30.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Shpresa Gashi Zurnaci

ME ÇO NJE FJALE VENDLINDJA IME
Po ta leshoj një ze oj nene
Po ta leshoj një ze atdhe
O Prizren të leshoj ze
Ne çdo shtepi e në çdo votër
Po leshoj ze që nga Izmiri
që Egeja ja lag brigjet
Ty Prizren, qytet me İ miri
se nga malli, shpirti me digjet!
Nuk desha nga ti te largohem
e të shkoja në dhe te huaj
Te më falë të nenshtrohem
se larg teje fort po vuaj!
Ti e di jam bija jote
ndaj në zemër përherë te kam
kudo te shkoj rreth kësaj bote
sytë përlotur për ty kam!
Me ço një fjalë vendlindja ime
Prizreni İ bukur,qytet me histori
më zhytë thellë nëpër kujtime
më bëj nder, aty me mbaj
Dhe Izmiri s’është i keq
këtu kam folenë e re
por s’më hy ne sy fare asgje
para teje ku kam le!
Ndaj për ty sa të kem jetën
do kem mall, s’të heq nga mendja
vargje për ty do hedh mbi letrën
Veç për Ty do të këndoje
Shpresa Gashi Zurnaci
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.