Pregaditi per botim Gjin Musa,gazetar
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Lajmi trondites per ndarjen nga jeta te gazetares trime dhe shkrimtares ZENEPE LUKA ka tronditure shoket dhe miqet qe e njohen nga afer.Rrjetet sociale jane mbushure me shkrime dhe komente nga ma te dhimshemet.
PO KUSHE ISHTE “ZENEPE LUKA (CERKREZI)?
Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.
Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora,Vlora”, botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri”Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. “Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri”, është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.
“Violeta Manushi, kryezonja e skenës”,që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”.
Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.
Zenepe Luka -Vlerësimet.
Përveçse është një gazetare e mirënjohur dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka, jep kontributin e saj edhe në shoqërinë civile.Ajo është themeluese dhe Kryetare e Shoqatës Kulturore “Al Bano & Romina Poëer” që nga vitit 1996 dhe Presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh.Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e “Mirënjohje”nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë,disa shtete në Europë,Diasporë dhe veçaanërisht në Itali.Në muajin nëntor të vitit 2011, në Forumin Botëror të Gruas, që u mbajt në Pekin, Zenepe Lukës iu dorëzua çmimi “Grua e shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave Kineze dhe nënkryetare e Parlamentit të Kinës, zonja Çhen Zhi Li.Në korrik të vitit 2012, Komuna e Çelino San Marko,vendlindja e këngëtarit Al Bano Karrisi i dha Premion “Qytetare nderi”.Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni. Më 1 nëntor të vitit 2017, Presidenti i Kosovës zoti. Hashim Thaçi e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave. Një bum vlerësimesh ju akorduan në eventin e organizuar” 45 vjet gazetare e terrenit”, ku më të rëndësishme ishin Çertifikimi me Titullin “Misionare Paqeje Ndërkombëtare ,ndërsa Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë e nderoi me “Mirënjohje” Deputeti italian Nicola Ciraci, dorëzoi disa Mirënjohje akorduar nga disa bashki të Puglias,ndërsa Premion “Nikolin Xhoja” ia dorëzoi pjanistja, Mjeshtër i Madh Aksinja Xhoja.Këngëtari Italian Al Bano Karrisi i dorëzoi dy premio , duke vlerësuar maksimalisht Zenepe Lukën si gazetare dhe kryetare e shqoatës kulturore “Al Bano Karrisi” që me aktivitetet madhore për gjatë 25 vjetëve, ka forcuar urat e miqësisë mes dy popujve.Më 2 gusht të vitit 2019, në ditën e përvjetorit të lindjes, Zenepe Lukës i akordohet Medalja e Artë “Ambasadore e Paqës botërore” firmosur nga katër institucione amerikane të akredituara në OKB. Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Misioni Diplomatik Amerikan dhe Akademia Botërore e Paqes.Më 23 nëntor të vitit 2019 Klubi botëror i Artit dhe Sozive me qëndër në Milano, i akordoi cmimin dinjitoz ndërkombëtar OSKAR.Më 21 dhjetor 2019 Unioni i Gazetarëve në Vlorë, e vlerësoi me çmimin “Petro Marko”.
Zenepe Luka(Çekrezi) e ka nisur krijimtarinë letrare që në bankat e shkollës së mesme”Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Kur ishte studente,dorëzoi për botim librin e parë me poezi titulluar “Vajzëri”, që u refuzua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri, me pretekstin, se kishte vetëm lirika.
Seria e botimeve nisi në vitin 1996, me novelën “Rënkimi i shpirtit”. Në vitin 1998, botoi librin publicistik “Vlora,Vlora”, botim, që përcjell kronikën e dhimbëshme të pranverës së vitit 1997-të në Vlorë. Libri “Unë, gazetarja rebele” e pa dritën e botimit në vitin 2001, ndërsa libri”Një jetë për Kombin” u botua në vitin 2002. “Rrëfej Nermin Vlorën-ishim Tri”, është libri voluminoz,që u botua në vitin 2005.Në faqet e tij zë vënd figura e Ambasadores së Kombit Nermin Vlora , mesazh-këmbimet e shumta të saj me autoren, që njëherësh janë edhe amanetet për promovimin e vlerave dhe kontributve të gruas shqiptare.
“Violeta Manushi, kryezonja e skenës”,që doli nga shtypi në verën e vitit të 2007, është një tjetër libër me vlera i autores.Në maj të vitit 2008 u botua dhe u promovua në Vlorë libri i saj i shtatë “Al Bano & Albania “, ku mori pjesë edhe këngëtari i shquar italian, Al Bano Karrisi.Në korrik të vitit 2012 u botua libri në gjuhën italiane L’amore Albanese per Al Bano“(Dashuri shqiptare për Al Bano), që u promovua në vendlindjen e këngëtarit në Çelino San Marko,ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës Prof.Bamir Topi”.
Libri voluminoz “Kjo është jeta ime”, u botua në maj të vitit 2013, me rastin e 40 vjetorit të diplomimit gazetare të autores. Novela “Rënkime shpirti-Amaneti”, doli nga shtypi në vitin 2015.
Autorja ka përshtatur edhe librat “Al Bano & Romina Poëer”dhe monografinë “Jeta e Al Bano Karrisit”, Libri “Edi Luarasi Dramë & dashuri (në jetë dhe në skenë),doli nga shtypi në vitin 2017 dhe u promovua në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar.“Testamenti i grave për gratë”u promovua me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit „Nermin Vlora Falaschi“ më 18 prill 2018.Po në këtë vit u botua libri “ Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Çota Sozia e Klaudia Kardinale” .Llibri “ Kjo Dashuri e ka emrin Al Bano“ , u promovua në maj të vitit 2018 në Vlorë,ku ishte i pranishëm edhe Al Bano Karrisi.“ .
Ja si shprehen koleget dhe miqet ne komentet e tyre:
ERA CELA
“””””””””””””””””””