AJËR DASHURIE ( 76)
*****************
Ti ishe e pakët e vogël s’i zog në fluturim,
E lehtë e lehtë s’i pupul sa s’të merrte era,
Majave të gishtave ecje, në vajtje në kthim ,
Deri sa një ditë të trokiti fati tënd tek dera.
Shenjën e dhe në llokume për të qerasur,
Dora mbeti shtrirë, për tek gota e rakisë,
Një shenjë me kokë, skuqja të qe qasur,
Mos të kuptonin asgjë njerëzit e shtëpisë.
Mbetem të ndrojtur, të trembur, të frikur,
Ku ndryshe shikon syri, zëri i brendësisë,
Zemrat drridhur shkulnin vaktin e pritur,
E jeta kapej fortë në diellin e dashurisë.
Tani me shpirt trazuar munxos fytyrën,
Çmenduri qe dashuria! a koha e çmendur!
Vjenë një ditë lodhur, të jep lamtumirën,
Mbushur ajër dashurie aq sa qe e mundur.
Ti prap hapur krahët s’i zogu në fluturim
Por këtë radhë me peshën e dashurive,
flet për sasinë kur mbushesh me frymë,
Ngjen pangopesinë përmes mushkërive.
“””””””””””””””””””””””””
T JU NDEZË- ZJARRE–!!!
Meshkujt poetë bëhen shtatë a tetë
Ne ndonjë kafene shtrojnë muhabete
Femrat poete mbyllen në vetvete
I shkruajta njërës tani në vit te ri
Levduar mike ti për të bukurat poezi
Thotë njerëzia janë gjithë ëmbelsi
Diplomat – shumë -të vine si lumë
Nga bota fluturojnë të pergezojne
Lere ndonjërën – të vijë nga unë
Për mua mot i zi -s më dërgon asnjeri
Nuk vonoi e pas pak më shkrroi
-Mik si shkruan ti ste levdon njeri
Gardhe te vjetra dy hunj pese purteka
Poezia s ka vlere -e thjeshte fare
Po të njerezia- t ju ndezë zjarre
O shkruaj si duhet a lere fare
Ah poete -s bëj dot si me meson ti
Smund te djeg dynjane se gjej belanë
Te përballem pastaj me atë drejtesi
Epo ta thashë atë c kisha për të thënë
Si i tha nje here -nuses ajo vjerë
Mos ndero mëndje -ha si ke ngrënë
“””””””””””””””””””””
FRYMEZIMI I HUMBUR (75)
***** *** *** *****
Pse s’më lë një varg të shkruaj?
Më ke lënë memec të gjallë,
Të të ngroh mes dimrit vuaj,
Humbet vargu s’del një fjalë.
Dreq o punë sot kisha kohë
Ç’pate që më tretesh si bora,
Rreth murit të shpirtit shoh,
Prek të zgjohen fijet e holla.
Zgjas pak duart tek rezistenca,
I ngroh, mendjen të vë në punë,
Ngacmoj sende, lëviz e çelësa,
Bëj ta bledh, largohet më shumë.
Hidhesh nga njëra anë tek tjetra
Rrëshqet porsi gjala nga duart.
Më ke nxjerrë jashtë nga vetja
Nuk del, vargu për të shkruar.
Në hallkë, më ka vënë vargu,
S’pyet nga orar dhe as kufij.
Vjen s’i serum në vena gjaku.
Të nxjerrë brilante poezinë.
“”””””””””””””””””
NATYRA HEDH AROMË DEHËSE.
************************
Në xhiron e mbasdites filloi një shi,
I hollë, i qetë, sa për të hapur çadër,
Dorën hedh partneri gjithë dashuri,
Afrohu thotë, e tërheq prej vetes afër.
Të kuqin e buzës kish veshur zonja,
Bashkë me fustanin në gjyrë mjaltë,
Për rreth tyre natyra përhap aroma,
Frymëzohet çifti nga lulet rreth e qark.
Një muzikë e lehtë pikat e shiut,
Çifti në gojë këngën e dashurisë,
Petalet papritur një erë seç i shtyu,
Tek çifti që shëtiste mes freskisë.