18.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Shkruar nga nxenese e klases se pare.Aria Kaloçi

“Atletet e pabindura”.

 Përrallë nga Aria Kaloçi, nxënëse në klasën e 1rë. 8 vjeçe Një ditë Sara shkoi të vishte këpucët për në shkollë, por ato nuk i’u bindën me një zë, “Sara kujdes me ne”, ja kthyen atletet. Sara i dëgjoi dhe tha, – po pse, si mund të flisni ju? Unë nuk kam atlete të gjalla, u tha Sara. Atletet i përgjigjen, po gjithçka në jetë mund të flasi, por mund të flasi me zë të ulët, ti nuk e dëgjon, edhe ne kemi jetë, jo vetëm Ti. Sara i dëgjoi dhe u thotë, mirë, do i them mamit se nuk do shkojë sot në shkollë. Sara i tregon mamit dhe ajo e lejon të qëndrojë në shtëpi ndërkohë Sara e vogël filloi të fliste me to.

O këpucët e mia, çfarë keni kështu, përse jeni nevrikosur me mua? Ato i përgjigjen, – sepse ti nuk na lan, nuk na pastron e na mban të pista, vetëm mami jot na mban të pastra. Po çfarë të bëj unë, jam ende e vogël, shikoj mamin dhe prapë nuk di. Po, por ti duhet të mësosh, ashtu si mëson për në shkollë me ndihmën e mamit edhe të tjerat mësoi nga mami ashtu sesi i bën ajo. Por, unë detyrat i bëj vetë, kush ju tha se mi bën mami? Ashtu siç mëson pa mamin mëso prej saj sesi të kujdesesh e të na pastrosh edhe ne, sepse ne jemi këpucët e tua e jo të mamit. Keni të drejtë, këtej e tutje do kujdesem më shumë për ju. Ju jap fjalën. Ato u gëzuan dhe nga ajo ditë ato i bindeshin Sarës, ishin bërë shoqe të mira. Pas çdo dalje dhe loje Sara i pastronte me kujdes, i fuste në dollapin e këpucëve dhe ato silleshin mirë me të.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.