Kokën kthyer, kthyer zgjata
Derisa kodrat s’lejonin shikime
Portës të putha…
Duart qafës ti mbajta..
Nëna ime, shtëpia ime, vendlindja ime
Aty krahë portës,
Pritjeve të gjata…
Ti shikon…
Rrëzë kodrave të dukem
Këtu larg shumë ,
Kokën gjithnjë zgjata
Të vij aty…
Dhe gjirit tënd të futem
Nëna ime…
Unë kokën pas mbaj zgjatur
Asnjë çast s’harroj…
Kur atë ditë…të lashë vetëm
Zemër dridhur plasur
Kripa e lotit…
Dhimbjes poqi sytë.
Jam aty thinjëbardha ime
Rrudhave të ballit tënd vështroj
Tërë kaloj veçse dhimbje
Veç shpirti yt Nënë…
Uratat me radhë lëshoj.
Shpresa Dhima@@
“””””””””””””””””””””””””

RRUGËT TONA U NDANË
Koha mes nesh mbaroi ,
Rrugët tona u ndanë
Nuk munda dotë të ndaloj
Ti ike në heshtje , pa thënë asnjë fjalë.
Qerpiku imë i rënduar nga loti
I bëri hije fytyrës së brengosur
Dhe nuk mundem të largoj,
Portretin tënd të harroj.
Mbetet thellë në sytë e mi
Dhe lotin dot se ndal..
Të kërkojë e s’të gjej
Vall kjo dashuri mbaroi këtu ?
Shkon koha me shpejtësi ,
Mos jam në ëndërr ?
Në shtrat me ty tek flija
Me dashuri, gjithë afshim
Agut kur pa mua të zgjohesh
Mungesa ime do të vrasë,
Timen aromë do kërkosh
Të mijat përkëdhelje e puthje…
S’e di nëse do mund të trokasësh
Në zemrën time të lënduar,
Shkon koha dhe s’e gjen ilaçin,
Brengën e dashuris për të shëruar.
Shpresa Dhima@@
Të gjitha të drejtat e autorit.
“”””””””””””””””””””
Kjo vranësi vjeshte
Mendimet m’i bën ujem,
Ashtu si dhe gjethet ngjyrën ndryshojnë
Ndryshojnë në jerm.
Era fërshëllimën tënde më kujton
Melodinë e mëngjeseve
Nën këmbë ndjejë kërcitjen e gjetheve
Që thellë në shpirt më vret, mallin , kujtimeve ndjej .
Hapat menduar sy lotuar
Si shiu i vjeshtës që pikon e shpirtin tim njom Portreti yt më është pikturuar
Dashuria më i miri piktor.
Kjo udhë më shpie në prag zemre
Aty do trokas ,
Brenda saj kujtime e mall hedhur rrënjë
Imazhi ytë më ndjek në çdo hap .
Lotin nota muzike do ta kthej
Melodi , rreze drite shpërndan
Me tik- taket e zëmrës tinguj zgjoj ,
Puthjet e lëna në mes t’i shijoj.