5 Maji – Dita e dëshmorëve
Në këtë ditë lavdie do të përkujtojm dëshmorët e rënë për lirinë dhe bashkimin e trojeve.
Do ti përkujtojm në rrjetet sociale, ngase në mediumet elektronike nuk na mundësohet të flasim mbi jetën, guximin, patriotizmin dhe veprimtarinë atdhetare të dëshmorëve tonë nga lufta e lavdishme e UÇK-së.
Do të përkujtojm ata të cilët sakrifikuan veten, duke falur jetën për një ditë më të mirë për këtë popull.
Ata që edhe pas 20 viteve, akoma de jure nuk e gëzojn statusin e dëshmorit
Në këtë ditë të 5 Majit do të distancohemi nga të gjithë ish luftëtarët të cilët haruan dëshmorët dhe betimin e dhënë, duke u bërë ushtarë – militant të partive politike me qëllim të lakmisë dhe përfitimeve personale.
LAVDI bijve dhe bijave heroike të lindur nga gjiri i këtij populli.