-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Shpresa Gashi Zurnaci

LARG
Ty që shpirtin unë ta di
Mos kujto se nuk te njohe ty
Të njohe mbrëmda krejt qka ki
Te njohe dhe zemren tende te mire
Në syte e tu e pashë vetëvehten
Aty ndjenjat mu mu tretën
Aty gjeta një fole
Dhe filloj një bote e re
Shpirt binjak që kemi ne
Të dytë vuajme për Atdhe
Une ketu e ju ne Evropë
Sa mallë kemi për atë tokë!
Shpresa Gashi Zurnaci..Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

PËR JETË SHOQE
(Shoqes nga femijeria Sejlanes))
Një kujtim diku shpalosa
Këtu e më tej katër dekada
sa shumë u përmallova
Brenda kujtimeve më rrodhi fjala
Më rrodhi fjala përmbi portret
Për shoqen time të fëmijërisë
U rritëm bashkë ndamë nga kjo jetë
Ndamë dhe kujtimet e vajzërisë
Fati na ndau jeta na hodhi
Mua përtejë në Anadolli
Ajo Prizrenin për vete zgjodhi
Por mall nga unë kurrë nuk u nda
Sa herë i kthehem qytetit tim
Koha mes nesh ndalet pushon
Nuk numron orë veq sjellë gëzim
Dhe mallin tonë e ç’përmallon
Ti mbetesh engjull në shpirtin tim
Sa do që jeta të na ketë ndarë
Ndaj vjenë si flutur në vargun tim
Të kamë motër shoqe të pare
Shpresa Gashi Zurnaci..Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Ç`TË TË JAP VARGU IM
Alfabetit të ikjeve dhimbjen e mësuam
Nëpër gjeografin e mallit mbetëm të harruar
Qfar ti japim vargjeve nëpër këtë vetmi
Pos etjen e shpirti të trazuar
Na mbetën udhët plag në shpirt
Dhe ikja na la të harruar
Qfar ti japim vargjeve kësaj vetmie
Pos etjen e shpirtit të trazuar
Asgjë kur ikëm s`morëm me vete
As edhe një të vetëm kujtim
E tani qfarë të të jap edhe ty o varg i bekuar
Pos etjen e shpirtit të trazuar
Dhe tani kur ikja me ne është mishëruar
Dhe udhët ëndrrat na i kanë kapluar
S`kam ç`të të jap o varg i bekuar
Pos etjen e shpirtit të trazuar
Shpresa Gashi Zurnaci
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.