QIELLIT FLUTUROJA.

Në dallëndyshe u ktheva
Fluturova qiellit në kaltërsi,
Hapa krahët, yjet përqafova
Dhe malli më pushtoi për ty.
E lodhur fluturimin ndala
Mbi ujërat e të kaltrit det,
Në shtojzavalle u shndrova
Mbi valëzat e ujit të qetë.
Puhiza e lehtë më ledhatoj
Dhe nisa të kërkoj,
Diku spirancat ti hedhë
Të ndalë trishtimin pa dert.
Përpara më endej si pikturë
Shkëlqimi i syve të tu ,
Për një çast humba mes tyre,
Por dashuria s’vinte tek unë .
Me dashurin heshtje isha përvëluar
Ankth i saj më fliste shumë :
Nëse pendimi të ka pushtuar,
Tani të thëm, mos u kthe më tek unë !
Veç të mbetem në sytë e tu
Një valë që lehtë të ledhaton ,
Humbu mes kujtimesh në humbëtirë ,
Se dashuria vjen paditur e shkon kur s’do…
Shpresa Dhima@@
“””””””””””””””””””””””
R – reze dielli që ndrinë,
V – jeshtë apo dimër s’,i njeh ,
I – thërret fjala,. fjalës…
S – ka më të bukur vërtetë,
T – inguj melodie shpërndan ,
A – ty zemra ime fortë troket…
O – sa ëndrra më zgjohen..
A – mund të thuash ç’është poezia
Y – jet dhe hëna rreth saj ndriçojnë
A – nës detrave, oqeaneve kuqëlojnë,
R- endë sërish mes shkronjave…
T – ëmblat vargje rrjedhin..
E – poezia nisë udhëtimin e saj, për te ty,
“Revista Poetica y Artes”
S -‘ ka forcë t’a ndalë , e strehë gjenë pranë teje