30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

SI DHUNOHET OPINIONI PUBLIK NË KOSOVË SOT NGA PARTITË POLITIKE

 

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami

 

SI DHUNOHET OPINIONI PUBLIK NË KOSOVË SOT NGA PARTITË POLITIKE

Ose si i jep ders Makiaveli politikës shqiptare nga katundi qytetit?

 

Kosova është plasuar mbi një bombole gazi të cilën e kanë kurdisë injorantët dhe mendje mëdhenjtë politikë, sepse partia i ka bërë të “gjithëditur” dhe të sëmurë duke thurë intriga, e prej tyre (partive), duke fituar diçka, që me vese e çorodia të sojit cinik, plotë makiavelizëm që ka zbritur nga qyteti në fshat dhe anasjelltas, që të gjithë së bashku, dikush me vetëdije e dikush pa te po e godasim shumë egërsisht faktorizimin si UÇK-ës. Po ashtu me një egërsi po e godet si shtetin ashtu edhe shoqërinë, në sprovën me këmbë e duar në prush një soj kuadrosh që shtiren si të ditur në politikë. Në këto rrethana jo vetëm LDK, del sheshit se është parti e makiavelizmit primitiv, sepse ka aftësi të thurë intriga, por që intrigën e kupton si figurë stilistike voxiste, që i sjellë ujem në çdo çast. Këtë lloj politike të fshatit dhe bajrakut nepotist të “qytetëruar” me grimë rozë, që Kosovën e ka bërë një lloj sahan laboratori, ku gërryejnë gjithëfar rrmoqësh, e që pispillosen para grave dhe lavireve se janë me çelësa në dorë, për fatin  e një gjysmë kombi të përgjakur, deri dje nën robëri. E këtillë është ADN-ja e Kosovës politike sot, pikërisht nga kjo parti dhe simotrat e saj që posa ngritën në mëngjes, shikojnë para e mbrapa dhe anash, a ka diçka për të grabitë. E kur dihet se gjaku nga lufta çlirimtare, ende nuk është tharë, e këta politikanët me informata shumë, krehën dhe lëpihen si macja legenin duke grabitë për t`u bërë kapitalistë, pas politikës që ua kurdisë ai apo ajo, që nuk i ka informatat në dorë, por i ka çelësat në një kasafortë, ku çelësi i saj i ka 27 shifra numrash, për t`u hapur. Ec e mbaj në mend gjithë ata numra, pa e hapur zarfin. E fati i Kosovës është sjellë prapë në zarf, sepse nuk kemi luftuar më tepër, se sa dikush të na e caktojë mbretin apo mbretëreshën, me zarf. E pra si mos të këndojmë: “Baba mbret ma falë Kosovën (këndonim dikur), na e shite Nishin e Kushumlinë; na i shite Ulqin, Plavën e Gucinë; po don me shitë edhe këtë trohë Shqipninë’!. Të ia shtojmë: shitën Çakor, Kullë e Debelldenë, duan ta shesin edhe Ujmaninë!

Kosova është shkëputur nga mjetet e informimit të shkruara në letër, që më zërin e popullit quheshin gazeta. Shumë mirë sepse nuk kishim gazeta, sepse kishim tepër gazeta. Edhe më drejtë për drejtë, shumë gazetarë shumë të sinqertë mbetën pa punë. Në Kosovë, pas sulmit të fantazmës infektive “Coronavirus19”, nuk botohet asnjë gazetë, qoftë ditore apo javore. E vërteta, Kompania “KOHA” e boton një informator javor (botohet vetëm të dielave), por atë e lexojnë vetëm ata lexues që janë të pasionuar në gazetari. Ka ndodhë ky fenomen, sepse në shtetin më të ri të Evropës, malli më profitabil është hipokrizia dhe futja e ndërskamcave nga partitë dhe individët përmes internetit nëpër disa tablloide dhe portale, e ku gjenerata që “duhet të vdes”, nuk ka qasje në rrjetë, sepse, i mjaftojnë rrenat nëpër televizionet e politizuara, ku gati për çdo natë komentojnë opinionstët “specialistë” për çdo gjë. E Kosova sipas një lagje politikëbërsish të territ, me asnjë çmim nuk guxon të ketë gazetari ivestigative (hulumtuese), sepse informata duhet të mbetet vetëm pronë e faraonëve politik, qe 30 vjet, të paktën.

Kosova sot e ka vendin e parë me infektime dhe vdekje, për një milionë banorë në Evropë. Partia në pushtet me partnerët e pakënaqur, për çdo ditë lëshon informata në ora 15-të për numrin e të vdekurve dhe të infektuarve. I ka harruar në tërësi të droguarit (më 1973 i kishim vetëm 3 personat dhe ata nuk ishin shqiptarë), të burgosurit nëpër Evropë dhe gjetiu, dhe pak kush sot ndihet duke thënë: Do të qëndrojë këtu sepse dua të jam nxënës i Adem Demaçit. Jo gati 80% te të rijëve i ndien duke thënç: “Këtu nuk jetohet”. Është kështu sepse disa parti në fund të shekullit XX patën filluar të lëshojnë ‘’viza’’, kinse po ndiqen politikisht nga fashistet e Beogradit, e vet u “rukovatshin” për çdo muaj me ta. E sot, për çdo ditë, diku kah fundi informatorët e Ministrisë Shëndetësisë, ia shtojnë kumtin edhe për numrin e të shëruarve nga “covidi”, që është deskriptiv dhe i pasigurtë, sepse informata është e fabrikuar, pra nuk rrjedh nga dora e parë, profesionale.

Në Kosovë vërehet se zhvillohet një luftë shumë e përkushtuar e mjekëve për ta pasë situatën nën kontroll. Ky realitet është për respekt njerëzor. Ky përkushtim duhet të vlerësohet, sepse nga fillimi e deri kah mesi i metastazimit të pandemisë, Kosova ishte më e suksesshme në luftimin e Coronës19, se sa çdo vend tjetër në glob. E pra, shtrohet pyetja kah erdhi përmbysja. E vërteta, përmbysja është kthyer në zejtari rutinore, sepse lufta më e egër sot zhvillohet për  ta mbajtur pushtetin, dhe për ta shtuar shansin për ta grabitë sa më shumë kohë. Të tjerat vijnë vet.  Në këtë luftë të territ, nuk lakohet asnjë teori e Makiavelit publikisht, duke mos plasuar adresë, se çka mbetët pa u përdorë, krejt me qëllim, për ta mjegulluar të kaluarën, shumë të errët dhe fillim e mbarim në dëm të kombit, dhe aty barrikadën dezinformatat, sepse është më lehtë të tregohet se si është notuar dikur, se sa si do të notohet nëpër valët që e zbërthejnë edhe shkëmbin sot, sidomos shoqërinë shtetërore kosovare. I vetmi mjet për ta diskredituar tinëzisht tjetrin që nuk është si ti, e që nuk kursehet as legalisht dhe as  ilegalisht, në këtë histori të kaluar, për politkanët e territ, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe lufta e saj. Po e veçojë UÇK-ën sepse këto ditë është në modë politike, kah diskutohet, madje edhe në Parlament një ligj që quhet: “Ligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-luftës”. Në diskutimin maratonik në dukje, pati zëra që legalisht të futët në UÇK njëfarë ish organizate: “Mbrojtja territoriale”; pastaj, u theksua organizata fantome FARK, pastaj u tha edhe fakti se: “nuk duhet UÇK të mbrohet nga populli”. E këtë klithmë e klithin ata që thonë: “Na ka çliruar SHBA dhe NATO, sepse vetë 1993-1999, UÇK-ën pa fije turpi edhe para të huajve e kanë quajtur “terroriste”. E ky soj idiotiv dihet me emër dhe mbiemër, dhe ne jetojmë dhe koabitojmë me ta.

Por, mbi të gjitha vlera e UÇK-ës u nda me simetri për gjysmë në nivel makiavelsit dhe më tepër se hipokrit kur këto ditë, madje në Parlament u tha: “Tjetër çështje është UÇK, tjetër çështje është Lufta e saj”. Këta në UNMIK patën plasuar dokument me vulë që “Në Kosovë nuk ka pasë luftë fare, por ka qenë njëfarë konflikti”. Kjo do të thotë se ne kemi qenë për t` u ndryshuar regjimi në Beograd dhe jo kufijtë. Dhe nuk është çudi, sepse për këtë kemi nënshkruar edhe në Rambuje. Pra, hapur LUFTËS për çlirimin e Kosovës iu alienua (tjetërsua) tregermëshi UÇK. Sipas Makiveleistëve iu la në qarkullim të diskutojnë dhe imponojnë si vlerë vetëm LUFTËN, sepse sipas tyre, UÇK ka  “bërë luftë n` emër të fetishit” premtim, e jo të popullit dhe me ndihmën e popullit dhe miqve, kuptohet. Kjo do të thotë, se ata që kanë sabotuar luftën (78% e popullit), që shkrepin zëra ende në atë përqindje, ata sot janë ndërgjegjeje e  brejtur e kombit, e jo ata që kanë derdhë gjak dhe i kanë lënë gjymtyrët nëpër male dhe fusha të Kosovës. Për fetishët politik nuk është asgjë varfëria dhe vetëvrasja e luftëtarëve të UÇK-ës për shkak të varfërisë, por është me prioritet që një kastë aventurierësh, të avancohet në lozhë kapitaliste. Në Kuvend, disa urrejtës të luftës çlirimtare, me paranojë, provuan të fusin edhe ca pyka dhe provuan të nxjerrin gjysmë spica, nga tërësia (duke ,mos ditur se UÇK ka bërë luftë të drejtë, dhe nuk ka luftë si vlerë pa UÇK-hb) e luftës, sepse llafazanet e djeshëm dhe të sotëm, nuk e pranojnë se FARK-u ishte shpërbërë dhe ato personalitete që ua kishte zënë frymën politika atdhetare, nuk u pajtuan me “frymën e FARK-ut”, prandaj i hodhën paletat FARK dhe u konvertuan në UÇK. Edhe ky transformim ishte kontribut, për faktin se doli që  i bërën dy aksione ( beteja e Loxhës dhe e Kosharës). Por kjo  e fundit me  staf të përzier dhe me firmë  UÇK, shumë çka nuk arriti deri në fund. E vërteta, ka ardhur koha të thuhet se, në të dy aksionet lufta mbeti diku në mes, pa u krye deri në fund në aspektin taktik dhe strategjik. (Për këtë që e thëmë duhet lexohet çka është taktika dhe strategjia ushtarake…?). Prandaj, ju them atyre që ulërijnë se na kanë çliruar të tjerët, ua rritni çmimin të tjerëve, por vet do të mbeteni lakuriq, kur të botohen dokumentet, pa humbur kohë, tash e nja njëzet vjetët e ardhshme. Ku do të janë saboterët, populli do ta vlerësojë, por specialistët do të argumentojnë, por jo me fraza pompoze sociologjike, por me argumente historike arkivore, ku nuk ka vakum për rrenë.

Pas çlirimit Kosovës (10 VI 1999), pati filluar një ofensivë e partive që e sabotuan luftën të dalin në safin e parë, madje edhe për faktin se institucioni UNMIK, me asnjë çmim nuk donte të figurojë askund  “fryma’’ e UÇK-ës. Në rrethanat e reja, ende pa u shëruar plagët e të plagosurve, pa u dalë bari të vrarëve mbi varre, të paktën në Prishtinë, pati filluar të aplikohet një politikë makiaveliste. Ata që kishin sabotuar luftën, ose drejtë për drejtë, ose përmes fëmijëve të tyre, patën siguruar “uniforma” të UÇK-ës, dhe me nxitim zbuluan një zejtarie të re politike me grafite profitabile: “Mos e prek e UÇK-ës”. Për këtë dukuri të shëmtuar autori e pati informuar Adem Demaçin dhe Bernard KUSHNRIN. Por ky i dyti, me shpjegimin se kush qëndronte pas grafiteve, nuk u prononcua kurrë deri në fund. E vërteta, luftën kundër kësaj dukurie të shëmtuar të grabitjes së pronës shoqërore disa saboterë e bënin me prapavi që të akuzohet UÇK dhe t` i japin vetë të drejtë se çka kishin shkumuar disa vite për te. Por duhet të thuhet se as forumet e UÇK-ës,  nuk e luftuan me sinqeritet fantazmën që i akuzonte, e kjo vinte në shprehje për faktin se saboterët kishin përvojën në skanimin e intrigave komuniste të shkollës titizmit, më konkretisht të Kumrovcit. Kështu disi, na mbeti kopili te dera, sepse firma ishte  e tillë që është dashur i madh e i vogël, të paktën ta ruajmë në atë ATMOSFERË TRIUMFI, ta ruajmë  pastërtinë e gjakut Adem JASHARIT, Zahir PAJAZITIT, Adrian KRASNIQIT, Fehmi e XHEVË  Lladrofcit, Tahir SINANIT dhe Endrit CARËS, me shokë e shoqe shumë. Nuk gaboj, sepse qe 20 vjet e studiojë LUFTËN e UÇK-ës, dhe me të drejtë konkludoj se: USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, është projekti më famëlartë në botë, pas shembjes së Murit Berlinit, pas shpartallimit historik të totalitarizmit në vendet komuniste, pas luftës së Ftoftë, të paktën në Evropë, sidomos.

Diku më me lehtësi, diku më me nostalgji, totalitarizimi (komunizmi) u tregua se i takon së kaluarës, i takon historisë. Por mjerisht në shumë vende, totalitarizmi nuk është kah shkëputet nga rrjedhat e zhvillimit shoqëror, si mikrrob infektiv. E kjo dukuri po ndodhë, sepse assesi pushtetarët dhe “fama”  e tyre, nuk po lëshon pe, janë shumë agresiv në demokraci, madje janë ata që e kanë kullotë KOMUNIZMIN, pasigurinë psikologjike të rrethanave të egërsuara, sidomos për shqiptarët e robëruar, por edhe që në të shumtën e vendeve çlirimi nga okupatori me një anë dhe nga e kaluara vetanake në anën tjetër, çlirimi është paguar me vargoj gjaku (Kosova……). E vërteta, pas mbarimit të luftës, LUFTA për pushtet është bërë edhe më e egër se lufta e KLASAVE në politikën komuniste. Ky fenomen ka ardhur duke u trashë në shoqëritë në zhvillim, sepse fjala shkencë dhe profesionalizëm aq është zbehë, sa që me diturinë e re në detyrë për barkun e fryrë, patën filluar të tallën edhe ata që i kanë mësuar nga njëqindë fjalë anglisht, e që nuk dinë të bëhen kapitalist për dy muaj. Kjo frymë polifonike  dhe ideologjike është në modë edhe sot.

Sot, në vendet që kanë dalë nga totalitarizmi, nja  88% e popullsisë është pa siguri ekonomike, pa sigurim shëndetësor, pa asnjë bibliotekë fshati, madje ka komunë që nuk e ka asnjë bibliotekë publike, e mos të flasim për ambulanta. Shkurt e shqip, demokracia çdo veprim e ka bërë komercial, deri edhe religjionin. Kjo i bien se 12% e popullit në Kosovë ka përfituar nga lufta  aq KAPITAL ‘marramendës’ edhe pse 10% e tyre nuk kanë luftuar fare, ose e kanë sabotuar luftën publikisht. E për kushtet kosovare, në totalin e këtij masivi popullativ polidimenzional, vetëm 2% e popullit janë me firmë, të zbehtë të UÇK-ës të pasur, kryesisht që po quhen nja 5 deri në 7  persona “komandantë”. Kjo ndarje dhe ky shtresim që po dominohet me varfëri të skajshme në Kosovë, do të  ketë pasojë që 10% e totalit popullor ta ketë në duar çdo pore të jetës, e ky realitet është në kundërshtim të plotë me etikën dhe strategjinë socialdemokrate të atyre që e ideuan, e themeluan dhe e komanduan UÇK-ën. Dhe mos të keqkuptohem, UÇK nuk ka luftuar për shtet të uritur dhe të pasur pasuri 10% të popullit, por ka luftuar për një sigurim shëndetësor, për një kulturë moderne evropiane që nuk është as në horizont, për një barazi relative me dallime jo të theksuara sociale, për çlirim nacional dhe social. E cila është struktura e atyre që kanë sabotuar luftën dhe kanë pasuri? E me këtë shtresë, studimi të del me fajde, sepse mu këta janë ajo ajka që ia pijnë popullit gjakun me pamuk dhe janë gati të padukshëm, hierëndë dhe jo në vende publike të lira. Këta kanë zakonisht nga dy shtëpi, një në qyet ku jetojnë “llordët” e tjetrën në tokë të babës në katund. Këta, prej andej dërgojnë selame si kompradorë se janë të zënë me punë nga firmat e Serbisë sa që nuk kanë kohë as të “marrin frymë”.

Pra, UÇK ka luftuar që të uriturit dhe të robëruarit të çlirohen nga realiteti i varfërisë ekonomike dhe çlirimi kombëtar i shqiptarëve që kurrë nuk duhet të sjellën ndaj serbëve minoritarë si janë sjellë ata në shkallë udbeske ndaj neve, gati për një shekull rresht. Pra, UÇK është shkollë  e lirisë për liri, shkollë e çlirimit për çlirim, pa dallim kombi e religjioni. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, institucioni më i zëshëm pro UÇK-ës së, jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, në biseda me ata atyre që  nuk diheshin publikisht, e ata nuk deklaroheshin se janë të Partisë Demokratike në SHBA, pa e harruar kurrë edhe Partinë e vendimeve të mëdha për Kosovën siç është Partia Republikane. Pra për popullin e robëruar shqiptarë në Shqipërinë Kontinentale, SHBA është një dhe partitë janë begatia dhe shpresa e të varfërve dhe të robëruarve, sepse Revolucion në SHBA në shekullin XVIII-të kishte karakter në rënd të parë nacional e pastaj social në perspektivë. Këtë realitet, ia kemi shpjeguar popullit kurdo dhe kudo. Dhe ashtu si është shqiptari patriot që lufton se feja e shqiptarit është shqiptaria, ashtu edhe për shqiptarinë është AMERIKA, kemi pas thënë, themi dhe nuk do të ndërrojmë mendje, sepse na është bërë gati si një religjion i çlirimit, si garancion i gjakut të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Adrian Krasniqit. Kemi arsye  të krenohemi si e kemi arritur këtë mbështetje në SHBA, sepse gjashtë Fuqitë Evropiane (Rusia, Franca, Anglia, Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia), kanë pas luajtë bigjoz me trojet tona nga 1877 e deri më 1999. E kjo  jo mbështetje që duket sot kudo në shtetin më të ri në Evropë, që quhet Republika e Kosovës, e kemi në çdo shtëpi si kujtim, dhe në saje të luftës së DREJTË të  bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë krijuar miqësi, me punë dhe djersë të dëlirë, madje jo vetëm atje përtej Atlantikut, por edhe në Evropë, e në rend të parë në Gjermani dhe Zvicër, që po i tregon rrezet e para të përhershme, por që në disa raste ato rreze po zbehen dhe pesimizohen.

E pse mos ta them edhe këtë, kur në një çast e pritja pushkatimin edhe pse isha në ilegalitet (24 mars-10 qershor 1999), u bëra krenar kur dëgjova se: “Nga Amerika mike po vjen Bataloni ATLANTIKU, për të luftuar në Kosovë për liri, faqebardhë e si Shqiponjë. E në saje të kësaj mrekullie, ne nuk guxojmë të sillemi si po sillemi në këto vitet e fundit ndaj atyre dritave prej dielli që na erdhën në ndihmë në ditët kur duhej. Të jemi pra, më të përgjegjshëm, dhe t` u themi disa partive që shtihen se: “pa neve nuk ka shtet, as liri”(!), duhet të mësojnë se edhe  pa këta që na masakrojnë për çdo ditë me rrena dhe premtime, ka shqiptarizëm dhe do të ketë shtet, shumë më civilizues. Sot, disa parti e kanë  (politike) kaluar çdo kriter, madje edhe masën kritike të durimit, me nepotizëm partiak dhe në padrejtësi të çdo lloji, madje publikun e kanë irrituar sa që çdo bisedë për akcil partinë duket se është bërë “djerrinë e minuar”. Shikoni se si luajnë dy popa të Manstirit Deçanit me një të drejtë kombëtare që Rrafshi i Dukagjinit të lidhet me rrugë të asfaltuar me Plavë e Gucinë. E kush t`ua thotë se atë Manastir më shumë se pesë herë e kanë ruajtur shqiptarët se sa popat serbianë. Madje, po e zbuloi edhe këtë se disa prijës muhaxhirë më 1890, të mllefosur se Serbia i kishte vënë para varrit (714 katune i shndërroi në krematorium) kanë provuar ta kthejnë në xhami. Por e penguan vojvodët shqiptarë. Kush janë ata, nuk mund t` ua them, por shikoni ftografitë, nëse nuk keni mundësi të lexoni, kah luajnë e dëfrehen shqiptarët në kishën e Deviçit, Deçanit, Graçanicës (ku autostrada i bien përskej) etj. sepse serbë nuk kishte fare. Edhe më konkretisht, Manastiri i Deçanit më 1924, ka qenë duke u gërmuar nga arkeologët. Dhe posa ka dalë themeli i një kishte më të vjetër Arbanase, gërmimet janë ndalë. Atëbotë Manastiri i kishte vetëm një hektarë e katërdhjetë ari pronë. Por më 1927, Punisha Raçiqi, Miliq Krsta, Mihajllo Cerviqi të përkrahur nga Bozha Maksimoviq Kundak (Kryetar qeverie)- ia dhuruan Manastirit edhe 3 hektarë tokë pune, kuptohet duke ua grabitë shqiptarëve. Hulumtone këtë në Fondin e Ministrisë Kolonizimit agrar 1920-1941; 1946-1958. Çdo gjë dihet, por falsifikimet janë të tmerrshme dhe duhet durim për t` i zbuluar. Po kush t`i zbuloi, ata që nuk kanë asnjë ditë hulumtim. E vërteta të gjitha dokumentet i ka edhe Shkupi, sepse atje ka qenë Drejtoria e Mihajllo Ceroviqit.

 

KU JEMI SOT PAS NJËZET VITESH NË LIRI ME MAKIAVELIN NGA FSHATI APO QYTETI QË INTRIGON?

Në Republikën e Kosovës, pas çlirimit (10 VI 1999), janë mbajtur disa palë zgjedhje parlamentare, prej të cilave kanë dalë qeveri të zanatit politik dhe asnjëra të profesionit nga lëmia e diturisë, kulturës dhe shkencës, sepse është provuar që të promovohen të “diturit dhe profesionistët” që i ka prodhuar partia e jo shkollimi dhe aftësia intelektuale e shoqëruar nga një soj përkushtimi atdhetar, që ka buruar nga universiteti, instituti dhe ditura, nga çerdhja e deri në Akademi. Kjo pasuri kuptohet se është më e shtrenjtë por më e sigurtë, sepse asnjë të huaji nuk i thotë “lepe peke”, por për ta ruajtur dhe vlerësuar kapitalin e saj, madje  e të gjitha brezave, e sidomos të brezit të shkollimit, të burgjeve dhe punës së mirëfilltë njerëzore dhe shkollore, e që është sublimuar në UÇK, në luftë të armatosur për liri dhe çlirim të Kosovës, garantoi se ishte, dhe është investimi më i sigurt në ardhmëri. Pra, duhet t` i luftojmë në shkallë civilizues të gjitha partitë që promovojnë “histori faraonësh” në stilin: “historia fillon me mua, me ne”. Kur jemi te ky realitet politik trodimnenzional, ende nuk e kemi bërë llogarinë a më shumë ushtarë i ka dhuruar UÇK-ës opinga apo kafenetë e lagjeve të qytetit, të cilat gjithmonë kanë qenë plotë 1989-1999, madje me legenë e shpuzë duhani dhe zdral alkooli përplot.

Kuptohet, se Republika e Kosovës duhet të dihet, se dje dhe sot, pesë herë më tepër sulmohet nga jashtë, e kjo dukuri lufte, kurrë nuk po pushon, sepse po ndihmohet tinëzisht nga brenda, pikërisht nga ata që më së pakut e kanë merituar çlirimin, e tash janë bërë tautolog të lirisë, sepse lirinë, thonë këta “na e paskan siellë të tjerët”, sepse vetë janë pshurrë nëpër kafe e qymeze alkooli, për dhjetë vjet. Pra,  nuk është çudi se lufta e brendshme na duket më e egër, sepse atë të jashtmen ne nuk e shohim, nuk e perceptojmë, disi është e padukshëm, dhe nga gërryen për çdo ditë në substancë, pale mos do të u jepet shansi të na defaktorizojnë si provuan me njëmijë intriga ta akuzojnë  UÇK. Pra si vlerë lufte dhe luftë heroike UÇK që mos të shpjegohet, mos të bëhet model nëpër Evropë, të paktën, se si kemi ardhur ne shqiptarët e robëruar deri te shteti. Por mos të harrojmë se si po e ndërtojmë shtetin me kuadro të paafta, pak kush se do të na “lakmojë”. Ndodhë ky fenomen, sepse realitetin tonë historik, as nuk po e peshojmë profesionalisht, as me përkushtim nuk po e kultivojmë, që ta avancojmë shtetin dhe shoqërinë në nivel shkencor, e me dituri si vlerë njerëzore. Ndodhë kjo që po defilon para syve tanë qe njëzetë vjet, sepse nuk kemi kuadro të mirëfilltë në frontin e parë: as në Parlament, as në Qeveri dhe si t` ia shpjegojmë popullit, në gojë të kujtë jemi sjellë, nga brenda e nga jashtë me plotë “evlia” që shtihen si heronj e janë sahanlëpirës të talentuar.

E kur e them këtë, mos të mendon ndokush se shteti ndërtohet nga ligjëratat eks katedre. JO. Por, të paktën, ne sot nuk kemi të drejtë ta fajësojmë askënd për nepotizëm, papunësi e varfëri, padrejtësi dhe pabarazi ekonomike, për shitje (falje) të pasurisë shoqërore, pa e hetuar dhe gjykuar vetveten. Madje, historia nuk do të na e falë që tokën e bukës në Kosovë, e kemi kthyer në beton dhe oaza profiti momental. E në këtë shpjegim, tani për tani bajrakun e mbajnë duke shpërndarë iluzione edhe disa  televizione reklamash, që për çdo natë i ke duke gumzhuar shkumë hipokrizie, dhe politikë makiaveliste, në dëm e dobi të klaneve që i financojnë. E mjera Kosova, me 7 universitete dhe 15 qendra televizive, thue se shkencat politike (politika dhe sociologjia),  “ janë shkenca” të lumturisë dhe nirvanit që sjellin ushqim dhe lumturi parajse, për ca individë të ‘gjithëdijshëm’. Lidhur me këtë, qysh më 1972 pata lexuar se Kosova duhej, në bazë të resurseve qysh më 1964 të arrinte nivel ekonomik të Sllovenisë. Por dallimi ka ardhur duke u rritë në favor të varfërisë Kosovës, sepse nuk kemi ende kulturë kapitaliste. Ne, ende nja 70% të energjisë intelektuale e hargjojmë për prodhime ideologjike, për fetishizim të partive dhe individëve, që na përçajnë dhe na varfërojnë, në vend që të bëhet realitet e kundërta.

Shikoni, nuk e di a e kuptoni se si u lansua këto ditë fjala: “PDK do të futët në Qeverinë Hoti, si “riformatizim”. Shikoni se si një luftëtar i denjë i UÇK-ës u shfaq me ambicie, para se të lansohet “raketa riformatizim”, duke kritikuar Kryeqeveritarin, që nuk e pyetet si partnerë, për asgjë, se Nënkryeqeveritarin e ka aty pranë Kryeqeveritarit, por që ai nuk kupton skajin e fillimit të kryezotërisë, sepse nuk është i korruptuar në ndërskamca qymezesh. Reagimi i Ramushit, se nuk prodhoi nudo politikë për asgjë, shihet se tek luftëtari heroik që dëshiron të avancohet në President, nuk ngjalli ribesim fare, në nyjen çka nesër. Por ambicia për postin më të lartë në shtet, disi u lansua pak më pas “zhurnalit”. Këto ambicie karrieriste janë kah na kushtojnë në shumë sfera, sepse një parti që momentalisht është “Imam, me një kashtë i nxori gjashtë”. Edhe më konkretisht. Ky fenomen makiavelsit ndodhi për faktin se Ramush Haradini  publikisht tregoi me sinqeritet, por askush nuk e ka pyet për emërimin e koordinatorit të negociatave politike, me ish okupatorin, që quhet Serbi. Madje “imami i politikës me pajtim të atij të shtetit”, bëri një potez shumë të nivelit, duke e dërguar koordinatorin në Vashington, dhe vet e publikoi çështjen, se do ta “pranojë koordinatorin” e negociatave, shih edhe Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, për ta dalë pastaj vet koordinatori dhe për ta demantuar propagandën e Shefit të vet.

Me që i kisha prek pak në tel disa individë, këto ditë D. G, si telall i tyre, doli duke më quajtur “ahmak”!. E ky “shumë i ditur” dhe i informuar shkoi deri aty, sa që m`i uroi 82 vjet, sepse paska qenë nxënës i imi dikur. Nuk e mbaj në mend, sepse sigurisht ka ndërruar emër sepse e kanë zanat të rrëfehen në atë shtëpinë te stadiumi, në Dosjen e të cilit shkruan: “Stara adersa I; nova adresa S”, për me humbur gjurmë sepse më 1966, u pati rënë kaçubeti dhe njëfarë “koronavirusi”. Madje, ky i “ditur” dhe “informuar” shkon deri aty sa që bie në grackën e disa shkorolagjive që i japin poste dhe funksione. Edhe më keq ky far D. G, që nuk  e njoh fare, nuk kanë mësuar se DITARI I ARMATËS “E” nazifashiste, e drejtuar nga Gjenerali Fon LER, e ka pasur Kurt Valdhajmin zëdhënës. Ky i ditur dhe i fortë, sepse i ka dy aksionarë që në Kosovë sjellin mjegulla dhe kthjellin qiellin, duke bërë padrejtësi ndër ma të ulëtat, sepse të kritikon nga bregu, e nuk e dinë se Aramata “E” e ka DITARIN  që ruhet në një arkivë, në 52 fletore, prej tyre 2 janë regjistër emrash. Në këtë regjistër Kurt Valdhajm, përmendët jo më pak se 118 herë. Po pse më i njohuri për mua është Kurti kur reagova, sepse nga ndërtesa e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” sot, që atëbotë ishte kamp përqendrimi, u nxorën 104 patriotë shqiptarë dhe u pushkatuan, si antifashist. Prezent me rastin e pushkatimit (një ka shpëtuar dhe ka bërë intervistë edhe në “RILINDJE”) ishin: Fon Ler, Shmit Huber, Kurt Valdhajm, Xhafer Deva, gjeneralët: Shollc, Bredov dhe Llanger me disa shqiptarë që ia mbathën me ta për Sarajevë drejtë Zagrebit e Mariborit, ku ushtria Amerikane i zuri rob lufte në kufi me Austrinë. Me këtë akuzë ky soj informatorësh tregon një realitet se nuk din asgjë, nuk kanë lexuar asgjë, për një ngjarje tragjike për neve, por e shfrytëzon dhe të amputon fallin e odave dhe qymezeve ndër më të ndryshmet. Madje ky dihet se ka marrë hov dhe të fyen ashtu si i teket, pa asnjë fakt. I fortë është!

E po ku je more  çuni i heshtur i Vjenës, shpëtimtare që kurrë nuk je përpjekur as ti e as ata që të kanë shkolluar disi, të i  lexosh akordet kriminale kundër shqiptarëve. Ato akorde (Austriako Ruse) i ke pasë tu hundët: 1. të 15 janarit 1877, kur Austro-Hungria dhe Serbia me Marrëveshje sekrete i shndërruan 714 katune shqiptare, të Sanxhakut Nishit në krematorium; Marrëveshja  të shkurtit 1897, prapë sipas Vijenës dhe Peterburgut se “Shqipëri do të jetë vetëm një rryp toke rreth deti si koloni” e Vjenës;  të Peterburg-Vjenë të qershorit 1907, ku parashihet që Shqipëri mos të ketë fare; të 15 shkurtit 1913, kur  Vjena, me Rusinë u morën vesh për kufij strategjik në favor të Serbisë, kur 614 oficerë mercenarë, e kthyen Shqipërinë Kontinentale dhe Bregdetare në gërmadha (tetor-nëntor 1912), kur 1897 katunde dhe 12 qyteza shqiptare u kthyen në gërmadha. Vërtetë nga këto mizori dukem paksa i trullosur dhe “komunist” sepse edhe nga komunistët e Titos, (nuk je fajtor që nuk  e din por bën krim që hynë atje ku realitetin nuk e dinë, sepse për këtë mizori kam folur e shkruar më 1974 e tutje). Hulumto more i gjorë çka kam thën më 5 prill 1981 për Demonstratat revolucionare në Komisionin e Historisë. Dhe kurrë  pa u ndalë deri më sot. Madje, doktoratura për shpronësimin, shpërnguljen, shfarosjen e shqiptarëve e dorëzuar për mbrojtje  më 1978, e që është botuar, flet vetë. E i lumi Ti ore Dardan Ymeri, për informata të “dorës parë” për shoqërinë aksionare 3+1 (V, B, B, D, U,A-H me një), që e drejton. Unë nxënësit ndoshta i kisha lodhë paska duke recituar Lahutën e Malësisë, dhe pse jo edhe duke treguar me fakte, histori të Luftës Antifashiste  gjithëshqiptare: për Zenel Hajdinin, Emin Durakun, Meto Bajraktain, Hysni Dobrunën e Hajro Plavën, e Fadil Hoxhën, e besa pas vitit 1985 edhe për Shaban Polluzhën, ti nuk ke faj se ia ke mbathë drejtë Vjenës, e nuk të ka kërcënuar me vdekje askush.

Të lutëm hesht ore D I G, dhe mos më detyro për të treguar se kush je, dhe si je ti dhe ata më afër teje, sepse unë kurrë nuk kam ndryshuar as emër as mbiemër, e në partinë që e thekson (D. G), ka të tillë për kreditë që ndoshta ju nevojitet si kaucion. E në partinë komuniste pata hy më 1974, me propozim të disa nxënësve trima dhe patriotë të shkëlqyeshëm, që ta luftojë dhe ta shkatërrojmë katrahurën (Jugo) për brenda, si e thoshim atëherë. E kush ka qenë komuno-udbash, pse jo dalim e i shprazim dokumentet për secilin, por me argumente të shkruara, por pastaj as Amerika jugore nuk do të u bëjë konak, e Vjena e as Vadahjmi i vdekur, me të cilin pata biseduar personalisht dhe e pati pranuar pozitën se ku ishte në shërbim  si zëdhënës më 1941-1944. E unë Austrinë e dua shumë me tepër se ti. Por nuk mund ta fshehi, bie fjala se më 1917 në Vjenë i shkuan për KRYESHNDOSH 33 burra të kombit. Çka ndodhi, Vjena i frenoi të shkojnë çak edhe në Versaje, për ta mbrojtur çështjen shqiptare. Shko bacit në Vjenë, dhe e hulumto “Koleksionin Trollman”, se çka inskenonte nga Shkodra për Shqiptari. Unë nuk jam fajtor që këto fakte i kam mësuar pikërisht nga R. SHFANKE, një tregtar dokumentesh. E pastaj i kam verifikuar duke hulumtuar fondin “PERSONALITET SHQIPTARE” në Vjenë. E mos harro se qendra e ”Federatës komuniste”, ka qenë në Vjenë dhe Drezden.

Por mbaje në mend se e dua Austrinë, sa na donë ajo neve, as më shumë, as më pak. Ndërsa po tregohem paksa naiv që po lëshohem deri këtu. E di por flas si shqiptar, sepse nuk e nënçmojë askënd. Por të paktën duhet të rrëfehem para opinionit se më keni fyer. Por mos harro, se e kam rregulluar me Gazmend Berishën, Arkivin e LDK-ës. Për fat edhe “lugët në krojshe” të LDK-së në Kosovë dhe diasporë për mua dihen. Madje edhe atë 3% që e ka kullotë çdo sahanxhi, e çka jo tjetër, dihen. Dhe mos të mendon sot askush, çoftë defagji, apo surlagji i pispillosur, se bota nuk sillet rreth asnjë funksioni, që pastaj mendon se i dinë çdo gjë. Më besoni, lexues të nderuar se injoranti i fuqishëm kur merr turr, ai nuk din as për Zot as për mot e ky far i dituri D. i Gashëve, sigurisht se e dinë më mirë se unë,  a janë shitë 83 apo 84 pasaporta italiane që po flenë në sirtarët e një prokurori, që e pret momentin t`i shpallë “të vjetruara”, për  akuzat e krimit. Ka edhe xhevahire tjera, por…. E unë nuk kam qenë kurrë as ministër i komunizmit infektiv, as i demokracisë së drogerisë, as nuk jam asdisë të çes me allti nëpër ndeja. Kam çitë me laps e allti, kur më ka thirr ZËRI i POPULLIT TIM, ZËRI i ADEM JASHARIT, ZËRI i UÇK-ës me djemë e vasha heroina. Unë SHBA-t dhe NATO-n i njoh për ALEATË, por kur kanë ardhur këta ne kemi qenë shumë të përgjakur. Pra luftën e kemi filluar ne me UÇK në ballë, dhe ata që na kanë ndihmuar në luftën e drejtë çlirimtare, ua kthefshim në vogëlsinë tonë, me miqësi e bujari të përjetshme. Nuk dyshoi në këtë kurrë.

Unë si punëtor shkencor, nuk pajtohem pra që “na ka çliruar NATO”. Ndihmë po, por luftën 78 ditëshe të NATO-s (kam argumnete) nuk e pranoi se ka qenë HUMANITARE. Jo, fashizmi serb e ka destabilizuar Shqipërinë më 1997. Pas atij shkatërrimi neurotik Serbia fashiste ka planifikuar që në Kosovë do ta krijojë “TOPLICËN 2”. Pas këtij “triumfi, Milloshi ka pasë plan ta sulmoi Maqedoninë, besa edhe  Bullgarinë. E për këto plane ka pasë informata të sakta dosti i dy gazetarëve shqiptar K. Hill, duke i dorëzuar nja katër (4) drafte për Kosovën (gjithmonë duke e skajuar një-Inform: Tallbot, Çernomërdin) dhe në secilin draft Kosova është pjesë integrale e RFJ (Serbisë). Po për këtë nivel kanë nënshkruar katër përfaqësues shqiptar edhe në Rambuje. E bombardimi i NATO-s, dikush ka provuar me sigmën se: “Hajtë se e hanë shqiptarët se ka qenë humanitare”. Nuk ka qenë Lufta e Kosovës humanitare (Ndoshta për LDK-ën Po, por për UÇK dhe gjithë shqiptarët, JO).  E  di çka janë Shoqatat humanitare: “Zhan Anri Dinan” dhe “Gjysmë Hëna”. Por shumë më mirë e njohë Shoqatën “NËNA TEREZE”, ku të tria e kanë ndihmuar shqiptarinë. E vërteta, Baca Adem DEMA i ka pasur informata nga Bushi PLAK, dhe ai na pati thënë se: “ Nuk hudhën raketat “TOMAHOK” për sevap askund”. Pra hudhën për ta penguar agresionin fashist serbian. Kjo është e vërteta.

Po, kam qenë drejtor arkivi, madje arkivist sa për ta mësuar anatominë e të gjithë spiunëve që e kanë hedhur gurin dhe janë fshehë pas hijeve të profesionit idiotiv, duke ndryshuar emra por jo zanat dhe vese prej qenit tinëzak. Me gjithë këtë, serbët po i hetojnë dosjet, se nuk u nevojitën më. Dhe deri me tash janë shumë të saktë, përputhën me ato fakte që janë në arkivat tona. E pse ta fshehu, i lexojë edhe ato edhe këto.

 

T`I KTHEHNI “RIFORMATIZIMIT” TË QEVERISË SOT

Personalisht “riformatori” e kurdisi faktin, se PDK donë të hynë në Qeverinë Hoti, krejt për t`i treguar Ramsuh Haradinit se “ke shkuar me akuza ndaj LDK-ës shumë larg. Dhe si parti e dyzenit dhe legenit duhet të tregohet se ka nivel, dhe u ngri në “guri ngul” duke thënë: “ne e kemi partner rezervë  PDK-ën”. Ky ishte fillimi,  sepse ne (LDK) jemi institucionalsita, jemi “okisigjenoterapi” për çdo pushtet, sepse bëri u larguam ne nga pushteti, është sikur pacientit që duhet të vdes një ditë, me qëllim t` i hiqet aparati i frymëmarrjes. Për këtë Akademinë e kemi kthyer në klub letërsie sepse përmes saj mundesh të hysh shumë thellë në fantazi’’. Këtë frikësim, si pazar nuk e di Ramushi, por çmimi është shkruar në mallin e quajtur pushtet, me fajde, shumë profitabil. Është kështu sepse delet gjithmonë duan të bien në pus kur bien edhe shoqet e tyre!

Në lidhje me këtë që u tha më lartë, asgjë pushtetarit numër një, nuk i bën përshtypje se del njeriu kompetent i PDK dhe thotë sinqerisht dhe hapur: “Ne nuk dijmë asgjë për riformatizimin e qeverisë, as më parë nuk ka biseduar me neve askush për hyrje në Qeveri”. Edhe më kuptueshëm shprehet zyrtari vijues, i lartë i PDK-ës se: “Ne jemi në opozitë dhe si të tillë do të qëndrojmë shumë larg qeverisë së tanishme”. E vërteta, lajkat për President kanë filluar të shfaqen në tri dimensione. Presidenti mund të vjen nga stafi policor, nëse vendos zarfi; presidenti mund të jetë një intelektual kulminant, nëse shelgu bën rrush dhe president mund të vjen dikush nga ministrat e dorëhequr të LDK-ës, sepse shëndetësinë e kanë kthyer në katastrofë, sepse ekonominë e kanë kthyer në gjendje të para pesë viteve, sepse arsimin e kanë kthyer në vendin e fundit në Botë. Kështu Kosova, ose kah kreu, ose kah fundi, me këta të plotfuqishëm është e para. E ana tjetër e realitetit lakuriq, cila është? Është filozofia e deleve të mbretit pa fron, por me tre ushtarë të vetplagosur.

Është vetëm në këtë nivel kaotik politika që gjallëron sot në Kosovë në stilin stereotip: vetëm mos na kritiko, Ti je Presidenti ishte porosia e Makiavelit nga katundi si porosi për qytetin. Kjo dukuri  ndodhi pas lëvizjes në valë të gjata, të “koordinatorit” që të udhëtojë jo fortë larg, se për këta nuk ka rëndësi largësia, por është shumë afër të shkohet deri në Vashington, për të provuar lartësi, pra vetëm sa për një takim rutinor (!), e pastaj ka gjerësi të thuhet: “Ne e kemi vizituar Vashingtonin, mor, me kënd po folni ju të fshatit”. Bile, edhe me Sekretarin e jashtëm të shtetit patëm për të biseduar, por nuk na u përputhke “numri i këpucëve”, nëse nuk është kah mendon Makiaveli, për turshitë e “dimrit”.  Ramushit si algoritëm nr. dy i pushtetit i mbeti hatri, prapë. Por ende llogaritë nuk janë zero-zero. Madje kritikoi në kutinë publike, se mue “robët” drejtues të pushtetit, nuk po më bëjnë hesap fare. Po shkojnë në “opçinë” në Vshington e Bruksel, pa më pyet fare. E unë jam nga Dukagjini, e te ne dihet se gjithmonë ka pasë rendë për fjalë e punë të “përvetnës” bajraktarit. O Ramush trimi, nuk  e di a po e merr vesh se për President, të sigurt e ke fotelen. E ajo fotele fitohet, jo duke ia përplasë hartat Muratit dhe Mogerinit, por duke i thënë Senior Matisit, mister Grenellit, kamarado Borellit dhe drugar Llajçkaut diçka në vesh, sikur fallgjisë Delfit. Ramush, atëherë ke pasë punë me nga një agë apo zonjë, tash ke punë me tre agallarë. Mati punët, ore vëlla. Nëse nuk e dinë që fiton fotele, më mirë mos ia nisë fare punës, pa të ndihmue Dardan Gashi dhe dy koxhobonxhet e tij. Çudi është që nuk kam informata të dorës parë si Dradani , sepse, vërtetë nuk di të instalohem në partitë e drogës në Tiranë dhe të pasaportave në Prishtinë. E po mirë jam, sepse veshët i kam pa vath të arit, për faktin që dihet sepse me kulturë mund të merren vetëm ata që kur kanë qenë të ri, i  kanë bartë qarapat e leshit të dhisë, ose të dashit. Më të nxehta janë sepse i kam provuar.

Çudi e çudirave është me këta të shumë informuarit kur prapa shpinës tyre, Vuçiqi me Toni Blerin e caktojnë “in cognito”, sikurse Titua e Cherchilli dikur në Bari të Italisë, më 2 shtator 1944, se “pronë e kujtë është Kosova”. Nuk e dinë këta të “shuminformuar” sikurse Arben Gashi, se pikërisht më 2 shtator 1944 Titua e degradoi Kosovën: ushtarakisht, politikisht dhe konstitucionalisht. Ruanu pra nga gracka “V-T=0”. Ndërsa  pyetja, pse është caktuar 2 shtatori 2020, ditë e takimit të përfaqësuesve të Republikës Kosovës dhe Serbisë në Vashington, mbetet të kuptohet nga 25 gusht deri më 1 shtator. Si duket data është caktuar për ta “kompensuar” 27 qershorin 2020, për çka Brukseli shumë keq prishi besë  të besës. Pse jo, kur këngën dhe këngëtarët i porositin Borelli dhe Llajçaku, që të dy “miqtë” të devotshëm të “pavarësisë” së Kosovës. E kjo miqësi nuk është pa mesitni të Borlinit, apo Parisit ndaras. E nuk duhet harruar se për “inati të resë…” duhet ta pranojnë edhe ndonjë informatë, si detyrë shtëpie nga Putini, i cili është lajmëruar për vizitë pune në tetor 2020 në Beograd, për të na “shpëtuar” me vaksinë, ultra violete, nëse riformatizohemi ta pranojmë faktin që Kosova të mbetet kështu si është, në preambulë të Kushtetutës Beogradit dhe fusnotë të Brukselit, por falë vetëm famës së SHBA+NATO siç më thotë D.G. ne jemi të lirë.  Me gjithë këtë, të lumtë na për këtë parti (LDK) që ka mbetur të na kënaqë me muzikë, sepse nuk është asgjë që e kemi numrin e parë në botë për vdekje dhe infektime me covid19, por që sipas Drejtorit të Institutit Kombëtar (për mos me e shkarkua minisitri fuqiplotë!!! del e thotë , “Jemi në rrugë të mbarë, situata po përmirësohet, sepse dje kanë vdekur 13 e sot 18 për t`i kthyer në një njëmbëdhjetëshe të fortë. A nuk i ngjan kjo formulë asaj të “Jogurt Revolucionit” (A+B=0), kur patën thënë serbianët e krisur që nga shovinizmi nuk e shihnin as tokën, më 1991 se: “Nikolla Teslla e ka shpikë një formulë A+B=0, dhe këtë e ka ruajtur për Millosheviqin në kosh të kallamoqit, për me i shfarosë shqiptarët pa hezitim”. E kjo ruajtje ka ndodhë sepse Nikolla Teslla paska pranuar të lëshojë patentën në qarkullim, me një kusht: “Që Abdullah Hoti ta nënshkruaj në Vashington se i pranon 260.000 kolonistë nga Lika, vendlindja e Tesllës, sepse ata Graçanini i paska pas planifikuar me Milloshin qysh më 1985, por që më 1991 me Tuxhmanin e paskan nënshkruar “rekonkvistën” për t`i sjellë në Kosovë, pra me të njëjtat kushte, sikur se erdhën serbianët e Vrrakës në Deçan, por që u vonuan në hapa sepse, UÇK ishte më sy shqiponje më largpamëse, e filloi luftën dhe deklaratat e xhumave mbeten dokrra gazetarësh.

Edhe një lajm.

Më 18 gusht 2020 një TV private lajmëroi në lajmet qendrore: “Liqenin e Ujmanit e paska financuar Serbia”. Ore të gjorë, Liqenin e Ujmanit e ka ndërtuar Banka Ndërkombëtare për Rimëkëmbje dhe Zhvillim, për nevoja të Kosovës. (Dokumenti posedohet por ku ta zbulojnë ata që as shqip nuk dinë të flasin si është standardi, me një fakultet, ku profesorët e tyre më shumë kanë ndejë te shtëpia pranë stadiumit, se sa në katedër. Këtë e di burimisht nga 1968 dhe 1981 e tutje. Hulumtojeni tragjedinë e pistë të atyre që kanë bërë metamorfoza emrash etj. (dokumentet për fat ruhen!).

E Ligji mbi luftën, në Kuvendin e kukullave pse nuk kaloi, më pyeti këto ditë një gazetar i nivelit Blerim Shalës. I thash, më duhet ta pyes prapë Dardanin se ai ka informata të sakta. I lumi ai e i mjeri unë pa asnjë informatë italiane, austriake, apo më lartë gjermane, sspse Masimo Dalema, nuk e di a është gjallë, pasi që dosti im, Kurti i Salzburgut ka vdekur. Por e di se pati paguar kerozinin për avionin e bartjes së mbretit pa mbretëri, i cili jo si nazeli që ishte duke ngrënë mish e pirë verë të zezë me djathë shari në mëhallë të Muhaxhirëve, duke thënë: “…çdo ushqim që vjen prej Rome dhe Brukseli në Vjenë, pati thënë, e nënshkruaj dhe e ha, dhe e hëngër”. Tash dilni e amputoni konspiracion se  nuk ia ka kajtë djathin dhe dikush nga Dragashi apo Rahoveci e “ka helmuar”!. Ulët ka rënë katundi, por turp ju qoftë. Ende mbani qëndrim se “na kanë çliruar të tjerët”.

E ligji i luftës, nuk kaloi në Kuvend, sepse VV votoi kundër me moton: “Nuk e lejojmë UÇK-në të mbrohet nga populli”. Kështu u përplas prapë Muça i Daisë, sespe Dema nuk i tha asgjë Kadrisë, që të përkulet para vlerave, por të shfaqë pazar në havan prapë, për asgjë. Jetojmë e shohim. Makiaveli ka filluar të flas nga katundi prapë për qytetin, sepse: “Katundi i Makiavelit, e ka blerë qytetin në pranverë, e ka mjelë verës, e ka prerë në vjeshtë dhe ka provuar ta hajë vetëm dimrit”, por pa djathë të Sharit!.  Informata nuk është e saktë, sepse ka informata tepër të sakta, që vijnë prej katundit në qytet, me shifrën: “Made in Makiaveli”.

Në përmbyllje si emërues i përbashkët i thyesave politike: Së pari sivjet, u kurdis rrëzimi i VV nga pushteti. Së dyti u gjetën surrogatët për t`i zëvendësuar. Në vijim filloi politika makiaveliste për t`u lidhë me Berlinin dhe Vashingtonin, por duke deponuar dezinformata në të dy adresat e të njëjtës adresë. Së katërti u rrëzua qeveria dhe filloi koha e vendosjes totalitare. Së pesti u shfaqën shenjat e para të mospajtimit me koalicionin (Ramushi). Së gjashti, filloi loja e shahut: Posti i Presidentit është i zbrazët, dhe rezervohet për LDK-në. Së shtati u shpik “riformatizimi” i qeverisë, për të krijuar armiq nga taborri dhe për të gjetur miq ku nuk ka.(AAK armike, PDK mike!?) për të treguar dhëmbë e hundë, se ju mund të shkoni (AAK+NISMA), por ne kemi rezervë (PDK e sjellim në pushtet pa pyet kënd, as me zarf bile). Mbaruan këto përralla të Makiavelit. Tash është në lojë 2 shtatorit 1944 dhe reflektimi në 2 shtator 2020. Të shohim kush po e mbulon terrin më me elegancë dhe hipokrizi makiaveliste. Nuk është Cogito ergo sum, por: Mendoi, flas dhe punoi…

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.