7.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Shpresa Dhima

Mirmëngjes miq real e virtualë…
Unë do i shkruaj dashurisë, asaj dashurie të madhe me kuptimin e gjërë të fjalës ,jo për kuptimin banal të saj.Edhe pse më thonë shkruan një temë ,poeti ka preferencat e tij në krijim…. pamvarsisht se këndvështrimet janë pa kufi…pa dashuri s’ka jetë dhe s’ka jetë pa dashuri….Ju Përshëndes!!Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe flokë të gjatë
MOS
Mos më vrit ndjenjën ,
Mos më brengos shpirtin
Mos më prek buzëqeshjen ,
Mos e vra dashurinë !
Falmë veç gëzime ,
Sikurse unë fal,
Dhuromë tënden dashuri ,
Atë që shpirti ta thotë pa tepri.
Lëri yjet të na ndrijnë
Dritë të bëjnë plot mallëngjim ,
Për tek unë të tregojnë
Ç ‘forcë kanë, kur sjellin lumturinë .
Mos e lër syrin të lotojë
E lotin të pikojë ,
Eja bashkë me ylberin ,
Mos e ndjell terrin…
Zgjomë sërish dashurinë ,
Si me një ëndërr , natën ta gdhijmë.
“”””””””””””””””””””””

JO NUK FLUTUROJ NË DELIR
Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person
Fishkëllej “Danupin Blu”…
S’di pse kjo melodi kujtimet mi zgjon,
Endem mes saj, si në një kopsht lulnaj,
Të këput një lule s’guxoi,ajo çeli për ty -për mua
Rritu lule petalet lësho…
Frymo veç aromë,
Aromë e sajë më mbush plot,…
Nuk di pse me tënden e ngatërroj.
Ende në mendime më vjen…
Nëpër natë rrotull vijë,
Diellit i lutem të dalë…natën të hedh tej,
Por kjo s’mundet gjithsesi.
Mes yjesh zë vrapojë..diku të ndalë,
Ndjejë që dikush kalëron…
Trokitjet e kalit zënë afrohen,
Por asnjë ,asnjë nuk kalëron.
Mendimet mbytur më zë mërzija
Mbushur shpirti veç trishtime…
Rrezet e diellit afrohen ,trokasin thellë pikëlluar,
Më kujtojnë tëndin amshim….
Dhe sa shumë ditë kalojnë…
Mbushur breng,- dashuri,- mall,
Pres që ndaj asaj udhe,
Kalëruar të vish drejt meje….Ti.
Në kohë pritje dhe lulja u venit
Aromë e saj më s’kundërmon
U tret mes tingujve në vegime..
Por s’fluturoi jo…në delir.
Në heshtje fishkëllej …”Danupin Blu”!.
Shpresa Dhima@@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.