17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Shpresa Dhima

Jeta është e bukur, kur thuret bukur!
Jeta është e çmuar nuk blihet me asnjë çmim!
Jetën e bëjmë ne, atë na e dhuroi Zoti e na e mëkoi Nëna….Jeta një sfidë, një iluzion, një ëndërr, dhe ne jemi kalimtarët e saj..Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, qiell, plazh, bregdeti, natyra dhe oqean
Jeta është një trill, ku ndodhesh mes të papriturave ,ajo me një dorë të merr dhe me tjetrën të hedh, ndeshemi mes dallgëve të saj, me luftë, mundim , përpjekje e me kurajë hedhim spirancën ,ngrihemi mbi dallgë dhe i përshpërisim valëve… dhe ajo që na mban fortë është shpresa, si vetë emri imë.!
Vjen një ditë që do ndiesh mallë veç për
njerëzit që Zoti deshi të mos jenë me ty, e do mbeten vetëm në kujtime. E për të tjerët… për
miqt që u larguan si hije ,kur hijet e zeza mbuluan jetën tënde, për ata që kaluan heshtur para lotëve të t’u e nxituan në gjykime.
Për ata që erdhën për t’marrë pak nga mirësia jote e u larguan– atëherë kupton se prania e tyre në jetë të ka rritur.
Dhe një ditë mëson se dhimbja është shtegu
që duhet të kaloja për të arritur te shpresa, se
lotët i dhashë në këmbim të forcës dhe se
zhgënjimet ishin mësuesi më i ashpër i leksioneve të jetës….
Pra dhe miqësia apo shoqëria e vërtetë njihet në ditë të vështira ,kur mërzitet për atë që t’i mërzitesh, loton kur ti loton , dhe së fundi bënë
të mundur që të rikthej buzëqeshjen duke të fshirë lotët …
Kështu dhe unë njoha vërtetë miqtë… dhe shoqërinë e vërtetë !!
Faleminderit të gjithë atyre që më qëndruan pranë në këto ditë të vështira ,qoftë edhe duke më thënë dy fjalë që shprehin mijëra …” kthehu Poete”.,…”Si je” ..apo dikush ” jeta është e bukur ,ajo është një” kështu ke thënë ,ndaj të presim…etj,etj… dhe ja u ktheva përsëri mes jush… falemiderit në veçanti Valentina Paraspuari, !!
Respekt për të gjithë ,e të gjithëve ju kam në zemër!!!
Shpresa Dhima@@
ITALY…1 /12/ 2021.
“””””””””””””””””””””””””””

TË DUA ELONA
E lodhur nga puna e asaj dite, Elona mendoj se një pushim i shkurtër do i bënte mir.
Ajo doli nga zyra ,dhe këmbët e shpunë në kafenën përballë zyrës së saj .
Hyri e shkujdesur pa menduar se në atë kafene atë ditë mund të ishte ndonjë i njohur i saj.
Ajo vinte këtu ,kur i duhej të bënte ndonjë pushim të shkurtër ,sa për të pirë një kafe.
Mbasi bëri porosinë një kafe e një briosh, u ul në tavolinën më të afërt .
Përballë saj ishte ulur një person ,
mbase flokët e tij të thinjyra e tregonin më të madh në moshë ,nga sa ishte në të vërtetë
Elonën e tërhoqi fytyra e tij , tiparet ,ishin të njohura për të.
Mundohej të rikthente memorjen .
Po dhe ai e vështronte, ndoshta i bëri përshtypje shikimi i saj.
Tek bisedonte me shokun e tij ,zëri i tij e zgjoi Elonën, ishte një zë mjaft i njohur ,dhe se kishin kaluar shumë vite ,ai zë kishte mbetur në veshët e saj ,si dikur…
Të jetë vërtet ai, profesori i gjimnazit, nga i cili ruante shumë kujtime ,dhe ishte i vetmi që mbeti në kujtes të sajë .?
Çudi , tha me vete ,veç flokut të thinjur ,çdo tipar i tij të sjellë në mendje atë profesorin e dikurshëm .
Zëri i tij ,tek fliste ashtu qetë e bëri Elonën të zgjohej …
Po, ishte ai , profesori i Matematikës, në gjimnaz .
Një buzëqeshje i mbuloj fytyrën , ndjeu vërtet mall, sa vite që se kishte parë ,dhe ja tani…
Shoku i tavolinës së tij u largua ,dhe ai mbeti vetëm ,me shikimin drejtuar nga Elona.
Kureshtja se linte të largohej , ishte vërtet kënaqësi të bisedonte nëse ai ishte profesori e jo ndonjë i ngjashmi i tij.
U afrua, sigurisht e ndrojtur…
— Profesor ,më falni, a jeni ju profesori i matematikës së gjimnazit ..
— Kam qenë.Tani jam në pensjon. Vitet bënë të tyren.
— Po, keni qenë, se dhe unë jam një nga nxënëset e dikurshme të tuat.
— Po, fytyra juaj më solli në mendje një ish nxënëse timen po s’mund t’ia kujtoj emrin. Kan kaluar shumë vite, veçse fytyra e sajë mbeti në sytë e mi gjith kohën.
— Më quajnë Elona, nuk e di nëse jam unë ajo që mendoni.
Që të kujtoheni po ju sjell në mendje disa episode mes meje e ty i miri Profesor.
Ai buzëqeshi, ndoshta fjalët e saj e tërhoqën..
— Isha në vitë të parë ,kur ju më jepnit matematikën.
.Elona e vështroi në sy .
— Kur ju më ngrinit thuaj çdo orë ,kur ju për çdo pyetje që bënit më drejtoheshit: “Elona – kush është përgjigja ?!…etj”
Vërtet dhe sot që m’u kujtuan, mendoj
përse në mëndjen tuaj ishte fiksuar vetëm emri im.
Ajo e vështronte në sy, sikur donte të lexonte në thellësi të tyre atë…përse -në !!
Por dhe ai kishte mbetur disi i hutuar nga kujtimet e Elonës. Fjalët e saj i rikthyen kujtesën se ajo ishte nxënësja që kishte mbetur edhe sotë në mëndjen e sytë e tij.
— Elona nuk më kujtohen me kaq hollësi. Vitet kanë bërë punën e tyre ,por s’kanë mundur dotë të fshijnë nga kujtesa atë nxënëse të cilën e mbajta në sytë e mi deri tani. Jam i gëzuar që rasti e pruri sërish , por tani ,jo një çamarroke e atyre viteve, por ajo që më gëzon më shumë është fakti që ke mbetur po ajo …Elonë.
— Janë të shumta kujtimet profesor, tani që ju shoh çuditërisht nostalgjia mi solli pranë.
Ngaqë ju më ngrinit shpesh ,një ditë ma dha truri të rrija në dërrasë e jo ulur në bankë.
Ju hytë në klasë si gjithmon, përshëndetët, qëndrimi imë në dërrasë ju tërhoqi vëmendjen, e mbaj mend si tani…
buzëqeshët duke më thënë;
— Po ti përse këtu, nuk ka bankë të ulesh?
— Po bankë ka ,po meqë ju si gjithmon do më ngrinit..
Ju më ndërpret duke thënë : –
— Dhe ti dole vetë, dmth…sotë dole me dëshirë jo se të ngrita unë, atëhere qëndro mirë bëre..
Klasa filloi të qeshte e të fliste, ju vutë qetësi në klasë dhe duke shkruar një ekuacjon më thatë :
–Zhvillo ushtrimin Elona. Kështu kaloi dhe kjo orë. Po ju vetëm një notë njihnit për mua ,dhe ajo ishte nota 5 .
— Jo, këtë se besoj ,po rezultati përfundimtar kush ishte?!
— A, rezultati përfundimtar më në fund e rritët ..
— Kush ishte?!
— Ishte nota 7 !
— E, jo keq atëhere.
— Po, po, jo dhe aq keq .Mbas një viti intensiv ,duke studjuar çdo ditë lëndën tuaj ,ishte një notë maksimale.
— Ama ishte një notë e fortë ,apo jo Elonë.
— Sigurisht ,se mohoj këtë , ndaj sotë jamë një ” Finansiere,,
— Më thuaj çbën ,pak fjalë për jetën tënde.
— Jam e martuar , kam fëmijë , jeta si të gjithë të tjerët , me të mirat e të ligat e saj ,ecim shkojm para ,për hir të fëmijës , përballuam çdo gjë ,mbase i mbyllëm dhe sytë, mbase falëm shumë …por nuk i harruam ….po ju?
— Kuptova çdo gjë edhe pse bëre një përmbledhje të të gjithave.
Unë jetoj vetëm, s’më ka ecur në jetë, gruaja u sëmur dhe shkoj në parajsën e saj duke më lënë vetëm siç të thashë.
— Më vjen keq ,po jeta ka të papriturat e saj ,është luftë ,në të cilën ne duhet të fitojmë. Atëhere ndahemi, më duhet të kthehem në punë, kam ende për të bërë .
— Po pse të ndahemi, shyqyr që u takuam, nuk do shihemi përsëri.
— Ndahemi për sot dua të thëm , sigurisht do shihemi ,këtu vijë pi kafen kur dua të bëjë ndonjë pushim .
Takimet vazhduan regullisht, Elona ndjente se brënda saj po zgjoheshin ndjenjat për profesorin e saj , këtë s’donte ta besonte …*jam e martuar..*
Po ja që dashuria s’të merr leje ,hynë pa të pyetur e të bënë skllav të saj.
Ajo e kuptonte se kur s’ishte me të ndjente mungesën e tij …
Por distanca mes saj e të qënurit nxënësja e tij e mundonte.
Shpesh kur e takonte donte të pyeste përse ai e ngrinte çdo orë, përse në mendje kishte vetëm emrin e saj ,këto mendonte …
— Elona duhet të kuptosh se ai praku nxënëse — presor , mes nesh nuk egziston ,ai kaloj nuk egziston ,atëhere ti ishe e vogël unë nuk mundesha të shprehesha t’më kuptosh , por sot po mundem ..
— Po, po për mua je ai i miri profesor .
— Unë kam dhe emër ,ti s’besoj ta kesh harruar ,a po jo …,mbete duke më thirur profesor dhe pse mardhëniet tona e kaluan atë penges.
Elona qeshte por si përgjigjej.
Ndjente se ishte vërtet e dashuruar,
Mos bëj mëkat ,pyeste veten , por një zë i brëndëshëm e kundërshtonte .
Ai kishte hyrë në jetën e saj .
Çudi thoshte ,si është dashuria s’paska moshë, s’paska dimisjon ,hyn pa trokitur, dhe s’gjenë dotë rrugë dalje, se ajo të ka pushtuar.
— Duhet të takohemi,i thoshte ai gjithmon e më shpesh .
— Po takuar a nuk jemi ?!..
— Po jemi ,jemi , po duhet më afër ,të ndjejmë më intimitet ..
Atë që s’ta thashë atëhere ,po ta thëm tani ….
Të Dua Elona !!.
shpresa dhima@@
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.