojnë familjen në Lazarat dhe të presin – tha nëndrejtori. Drejtori i spitalit kishte vënë në dispozicion makinën e tij tip ” BÇ” sëbashku me dr. N…. dhe dr. S….. Bashkë me ta u nisa edhe unë drejt Gjirokastrës. Kishim marrë me vete djalin e tyre, të rregulluar për të bërë shkëmbimin e fëmijve.

Pas disa orë rrugë, mbërritëm në Lazarat rreth orës 16:30. Pasi shprehëm ngushëllimet familjes K…. dr. N….. u ngrit për të shpjeguar situatën, dhe duke kërkuar falje. Ata ishin të acaruar, dhe ju hodhën doktorrit, duke i thënë: Kjo që bētë ju është e pa falshme, turp të keni.! Ne vendosim një njeri të mos ngatërrohen këpucët kur kemi sebepe, e jo më ju sikur kishit qindra të vdekur. Duke parë agravitetin që mori debati, u ngrita unë dhe ju thashë: – Mos u shqetsoni kaq shumë ju, se më i dëmtuari jam unë, se unë do ta varros djalin nesër. Po ne tha babai i djalit, pasneser!!!?. Jo…ju do ta varrosni sot se une jua kam sjell të rregulluar djalin, ndaj merrni djalin nga ” BÇ” – ja, dhe më lini timin. Eja dhe ti më thanë!. Jo jo..kam besim ju thashë unë disi më i qet. E ndërsa disa prej tyre shkuan te “BÇ” – ja për të SHKËMBYER ARKIVOLËT, unë nxorra nga xhepi 3000 lek dhe i them babait të djalit- Merri këto nga unë . Ai zgjati dorën ti merrte, por një plak i moçëm u hodh!: Dëgjo more vlonjat, ndodhinë tënde do ta marrë vesh gjithë Gjirokastra, por po deshe mos i ler turp Lazaratit!. Hiqe dorën ti mor budalla, i tha I…..!

U përshëndetëm dhe ikëm nga Lazarati në orën 17:30, dhe në fshat në orën 21:00. Të nesërmen ditën e shtunë, dat 8 Prill 1983 u bë varrimi i E. njomështak. Unë dhe u larguam duke lënë një pjesë të zemrës tonë në varrezat e familjes B.. Kjo ishte ngjarja jo e zakontë qê i ndodhi familjes B. në Vllahinë. Sh.dhe D. ende jetojnë me dhimbjen e E. të vogël, por zoti ju dhuroi melhemin për plagët e jetës. Ata sollën në jetë edhe fëmijë të tjerë, e tani janë gjyshër të lumtur.

•••••🖋 P. Graçi Kolonja

18 Shtator 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.