Vetmia më ka mbytur me heshtjen
As edhe një fjalë skam kujt t’ia them
Eja njëherë të paktën brenda kujtimeve
Nga kjo mërzi këtu larg të më nxjerr
Askush s’ia njeh peshën vetmisë
Dhe dhimbjes që ajo në shpirtë të mbjell
Aq më tepër nga malli per atdheut
Kur asnjë kujtim nuk ta sjell
Dhe digjem nën zjarrin e heshtjes
Pa fjalë e pa zë në vetmi
Duke pritur ndoshta një kohë tjetër
Me ranë këto vargje si freski
Si freski…
Nuk mund te permbahem
Do t’i shpalos te gjitha jashte
S’mund t’i mbaj se e ndjej vehten te semure
Ne mendje me sillen verdalle
Prej kohesh e braktisur e strukur
Neper streh si nje horizont ne hije
Me pandeh pa shije pa turp e pa njerezi
O njeri kush do t’i mbuloj te zezat te qarat e te pa larat
Ku ne damaret e tu rrjedh helm e gjak
Ku ne syte e tu shoh shiqim dragua
U trete u venit u ngryse thelle
Ne nje shpelle ku atje e gjete sketeren e varrit
Atje te mur shtrengata
u degjove duke renkuar e lenguar
Si ulkonje gjakpirese qe thith gjakun
ne venat pjelluese
Sikur te gelltiti toka e renduar
qe sdeshti edhe ajo te njulloset
Po ndihet e ofenduar
Kur ska çte baje eshte e detyruar edhe ty te te mbaj
Po ndiet ne faj e ne siklet
Mos vall pret nga ty qe ti kthehesh realitetit
ta njohesh vehten me mire se kurdohere
Ti bindesh pendimit pendimit te mos je me unikat
Shpresa Gashi Zurnaci
“””””””””””””””””””””””””

Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e mërguar
Në këto ditë, e mira Nënë,
Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar
Edhe punuar gjate e gjatë,
Porse më mbet këtu, në duar.
Nuk munda te vi te ju jape
“”””””””””””””””””””””””””””””

Me mbaje per dore
Me ço atje ku koha nuk ekziston
Ketu veq kam mbaruar
Ketu koha ime eshte hargjuar
Çfare jam tani
Nje pike pa kthim
Po largohem
“”””””””””””””””””””
Sonte deshta te vij te ti nënë
me yllin e parë që shkëlqen mbi qiell
se larg këtu malli më ka zënë
Ka mote që më djeg malli e smë nxenë as diell
Përtej largësive përtej gjirit tënd
jeta zbehet e merrë tjetër kuptim
Më mbanë një shpresë dhe një dashuri
e me to e ushqej dhe këtë mallin tim
Me dorën tënde shpesh e freskoj këtë mall
e mbi balle vendos kujtimet për ty
edhe këtu ku jamë larg sa larg
Jetoj me hallin tënd qe digjen ne sy
te mi
Ti aty në qytetin e ëndrrave të mia
e unë larg përtej eges
i numroj yjet qe ti sjellin përqafimet e mia
me dashurinë për ty nene
E ndajë qdo çast
Të sjell të fala e plot dashuri
Në këtë natë të mbushur plot yje
Dhe një ditë në perqafimin tënd do të vij
Ngrykas te qmallemi të dyja
Shpresa Gashi Zurnaci
“”””””””””””””””””””””””””””

Zemrat e nenave shqiptare
U helmuan disave po thuajse edhe syte ju verbuan
Prej pikellimit te frmijeve te vete
Qe u larguan nga vendi dhe ndoshta per jete
Tash ky vend gjemon bertet
Kosova nene theret bijte e vet
Perse u larguat nga ky dhe
Nga me e shtrenja e juaja fole
Perse vall nuk e di ?
O jo nuk e di
Mbeten shume familje pa femije ne shtepi
Nena loton ne çdo skaj
Si pika shiu jan lotet e saj
Zemer e thyer per secilin njeri
E shkaktar kryesor eshte largimi te shtrejtve rini
Pse nuk lini trendafilin e qete te lulzoj
Pse nuk lini te riun embel te enderroj
Me fal oj nena ime me fal
Shpesh here me thoshe kot puno
Tani punoj oj nene punoj
Po ne dhe te huaj si skllave o nene
Punoj qe spaku te kemi buke per te ngrene
E mos ti ndegjoj femijet duke qare
Ma bene hallall oj nene
Se kur te kthehem ndoshta sdo te gjeje gjalle
Por vetem varrin te mbuluar me bare
E pyeta edhe token pse je kaq e molisur
Ah kjo toke e zeze frymen po ma ze
Djemte kur po me ikin
O sa forte me dhembe
Gjithsesi do te kthehemi nje dite
Ne vatren tone ne vend ku jemi rrit