DRITA E MENGJESIT,SAPO KA ZBARDHE.
Teksa mengjezi sapo ka ardhe,
nga dritarja ,malin perballe une veshtrova,
agimi i bukur,pyjet paska zbardhe,
gruane nga gjumi,pa dashur e zgjova.
Per nje cast ,rashe ne mendime,
kete gusht,ketu une qendrova,
mendja me shkon larg,atje ne vendlindje,
si rralle here tjeter ,atje nuk shkova.
Ne te mergimit ,behemi dhe femije,
mendjen e mbajme tek vendet tane te bukura,
ketej nga jemi,asgje s’na hyn ne sy,
menjehere ne kujtime,ne mend na vjen e shkuara.
Maja e malit,ketu paska zbardhe,
me duket se drita,ka zbritur nga qielli,
nje mjergull ne mes te pyllit ka ra,
pemet e pyllit presin rrezet e diellit.
Veshtrimin nga dritarja tej larg e hedh,
vendi i rrethuar nga varg malet,
mendimet e mija,per nje cast i mbledh,
dhe veshtrimi atje larg me ndalet.
Mengjesi i bukur i ketij shtatori,
zhurma e kantjerit,afer shtepise,
mendimet e mija sikur i mblodhi
i hodha ne rreshta,si nje poezi.
Mendimet e mija sikur i ndezi,
e tashmja,e nesermja,dhe e shkuara,
i nderpreu kafja e mengjesit,
me nje gote raki,qe solli gruaja.