AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA
FLORI BRUQI
AKADEMIK PROF.GJIN KOL MUSA
Gjin Kol Musa ka lindur me 15.06.1952, në fshatin Nanmavriq të Bajrakut të Shalës, Dukagjin,Republika e Shqipërisë.
Është larguar nga vendlindja, pa i mbushur mirë tre vjeç. Prindërit e tij vendosen në qytetin e Shkodrës. Aty përballë Kishës së Shënkollit. Me kalimin e viteve, vendosen në fshatin Kukël të Lokalitetit Bushat.
Arsimimi dhe dija ishin pasioni i jetës. Me shumë dëshirë dhe pasion shërbeu në radhët e ushtrisë, si në aviacion dhe për një periudhë kohe komandant i Repartit 2203/b pranë detashmentit të Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë.
Mbështetja maksimale ishte nga e Komandanti i Detashmentit, Gjeneral Milto Kosova ia arritën dëshirën dhe pasionin për uniformën ushtarake ushtarakut të ndritur Gjin Kol Musa.
Zt. Gjin Kol Musa filloi të shkruaj në shtypin e kohës dhe në Radio Shkodra, Radio Tirana etj.
Me ardhjen e demokracisë, në mbështetje të votave të fituara, ai emërohet nga Kryeministri shqiptar Zt.Aleksandër Meksi ,u emrua sekretar i Këshillit të Komunës Bushat, ndër më të mëdhatë në shkallë republike.
Në nëntor të vitit 1994, piloti ,gazetari dhe publicist Gjin Kol Musa me lotë në sy emigroi në Itali , ku edhe fillojë bashkëpunimin e tij me radio dhe gazeta shqiptare si dhe më gazetarët zt.Pëllumb Troci dhe zt.Jaho Margjeka.Për disa vite ishte korespondent I rregullt Radio Sofisë së Bullgarisë, në gjuhën shqipe.
Një bashkëpunim dinjitozë në vitet e fundit e ka me gazetën “Fjala e lirë”, me botues z. Arben Çokaj si dhe me disa gazeta të tjera si “Idea”, “Sot” ,”Floripress” etj.
Prof. Mentor Quku do shprehej kështu: “Uroj autorin Gjin Musa, për botimin e librit të parë, kushtuar figurës së ndritur të aviatorit Ndue Logu, rënë në krye të detyrës. Është kënaqësi për mua sepse autori është një ndër nxënësit e mi, që është dalluar që në bankat e shkollës për prirjet e tij letrare”.
“Gjini kishte pasion gazetarinë që në fëmijëri, botonte në disa gazeta të asaj kohe, ne ish-mësuesit e Gjin Kol Musës ndiheshim krenar për nxënësin, që po rriste shkallët e dijes. Sot Gjini është familjar, flokët janë zbardhur nga thinjat, ai jeton prej shumë vitesh larg atdheut, larg Shkodrës, që aq shumë e do, por kurrë nuk reshti s’shkruari për vendlindjen dhe atdheun e vet. Shkrimet e z. Gjin Kol Musa pasqyronin jetën e vërtetë të emigracionit.
Ne TVB të Belgjikës mbetet si relikë krijimi të autorit në fjalë, ku ndër të tjera ai thotë:
Emigrantët kudo në botë
janë si zogu pa fole
janë si fëmija rritë jetim
që nuk din se kë ka prind…
Prof. Mentor Quku
Gjini , sot ka në pronësi portalin “Nji Dritare e Re” dhe”Radio Zëri i Mërgimtarit” , mbajnë pronësin e zt.Gjin Kol Musa. Gjini për 16 muaj ka botuar dhe publikuar mbi 10.000 shkrime autoriale si dhe krijimtari të poeteve dhe autorëve të ndryshëm nga e gjithë bota.
Nga viti 2018 është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Pë Enciklopedinë e ASHASHA(AAAS) shkëpusim studimin e Gjin Kol Musës , i botuar me 31 maj 2018 me titull:
“NE PËRVJETORIN E MJETOLOGUT PROF.MENTOR QUKU”
Gjin Kol Musa shkruan : ” Nuk mundemi qe ne ç’do pervjetorin tuajin prof.Mentor Quku te mos ju kujtojme.
Ju na arsimuat,na rritet,na late pase thesarin e vlerave historike,ju ishit dhe mbeteni nder shekuje Mjetologu modeli i nji historiani, qe germoi deri ne detajat ma te vogla,ju prof.Quku ringjadhet Mjeden.
Ti i mungon Qershorit,po qershori ty te kujton nger shekuje,tufat e luleve mbeten gjithmon dhurata simbolike.Juve i perkisni pavdeksis,po Bashkia Shkoder,Muzeu dhe ministria e Kultures duhet te mos flen gjume,veprat tuaja nuk duhet ti mbuloi pluhuri i harreses.I perjetshem qofte kujtimi per ty prof.Mentor Quku…..Gjin Musa,ishe nxenes i juaji.
VEPRA E PANJOHUR E MJEDËS, “HISTORIA E SHENJTË”
Mentor Quku (20.01.1939 – 01.06.2014)”Vepra e panjohur e Mjedës”
Proza e Mjedës u la në terr gjatë viteve të diktaturës. Për fat të keq, përveç saj, e pësuan edhe vlerat e mëdha artistike e gjuhësore të prozës së Mjedës. Po ashtu edhe proza me karakter historik, linguistik, arsimor, mbeti jashtë vëmendjes së studimeve letrare të kohës…
Proza e Mjedës, një e panjohur e madhe. Emri i Mjedës ka hyrë në historinë e kulturës dhe letërsisë shqipe si poet lirik në zë. Mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme të thuhet sot, kur studimet mbi Mjedën kanë sqaruar profilin shumëpërmasor të tij. Si rezultat i studimeve rezulton se vepra në prozë e Mjedës është shumë hërë më e madhe në volum, se lirikat e tij, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre përbëjnë kryevepra të letërsisë shqipe të traditës. Interesimi dhe planet e Mjedës në fushën e prozodisë shqipe kanë rënë sy që në rininë e tij.Risultati immagini per Mentor Quku
Që kur ishte student jasht shtetit, Mjeda është interesuar për të njohur koleksione leksikore, frazeologji, paradigma e tekste shqipe me qellim qe të hartonte tregime, kalendarë, drama, histori shqiptare. Ja çfarë shkruan ai: “Do të më nevojitej një pajisje më e madhe frazash e fjalish shqipe.” (Atë Dedë Pasit, 30 nëntor 1887), “Do të doja të filloja ndonjë tregim që do të mund të vazhdohej në vitet që pasojnë”( Atë Dedë Pasit, 12 maj 1888). “Per pjesë t’parë të historisë qi due me shkrue kam kendue shum libra, por ende do t’kendoj ma shumë se njiqind libra të tjerë” (Nikolla Naços, 3 janar 1893). Në vitin 1888 Mjeda kishte botuar tre vepra (“Shahiri Elierz”, “Kalendari i vitit 1889” dhe “Jeta e shejtit Sh’Gjon Berkmans”) dhe kishte gati për botim edhe tre vepra të tjera (“T’përgiamit e Zojës së bekueme”, “Jeta e Sh’Luigj Gonxaga”, “Krahasim i alfabeteve ekzistuese të gjuhës shqipe”). Por sidomos mbasi u kthye në atdhe, Mjeda bëri disa botime serioze kryesisht origjinale, por edhe ato që i përktheu më tepër ishin rikrijime artistike të Mjedës.Risultati immagini per Mentor Quku
Ai la një trashëgimi me vlera të mëdha në prozodinë e letrave shqipe. Ruhet një poezi italisht, mesa duket e ndonjë njohësi të mirë të veprës letrare të Mjedës, në të cilën vlerësohet lart poezia por edhe veprat në prozë të tij, shumë herë më të vëllimshme se lirikat e tij. Japim një fragment: “Ai është shkrimtar i zoti dhe elegant/ I formuar në Perëndim dhe në Lindje. /// shkroi për jetën e bukur të Bergmansit / Pastaj përT’pergiamit e Maries. /// Botoi librin për festën e Katundaris / Shkroi nganjëherë edhe tek Lajmëtari. /// I dha jetë Luigj Gonxagës / Shkroi, aq sa i madh e i vogël e vlerësuan./// Me Xanonin bashkëpunoi në Këndime / Dhe që të dy u vlerësuan në kulm./// Histori Shejte e Katekizma publike / Me stil që s’ka si bëhet më i lehtë./// Lavditë e Maries të Shën Alfonsit /
Përktheu: Kush mund t’ia arrij për lavde?” AQSH (fd. Ndre Mjeda, d. 10, fl. 11 (rekto dhe verso).
Për vite me radhë librat e Mjedës në prozë, njohën disa ribotime dhe përpunime. Ata paten shumë vlerësime për kohën, mirëpo pas vdekjes së Mjedës, studimet dhe kritika letrare nuk u kujtuan më për to. Kjo ndodhi për disa arsye: së pari ndikoi fama që fitoi Mjeda që në rininë e tij të hershme si poet lirik. Kjo aureolë sikur i la në hije veprat e tij në prozë dhe profiling e tij si prozator i talentuar. Së dyti këto vepra ishin kryesisht me karakter hagjiografik, patrologjik, asketik, kështu që mbeten pak të lexueshëm nga pjesa jo katolike e popullsisë shqiptare. Veçanërisht në këtë drejtim, proza e Mjedës u la në harresë gjatë viteve të diktaturës.Immagine correlata
Për fat të keq, përveç kësaj, e pësuan edhe vlerat e mëdha artistike e gjuhësore të prozës së Mjedës. Por duhet thënë se edhe proza me karakter historik, linguistik, arsimor, mbeti jashtë vëmendjes së studimeve letrare të kohës. Mendoj se kritika letrare duhet të orientohet edhe në këtë fushë të panjohur të krijimtarisë letrare të Mjedës. Duhet menduar për ribotimin e veprave në prozë të Mjedës, me qëllim që ato të bëhen pronë reale e kulturës sonë kombëtare. Në mes të botimeve të shumta në prozë të Mjedës, dallohen dy veprat origjinale të tij “Historia Shejte” dhe
“Jeta e Shejtit Sh ‘Luigj Gonxaga”. Kësaj radhe po ndalemi në librin kushtuar historisë biblike “Historia Shejte”, kryevepër proze në letërsinë shqiptare.Risultati immagini per Mentor Quku
Vlerësim të lartë gjejmë në shtypin periodik: “Mjeda shkroi “Historinë Shejte”, dhe i duel kryevepër proze.” (Skyferi, Nji padi, Aurora Consurgens, Shkodër, nr. 1, viti 1944, fq. 11-13.) Cordignano ka bërë një vlerësim të lartë për këtë vepër në prozë të Mjedës: “Dom Ndre Mjeda nuk ka shkruar shumë, por çka ka shkruar, e ka të përsosur me një plotësim krejt të zgjedhur. Kështu “Historija Shejte” është njëkohësisht një zbukurim i çmueshëm gjuhe e stili popullor e të kulturuar. Njëkohësisht edhe poezitë që ai, me shumë bujari, më ka dhënë lejen për t’i shtypur në këtë bashkim vjershash, janë pjesa më klasike e më e bukur n’atë prodhim jo të vogël të letërsisë shqipe.” (Cordignano, Lingua Albanese, Milano, 1931, fq. 226-227). Shtypi kohës vrapoi ta cilësonte si një vepër, shembull që tregon artin klasik të Mjedës, që manifeston pasurinë leksikore, harmoninë dhe fuqinë shprehëse të gjuhës shqipe. (Pika letratyret, Perparimi, v. 7, fq, 143-145, Shkodër, gusht 1915.) Vepra u botua tri herë me radhë në Vjenë, pa emën autori, pa vend e pa vit botimi (1906, 1911, 1915).
Botimi i parë u bë me alfabetin e Mjedës me shenja diakritike, botimi i dytë u bë me alfabetin e ri, atë të Manastirit, ndërsa botimi i tretë u bë duke ia përshtatur së folmes së Elbasanit. Pastaj erdhi KLSH dhe mbas saj, Mjeda vazhdoi zakonin për t’i përpunuar veprat në përputhje me planet e tij për një normë letrare të përbashkët të gjuhës shqipe.Risultati immagini per Mentor Quku
Kryesisht Mjeda ka zbatuar rregullat e gjuhës së shkruar të vendosura në KLSH, gjuhë e cila mori emrin “gjuhë e mesme”. Në variantet e ndryshme të ortografisë që Mjeda paraqet në botimet e mbas KLSH, mund të kuptojmë përpunimet që i bëri poeti ortografisë së gjuhës të shkruar shqipe. Angazhimet e vazhdueshme të Mjedës me studime rreth gjuhës shqipe, përbëjnë një monument të pavdekshëm.
Botimet e tij të viteve 1925-1928, janë kontribute të rëndësishme në kohën kur ai vazhdoi të punonte për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, për teoritë e tij gjuhësore. Shembull në këtë fushë është ripunimi që i bëri librit “Historia Shejte”, në vitin 1928. Lejen për botim e dha Emzot Lazër Mjeda, më 31 mars 1928. Ja disa raste të përpunimeve gjuhësore, stilistike, leksikore që Mjeda bëri në botimin e vitit 1928: Zëvendëson trajtat e vjetra me të reja: Mjeda gjatë përpunimit ka zëvendësuar e-në në a, duke hequr dorë nga trajtë e gegërishtes së Veriut, në mënyrë të veçantë të shkodranishtes. Kështu Mjeda mendon të shkojë drejt afrimit me toskërishten: lerg (HSh3) larg (HSh4); nelt(HSh3) nalt (HSh4); prep (HSh3) prap (HSh4); tesh(HSh3) tash(HSh4); mjeft (HSh3) mjaft (HSh4); vrep (HSh3) vrap (HSh4); zjerm (HSh3) zjarm (HSh4); gjet gjinden (HSh3) gjet gjindtë(HSh4); Gjithashtu ka zëvendësuar Ama(HSh3) me Epma(HSh4); Gjytet (HSh3) me qytet (HSh4); të ndeztë (HSh3) me të nxetë (HSh4); â (HSh3) me âsht (HSh4); vetun (HSh3) me vetem (HSh4); të pêndueshme (HSh3) të pêndueme (HSh4); Vepra ka një stil elegant tipik klasik, aq i njohur edhe në poezitë ve tij. Stili dallohet për qartësinë e mendimit, saktësinë e shprehjes, si edhe për pasurinë e madhe leksikore e frazeologjike. Proza e Mjedës dallohet për ligjërimin e tij konciz dhe të figurshëm. Po japim disa raste: Me i pasë në dorë = me i sundue// Faren e vet = pasardhësit e vet // hî smirë = i kishte lindur zilia //
U shtî = u maskua, alibi // Na i ká lidhë = na i ka ndaluar // I bâni zâ = e thirri // Me i dalë zot védit = për ta justifikuar veten // Perligjen dekës = nënshtrohen vdekjes // Nuk i vête vesht = nuk e ndigjonte // Per t’a mârrë në krah = kujdes për një njeri të pamundur // U suell per smrapshtit = u ba rrëmujë // Me i qitë faret = me i zhdukë krejtësisht // Me farue dhén = me zhdukë çdo gja të gjallë mbi dhe. // La gjak e gjiní = la te gjithe fare e fisin // I shtë´em në mot bukur mire = me moshë të madhe // Ju këthej buk = ju shtroj për të ngrënë // Mos e çart = mos e vrit // S pat kah me j’a mbájtë = u detyrua // Të xetë per punë = me zell në punë // Faruene = dolën fare, u eleminuan // Muerne kah shpija =u nisen për në shtëpi // I muerne kâmbë e dorë = mënyrë falënderimi // Ju vûni në shpînë = I ndoqi pas // I shkoftë gjaku giobë = i humbtë gjaku // I ngiatne torte = e zgjatën shumë // U bâ në shênd sá shtohet = u gëzua shumë // Me rob e robi = me të gjithë njerëzit e shtëpisë //Nuk po pritoj me dekë = po e pres vdekjen i qetë.Risultati immagini per Mentor Quku
Ndër eufemizma, kemi psh: me ble fjalë= me spiunue; ku ishte ma i miri= mezgjedhë testen, etj. Mjeda mblodhi ne një rast mbi 2000 fjalë të rralla, nga një malësor i Shqipërisë së Veriut. Ato iu dogjën natën e 1-2 nëntorit 1912, së bashku me pjesën e dytë të poemthit Scodra e dorëshkrime të tjera të tij. Edhe “Historia Shejte” dallohet për shumë fjalë të rralla që përdor Mjeda, të cilat e bëjnë vëllimin të lexohet me andje: Tytë =bosh // Tbanë = arkë // Ubel = grope e madhe, që e hapin në zona malore, ku nuk ka kroje, me qellim qe te mbledhin ujin e shiut, zakonisht për bagëtinë// e gëzhitun = kallxë e thatë, vetëm me lëvore // Anasit = vendasit, etj. Mjeda njihet si studiues i zellshëm i gjuhës shqipe, si hartues i një fjalori etimologjik të gjuhës shqipe, alternative e veprës së Meyerit Fjalor etimologjik i gjuhë shqipe, si hartues i një fjalori leksikologjik të gjuhës shqipe, dy vepra fondomentale të kulturës sonë, të cilat për fat të keq nuk janë zbuluar ende.
Si u hartua historia Shejte?
Sipas dokumenteve të gjetura në Vjenë, më 4 shkurt 1907, Dom Ndre Mjeda e ka dorëzuar këtu dorëshkrimin e bashkëngjitur të nji historie biblike, me lutje që t’ia paraqes Shkëlqesisë Suaj, me qellim që të disponohet shtypja e saj. (Relacion i konsullit Kral, dërguar ministrit të Jashtëm të AH Erental). Libri shkoi në shtyp më 5 korrik 1907 duke porositur 2000 kopje.
Korrektor dhe përgjegjës për klishetë e librit u ngarkua Dr.Gjegj Pekmezi i cili kishte funksione në Vjenë. Shtypja e librit zgjati dy muaj, sepse më 14 tetor 1907, Niederfer njofton marrjen në dorëzim të 2000 kopjeve të librit të saposhtypur. Më 19 tetor 1907, ky kontigjent i librit të Mjedës Historia Shejte, dërgohet në konsullatën AH në Shkodër, me anë të spedicionerit R. Perl. Më 19 tetor 1907, një kontigjent i librit të Mjedës, dërgohet në konsullatën AH në Shkodër, për t’iu shpërndarë shkolla shqipe, me anë të spedicionerit R. Perl. Shpejt u pa se kishim të bënim me një kryevepër të prozës shqiptare, e cila Brenda dy dekadave do të njohë katër botime.
Nga ndre Mjeda Pjesë nga vepra e Mjedës “Historia shenjte” përgatitur për botim nga Mentor Quku në vitin 2011