31.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Korrik 2026

Silvana Cekici Rodi

Puthja e dashurisë!
Puthja gonxhe trëndafili
Petalet e brishta i hap pak nga pak
Aroma e tyre përhapet si fllad pranvere
Shpirtin lumturon, jetën të shton
Ka puthje të ëmbla, të sinqerta
Burojnë nga shpirti , dalin prej zemre
Fjalët humbasin, ndjenjat ndizen flakë
Llavë e dashurisë të djeg për së gjalli
Ka puthje që janë si veriu i acartë
Vijnë si stuhi të ftohta , të akullta
Lotët kanë ngrirë nga zhgënjimi
Në shpirt sjellin dimrin zëmërak
Ka puthje hipokrite, të ndezura zjarr
Buzë sikur të puthin , në fakt të kafshojnë
Puthje të hidhura që të helmojnë
Plagët e shpirtit më shumë ti shtojnë
Puthjen e ka bekuar perëndia
Urë bashkimi , dy brigje takon
Puthja e dashurisë, burim që s’shteron
Trëndafil me vesë , vaditur je gjithmonë
28.05.2021
Silvana Çekiçi Rodi
“”””””””””””””””””””””May be an image of 1 person, hair dhe sitting

Shpirti vajton …por shpreson
Shpirti në heshtje ri vajton
Lotët e tij asnjë si shikon
Ato lot flasin shumë
I ndjen dhe kupton zemra ,
që është lënduar shumë
Ky shpirt ….shpirtin tënd pranë e do
Ftohtësinë , largësinë nuk ka forcë të rezistojë
Do zjarrin pasion, akujt të shkrijë
Në ujvarë e ndjenjave shpirti të lundrojnë
Shpirti i malluar endet i pashpresë
Në rrugët pafund të pritjes së gjatë
Dashuria mbeti përtej detit
Shpresoj një ditë të kthehesh në folenë e vjetër
Që tashmë ka mbetur bosh.
Mbase lotët e shpirtit që vajton
I shndëron në perla shprese dashurie.
Silvana Çekiçi Rodi
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.