Vështroni si shket sipër valash
E tundet anija me nge? –
…Me krismë-e me prush prej stërkalash,
Mbi të shkrepëtiu një rrufe…!
Ti det, brohori fshehtësire!
Kuptim i potershëm, ti det!
…Po heshtje: ndaj valës së nxirë,
Gjeniu i anijes po flet:
Prej zallit që sot po largohem,
Fillova mërgimin e ri;
Hepohem…anohem…humbohem…,
Po sulmin s’e ndal kurrsesi.
Dhe`aspak nuk më tremb zhurmëria,
Ndaj turret me hov e vërtik
Mbi ballë-e mbi korije të mia,
Ndërsimi-i tallazit armik.
Përpara kur shoh gjeratore,
Dhe ato më gremisin në fund,
Mbi kulmin e valës malore,
Unë heq të shpëtoj sa me mund.
E morti fatkeq në më çiku,
Në u desh tmerrësisht të fundas,
Aspak nuk më thyen rrëziku,
Po nis e përmbysem me gas:
Se prapa lë vazhdën e ndritur,
Që e hapa me shpirtin fatos:
Fistonin gazmor ku pat shkitur,
Valim-i anijes që u sos.
Valim-i anijes së lethtë,
Qetohet, ndalohet, mbaron,
Njeriu i anijes përjetë,
Hepohet…, anohet…, valon…!
POEZI NGA:
LLAZAR GUSHO OSE I ASHTUQUAJTURI LASGUSH PORADECI.
KALIMI IM ME PAMJEPLOTËSI.
KALIMI IM ME PAMJEPLOTËSI,
PO VIJON RRUGËTIMIN PANDALIM,
PARA JETËS SË GJALLĒ SI MUND TË RRI
EDHE SI MUND TË MOS BËHEM SHPËTIM.
BËJ KURESHTJE NË VALË TË NXIRË
EDHE SYTË HAP UNË ME ÇUDI,
MËSOJ SE NUK GJENDET MË MIRË,
KUR TEK TI PO VJEN MËSIMI I RI.
EDHE VEÇOHESH NË MËSIMIN TËND,
TI TEK ÇDOGJË BËN PREKJEN E MADHE,
ZGJEDH EDHE GJENDESH NËPËR ATË KËND,
I PËRHEDHUR PORSI JASHTË RADHE.
NDJEN NË GUXIMIN NËPËR BRENDËSI,
TË TË HIDHEN NË GJATËSI, VALË,
PORSIÇ HIDHEN EDHE MBLIDHEN TEK TI
VALË TË QETA QË VIJNË RADHË-RADHË.
POEZI NGA:
SHPËTIM BOZHA.