Gjithë jetën vizatove për mua
fusha pa fund, gjithë shpresa të çmendura,
edhe pse zogj krahëthyer trishtonin qiejt,
shtëpinë që frymonte tej nën akacie
thurur me gjethe e diell…
Gjithë jetën vizatove për mua,
rrugë që shkonin në pambarim,
me siluetat tona përqafuar,
duke më ruajtur në çdo regëtim,
Nga frika mos të bija.
Me mundimet, si të Sizifit,
lije gjurmë në lëndinat e mija,
gonxhe të sapoçelura,
që dridheshin në duart e shpirtit…