30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Shqipe Bytyqi

DASHNI E PAKUSHT
Mbram ndjeva ate tuj qa
n‘heshtje pa za
i lodhun, i hajthëm
Me ja da rriten
sopatën poshtë trungut
ja kishin lanë
m’kalli shpirtin flak
Sot ra rr’feja mbi te
ma t‘fismin lis
e zezë mu ba dita
nji gropë te kamb’t mu hap
Ai, anipse krahthyem
përdhé me ra
nuk m‘la
ShB, St.Gallen
“”””””””””Imazhi mund të përmbajë: Shqipe Bytyqi, syze dielli, jashtë dhe Zmadho
ZGJIME TË FJETURA
Na mbaruan pranverat
ato që lindnin zjarre
tani ulim qafat zgjedhave
dhe këllqet i binden t‘zotit
tani luajmë skllavin e bindur
deri në rebelimin e çmendur
dhe dikur vetë ndëshkohemi
më pas vetë ekzekutohemi
më vonë rastis vetë knaqemi
Ku mbeti ai zjarr i nisur Prometeu
çlirim i zogut të zënë peng
ku mbetën ato pritje mes gishtash
si gacat që digjen n‘vete
kur botës ju shtua tharm mashtrimi
e çdo ditë muton
çdo ditë fytyrë ndrron
zgjimet nuk u bëkan të shtyra nga kotja
as nga bij bastard Prometeu
ato ditkan zjarrin n’zemër t‘ushqejnë
Eh, zgjimet
ato ditkan, gjatë nën hi të flenë
ShB, St.Gallen
“””””””””””””
ZGJIME TË FJETURA
Na mbaruan pranverat
ato që lindnin zjarre
tani ulim qafat zgjedhave
dhe këllqet i binden t‘zotit
tani luajmë skllavin e bindur
deri në rebelimin e çmendur
dhe dikur vetë ndëshkohemi
më pas vetë ekzekutohemi
më vonë rastis vetë knaqemi
Ku mbeti ai zjarr i nisur Prometeu
çlirim i zogut të zënë peng
ku mbetën ato pritje mes gishtash
si gacat që digjen n‘vete
kur botës ju shtua tharm mashtrimi
e çdo ditë muton
çdo ditë fytyrë ndrron
zgjimet nuk u bëkan të shtyra nga kotja
as nga bij bastard Prometeu
ato ditkan zjarrin n’zemër t‘ushqejnë
Eh, zgjimet
ato ditkan, gjatë nën hi të flenë
ShB, St.Gallen
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.