13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Skender Lazaj Trebeshina

UJKU I ZI

Mund të jetë një imazh i teksti në stilin e imazheve anime

Blegërin keci kërthi
be- be- be kecat në kor
U shpëtojnë ca kakërdhi
Ujku po u bën terror.
-Ujku plak o ujk i zi
hidhu nga oxhaku, jepi
se k’saj radhe ‘mamaja dhi’
të gjallë si kec do të rrjepi-
-Hape derën të keqen babi
mos më bëj o bir dër- vër
o budallenj jam baba cjapi
mue më njeh një pyll i tërë-
-Që kur prej shpelle kam dalë
s’ka dalë kush para në fshat
veç prej Enverit sa ishte gjallë
veç nga ai më shkonin shtatë-
-S’tmerrohem o babi prej frike
s’je si dikur një cjap përçor
se ‘mama dhia’ prej Amerike
ti këput ko…et ti jep në dorë-!

Skender Lazaj Trebeshina

“””””””””””””””””””””

BEHU NJERI
Bashkë jemi të dënuar
Përmbi tokë e në varreza
veç kështu ka mbijetuar
Njeriu nëpër breza.
Mos shikoni veç veten tuaj
dhe t’mos ja dini për tjetrin
Se një lakuriq ne Wuhan
me vdekje mbuloj planetin.
Kur dikush s’ka më frymë
frymë i japim nga fryma jonë
ndaj dhe jemi të ndërvarur
në sajë të njëri-tjetrit rrojmë!
Një njeri i vetmuar
Zor se rron dot mbi dhè
I vetëm bëhet një i harruar
njëlloj sikur këtu nuk qe.
Nëse doni veten tuaj
dhe tjetrin ta doni po njëlloj
Me dhimbjen e tija vuaj
Që dhe jeta të vijoj.
Ndihmoje një të varfër
njeri bëhu për njerinë
sepse vdekja vjen me drapër
s’pyet se je i varfër a zengjin!
Skender Lazaj Trebeshina
05 Janar 2022 Bs It
“””””””””””””””””””””””

Nga prof. Myftar Gjonbalaj

Durrës, mësuesi i vjetër Myftar Gjonbalaj, vjen me 4 botime të reja këtë  verë (VIDEO) - Lajme Durrës

** VEZHGIM ANALITIK, LETRARO – ARTISTIK, HISTORIK E DIMENSIONAL, MBI VEPRËN- POEMË MADHORE ” SHQIPËRIA SI AJKUNA ” TË POETIT SKENDER LAZAJ.

Miqtë e mi !

Peti Skender Lazaj, vjen kësaj here, me poemën madhore para lexuesit shqiptar dhe më gjërë, me një titull simbolik, :”SHQIPËRIA SI AJKUNA ” dhe e fillon me ITAKËN, si simbol i një vendi, ku jeton, frymon, vepron e lufton !
Seicili prej nesh, në optikën poetike e simbolike, të autorit ka “ITAKËN ” e vet, pra shtetin, vendin, Kombin e tij.
Krahasim e simbolika, shkrihën në fjalët: Atdhe- Mëmëdhe, toka që krahasimisht e figurativisht “qan “bijtë e vet të shpêrndarë, si zogjtë e korbit në t’katra ànët e Dheut !!
Kombinacioni: poet, histirian, arkitekt, shihet tek kjo poemë madhore prej mbi 500 e ca strofave, pa të cilin, nuk mund të ngrihej një “ngrehinë ” e tillë si ky krahasim simbolik, SHQIPËRIA SI AJKUNA “e poetit SKENDER LAZAJ.
E lexova me një frymë, ketë poemë madhore, si dhuratë nga poeti, në ketë ndërrim vitesh dhe po rreshtoj disa momente kulmore që frymon kjo poemë dhe ky poet para lexuesve të shumtë.
Në ketë poemë, ngjizën shumë epose, ai i Eposit Homerik, me Odisenë dhe Itakën e Trojanët Pellazgjik, me Eposin e Kreshnikëve, me Mujin e Halilin,e Ajkunën që qanë Omerin dhe Shqipëria qan si Ajkuna bijtë e vet të shpêrndarë nepër bote nëpêrmjet Eksodeve biblike, Si Odisea, vite e vite me radhë për tu kthyer në Itakën e tij.
Don vemëndje të mprehtë ta lexosh, ta kuptosh dhe ta interpretosh vlerën e saj ideore e artistike, ku janë ngjizur të gjitha dashuritë, hieshitë, filozofitë për “Itakën “tënde Shqipërinë, e shumë e shumë Odiseve që nxori kjo tokë, si vend i “PERËNDIVE “
e korifejve nxjerrë shekujsh në ketë vend, që nga kohërat Pellazgjike e deri në ditët e sotme
Poeti ynë Skender Lazaj, ka arritur, të bëjë një vepër të ketillë, poemë madhore, për historinë e lavdishme dhe të dhimbëshme të popullit shqiptar shprehur në vargje poetike, është përgjegjësi e madhe para lexuesit shqiptar e më gjërë, e bënë historinë e lavdishme të Kombit shqiptar të “parakaloi “para nesh me dinjitet e krenari historike për shqiptarët dhe Shqipërinë si Ajkuna “don e qan bijtë e vet Si Ajkuna Omerin.
Simbolika të rremben dhe krahasimisht të bënë krenar për Kombin të cilit i perket, që nga kohërat Pellazgjike deri në ditët e sotme.
Shtyllat “arkitekturore “,ku do shtrihet artistikisht kjo poemë madhore, janë menduar mirë nga vetë poeti patriot Skender Lazaj
Nga keto mund të permënden disa syresh si :
1 – Simboli artistik ( ODISE- ITAKË)
2 – SHQIPËRI – AJKUNË
( gershetim Eposesh)
3 – Figurat qendrore të historisë shqiptare, si Skederbeu, kalorësi fluturues i Krishtërimit, njêriu paqësor e dritë shpresë për njerëzimin, misionarin e paqës në Europë e sidomos në Ballkan.
Mbrojtes i qytetrimeve Europiane
4 -.Nena Terezë, si ambasadore paqeje e mirësie në Botë, shqiptaromadhja Terezë.
Poeti thotë:” Seicili, ka “Itakën “
e vet por t’mos jetë vënd i mallkuar ” !
Ka dukje mjalti kurbeti, por është vrerë !!
Udhë të nëmura kurbeti
Dhe, sa të tjerë, i hëngri deti !
Ndersa, vaji i nënave për djemtë tretur
Sa të tjerë, arma e shkrepur
Të gjallë jo, as të vdekur !
Të drithërojnë vargjet e poetit Lazaj kur thotë : “
Zoti vetë, s’i duroi
Ato drama, njerëzimi
Na braktisi, na harroi,
s’tha një fjalë- ngushëllimi..
Veç në një vend Zoti bekon
atje, ku rron e ku ke lindur
Nëse ikën, nêse shkon
Dije:dritën, ta ka fikur !
Figura epike madhore e Skenderbeut, gjthënjê lartësohet nga poeti, kur thotë :”
Nëse ndodh e shajnë Atdheun
Kurrë, mos rri duarjryq !
Por, kujtoje Skenderbeun
që luftoi, me shpatë e kryq…
Gati mbi kryet e dreqit
porsi shpatë e Demokleut
Ç’linte pas shpatë e Gjergjit
korrte frikë e Skenderbeut !
Krenaria për nobelisten Nënën Terezë zënë shumë faqe e dedikime pasi ajo e prezantoi në botën e qytetruar Kombin e saj, kombin për të cilin qe krenare gjithë jetën
Poeti Lazaj ligjëron:
Kujtohu për Nënë Terezën
Nënên e madhe shqiptare
kur me Zotin, lidhi besën
Nobelistja paqëtare
Të qeshë e mësoi njerinë
Edhepse motër, kish varfërinë
Miqtë e mi.
Një vend të veçantë në poezitë e pêrmëndjen e tyre me radhë e zënë Rilindasit tanë duke cituar nga më të mëdhenjtë, Frashëllinjtë , shkrimet e tyre për Mëmëdhenë, si Naimi, Asdreni, Çajupi, Fishta, e me radhe e me radhë nga një kujtim poetik nga ata që mbetën të pêrjetshëm në zemër të Kombit shqiptar.
Fenomeni i kujtesës e mos’harreses ngjet me vargjet e poetit kur flet për v/lindjen Permetin, për traditat e zakonet e asaj Ane, nga ka edhe mallin, që e shkrumëbonte për familjen, dashurinë dhe traditat e shkelqyera fisnike dhe atdhetare e patriotike ku kēndohet e vallëzohet në qytetin e luleve Permetin mikpritës e bujar.
Pena e poetit në ketë poemë, nuk ka harruar, as fijen e barit, floren e faunën e asaj Ane për të ngjyer penën në mallin që e pervëlon
Traditat kanunore të veçanta ruhen e kalojnë brezave e preken e dalin në dritën e diellit me mall nga poeti.
Miqtë e mi poet e shkrimtar, keni tashmë nêse doni një poemë madhore, nga poeti dhe shkrimtari, kryetar i LSHASHI
z.Skender Lazaj,e keni për ta lexuar dhe më besoni se do të knaqeni vertetë.
Unë shkrova diçka, nga gjithçkaja që ka brënda ajo poeme madhore SHQIPËRIA SI AJKUNA.
ME, 02 JANAR, 2022.
MYFTAR GJONBALAJ
NOVARA ITALI.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.