DERI KUR?

Jeta dhe vdekja janë një iluzion,
Në këtë botë të pamëshirshme
Diku në vilat mondane, një lodër dëgjohet,
Tutje frenon një makinë luksoze.
Atje pranë një Nënë me vetveten fjaloset
Hallet kapluar, të marrë frymë s’e lënë
Tutje një lypës shtrin dorën ..
Zotëri/zonjë, më falni ndonjë send…
Bosët numërojnë fitimet..unë,.ti ..,ai..
Mbi zemra plagosur shkelin..
Kudo mbjellin farën e lotit,
Duke shkelur mbi ëndrrat e fëmijve.
Bota përpëlitet shkelmave të tyre pa fre
Në kthetrat e mjerimit dhe urisë
Fëmijë të pastrehë të pashpresë,
Në sy veç loti i rrjedh thellë në shpirt.
Deri kur …??
Në sytë e fëmijve loti do bëj streh..
Deri kur kjo pabarazi, s’do njohë mirësi
Fëmija im dhe joti zotëri një emër ka, Fëmi!
Ti shkel dhimbjesh ,se shok ke paranë.
Fëmija me sy përlotur dorën ty të shtrinë
Pak dritë, pak shpresë, zotëri më fal një lek..
Për bukë, për ujë, ilaçe, për doktor ..
Zotëri ty zoti ta shtoftë,… më ndihmo!..
Vetes i fola , shkruaj dhimbjen ..
Mbaruan fjalët, mbaroi gjykimi..
Jetojmë në kohën ku dashuria s’ka emër
Ku njeriu po ha njeriun. ..
Shpresa Dhima@@
17/8/2021.
ITALY..!!
“”””””””””””””””
Këtë natë nën qilimin e kaltër qiell
Ku mbretëron verdhësi e hënës
Yjet feksin , rrotullohen rreth saj
Këtë natë vetmie, mbase vetëm unë s’fle.
Për mua tani asgjë s’ka kuptim,
Unë fle e zgjohem në timin pështjellim.
Sytë shkëlqim humbur, tretur largë
Shpirti dhëmbjes rënkon, zemrës lotuar
Një fjalë a një premtim mbetur ndër kujtime
Malli imazhin tënd seç më afron.
Një zë më tingëllon melodi që shpirtin zgjon
“Eja kam ditë që të pres ,sa më mungon”
Dhe shpirti thellë pëshpërit : jo s’është zëri yt
Është malli që me zërin tënd më flet.
Yjet më rethuan, hëna më mbuloi,
Syve fytyra jote s’më linte të flija
Mallin tek unë , sytë e tu përcillnin
Buzëqeshja jote shtratit zjarrmon.
Dalë ngadalë nga ëndrra dola
Hëna dhe yjet largohen me nxitim
Syve të mi dashuria mallit bërë pritë
Sikur papritur pranë meje ti të vish,
Të më sjellësh çastin e pritur!..
Shpresa Dhima@@
20/8/2021