UNE JAM ZHEJAN I KURBINIT.
Une jam zhejan,i perkas kurbinit,
rrenjet e mija,vijne prej lashtesise,
fjala dhe besa,jane kapak floriri,
vendin e duhur,i kemi dhene miqesise.
Te paret tane,zune vend ne Zheje,
sebashku me fise,te tjera te mira,
te qenurit zhejan,me jep nder,
me njeri tjetrin,nuk beme turbullira.
Nga kurbini eshte,e imja origjine,
te jesh kurbinas,eshte i bukur emer,
por mbi te gjitha,krenohem me shqiperine,
shqiponjen dykrenare,gjithmone kam ne zemer.
Ne zhejen e kurbinit,kalova femijerine,
aty,dikur toka ,rende ishte tundur,
e mesova te verteten,sebashku me historine,
ne betejen e albulenes,turku ishte mundur.
Une jam zhejan,i perkas kurbinit,
traditen e bukur,dikur trashegonte,
para se te martoheshe,duhej mbjellur ulliri,
martesen me bukur,cifti shijonte.
Zheja e bukur,me vasha arberore,
fiset qe nder shekuj,ne unitet jetuan,
pema tipike ,molla dimerore,
ulliri ,dhe molla,ne zheje mbreteruan.
I perkas tradites se bukur ne kurbin,
ku mencuria e Koke Malcit,dikur morì dheun,
kapedanet e kohes,ja kishin lakmine,
ne periudhen e famshme,te Skenderbeut.
Te qenurit kurbinas,me jep krenari,
zhejan i kurbinit,gjithmone do te mbetem,
dhe pse ne mergim,s’ndodhem ne shqiperi,
prane te pareve te mij,dua te tretem.
Simon Tota me27/11/2021
“””””””””””””””””””””””””””
JU LUTA DRITEROIT,UNE J’U LUTA SHUME.
Ju luta Driteroit,tek e shihja ashtu te heshtur,
une ju luta shume,
nuk e kuptoja ,se ai kishte vdekur,
pasi une,po’ enderroja ne gjume.
Merre dhe nje here penen,shkruaj sic din Ti,
njeri i penes,bir i trojeve arberore,
rishkruaje poemen” nene shqiperi”
te hallemadhes shekullore.
Me dukej se fjala ime,ne mendje i ngjiste,
ne sy i heshtur,ashtu me veshtronte,
me mua asnje fjale,ai nuk fliste,
thashe ,se per riperteritje te poemes,mendonte.
I thashe,se hallet e medhaja,jane problem i dites,
ne mos me beso,dil dhe njerezit veshtro,
se fukaralleku i popullit,eshte rrjedhoje e politikes,
merre dhe nje here penen,o i madhi Dritero!
Ju luta Driteroit,une ju luta shume,
te rishkruaje poemen “nene shqiperi”,
ju luta,pa e ditur se isha ne gjume,
merre penen,dhe shkruaje ashtu sic din Ti.
Per lotet e Nenave,ca dhe shamizeza,
per bijte e tyre,qe s’dine se ku mbeten,
per grate shqiptare,qe mbeten te veja,
qe nuk u dine vendin,ku ata po’ treten.
Iken,dhe iken,pa ditur se ku vane,
nenes shqiperi,ikjet i bejne dem,
dhimbjet me bijte,sebashku i ndane,
ne fakt politikes,aq po’ i ben.
Ju luta Driteroit,derisa me doli gjumi,
kur papritmas sebashku,ne te dy u ndame,
dhe lutjet i mija,keshtu i mori lumi,
me pas e kuptova,me Driteroin s’u pame.
Simon Tota. Londer me 23/11/2021