UNË JAM ANDEJ NGA BALTA MYZEQES
Dikush këtë mëngjes më pyeti,
Nga vjen…?
Në mendime kisha përhumbur
Kjo pyetje më zgjoi nga mendimet
Në sy mu shfaq fusha e gjërë ,pa anë, pa mbarim
U enda ndër ara e bashtie,mes gjelbërimit që s’njeh stinë
Ku valëzon gruri, dhe ç’të do zemra atje gjen
Nga vjen..?. sërish dëgjova. ..!
Sytë e mi ,me sytë e tij kryqëzuar,
Nga vi …?
Unë vij andej nga hambari i Shqipërisë
Ku lindin veç njerëz bujar e fisnik..
Ku zbritën ” Kongresmenët”, e shkruan historin
Unë vij andej ku fushave frynë erë e lehtë
Këndojnë bilbilat me zërin e Çupave…
Dhe djersa porsi vesa derdhet fushave.
Ku bashk me grurin ,mbijnë e rritën lulëkuqe
Dhe unë këmbë zbathur eci..
Lagështinë e tokës sime ndjej pore më pore
Shpirti im është i butë, si balta e kësaj toke
Kësaj balte u rrita, kudo e mora me vete
Se jam vajzë e Baltës Myzeqare…!
Shpresa Dhima@@
21/2/2021.
“””””””””””””””””
KËTË NATË..
Sonte për ty ndjeva mall, asgjë, asgjë nuk doja
Në sy tulatur më rri trishtimi ndjenjës vetmi
Trupi i akullt, shpirti bosh, zemër copëtuar
Lum dallgësh, ndër .kujtimet e tua
S’di jo, pse dot s’mundem , nga kujtimet të dal
Pyes veten akoma me ty, dashuruar jam
Krahërori rreh fort, zemra lotuar kërkon
Dhe zëri brendshëm fletë ; Të dua, sonte eja
Në sy një det dashurie mbaj brenda
Vizatuar portretin tënd mbi valë
Vrapoj natës me hënë, yjet fshehur
Notoj valëve të dashuris, erës tënde dehur
Kjo natë, këta yje udhëtar të mendimeve të mia
Sytë përhumbur , humbin syve të tua…
Një ndjenjë që shpirti mbante ndezur
Gjoksit tënd mbledhur, puthjeve të tua.!
Shpresa Dhima@@
20/2/2021!.