PENG E MËKATIT.
Në dritaren e syve tuaj, do bëhem lule prilli,
Dua të zbukuroj flakën e shpirtit tënd, vajzë
Do bëhem bilbil gjuhëtar në drurët e pyllit
Thirrjen tënde pres, mbi ju të bjerë parajsë.
Nga lotët e tu që rrjedhin do të merrja forcën
Për të dëbuar trishtimin, në zemrën e ngurtë
Nuk do çuditem me shpejtësinë e me kohën
Duar djersiturat e tua, do përulem, të puth.
Unë do të gjeja çelësin, për të vrarë errësirën,
Shall shpatullor të ngrohtë, siberian, të leshtë
Simfonitë më të bukura, që zhdukin mëshirën
Nën një ombrellë të dy, të ngrohim dimrat e rreptë .
Do të konkurrojë me qiellin, diellin dhe hënën,
Për të tharë pikëllimin, që mban qerpiku të fshehtë
Do të thur një refren, Të dua ,,, të të mbush zemrën
Veç për Ju, nuk do doja të mbeteni e mëkatit peng.
Sofia Gjinika
Athinë Greece
Albania
“”””””””””””””
“UNË TË NJIHJA TI”.
*******************
Unë ti të njihja viteve të kam parë,
Përballur e ndeshur me ti disa herë,
Më vije i dobët, me lehje si zagar,
Të hidhja pak bukë e bëheshe erë.
Ti dilje para e frikën fare nuk ta kisha,
Nga hunda të njihja, skuqej piperkë,
Me një bluzë leshi e shalli tek gryka,
Por ti je tjetër soi e s’po gjej dot mjek.
Atëherë kur vije, ta dija mirë marifetin,
Veç ponxhit raki, i kisha afër të gjithë,
Tek ti i flamosur s’ta gjej dot sekretin,
Na ndave të gjallë, nënën nga fëmijtë.
Unë të njihja ti si një trishtim muzgu,
Ti u egërsove e ç’pësove or”mik”,
Frikson e më nxjerr disa forma kirurgu,
Shpalle garë, por s’ del i fituar ta dish.