13.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Sofia Gjinika

I PAPUNI NË DASHURI

Po të flas të më dëgjosh,
Largohu sa më largë nga unë
Është bukur të dashurosh,
Por unë jam i pa punë.
Rrënjë e pemës kërkon ujë,
Ujë që të vaditet,
Pika, pika nuk arrijnë,
Shikoje që po sfilitet.
Ti qëndro, unë të largoj,
E di, si ti s’do gjej,
Largohu të lutem e shikon
S’kam si të të shërbej.
Nuk e di dashuri
Ndryshe e kisha menduar,
S’ke faj ti, vet e shikon?
Më janë lidhur këmb e duar.

Të flasë, të flasë të më dëgjosh,

Do të mbaj në zemër në një cep,

Ndonse largë kujtim i bukur,

Me lotin që rrëshket.

“”””””””””””””””””””””

MUSHKONJA. (19)
Një mushkonjë nga nata tërbuar,
Cep më cep dhomës kërkonte gjak,
S’kishte gjetur si duket qe egërsuar,
Me kafen e mëngjesit të merrte hak.
Porta dhe dritare nga vapa hapur,
Ajëri i freskët të sillte ndjesi,
Mushkonja zu-zu-zu flatra’zgjatur,
Sa shpejt hodhi thumbin plot alergji.

U largua e gëzuar murit u ngjit,

E flamosura kafen në mes më la,

E vrava, s’durova një pickim të dytë

Iku, më là kruaarje dhe skuqje hata.

“””””””””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

DIPLOMA KOT.(52)2
Shkëlqejnë dritat, koha shi,
Rrugët shtruar si me plasmas,
Në rëntë timoni shoferit që s’di,
Në kundërvajtje, tjetrin përplas.
Pastaj me lutje e përgjerime,
Për gjëmën që rrugës e gjeti,
Ka ngatrruar fajin, me gabime,
Ndërsa tjetrit i mbetet amaneti.
Koha s’ka faj, ja përse,
Duhet marr masat para kohe,
Lule të bardha dje dhe sot atje,
Një qeri lë ndezur në bregore
Ja shkëlqen mbi tavolinë.
Ngrehur rri dosje, bëhet gjyq,
Të pandehurin kostum’zinë,
Betim bên sot tek një kryq,
Mes perdesh të ulura justifikohet,
Se faj ka koha, drita e shiu,
Por “fantazma” murit rrutullohet,
Kur kërkon të shpëtoj kokën i ziu.

Rruga si një kupë kristali,

Madhështore shtrihet drejt,

Diploma koti, xhepit mos mbani,

Një çmenduri të bëhet krejt.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.