“”””””””””””””””””””””
NUK FLAS! (50)
Të flas, të të dëgjoj më thua, po për çfarë?
Për ato që ne kemi thënë me qindra herë,
Sa, e shumë herë më ke bërë për të qarë,
Përsëri, s’i të të fal, sikur s’ka më vlerë.
Mos harro se të njëjtat fjalë ti më the,
Gjysma e zemrës time, tek unë gufon,
“Largohu të lutem tani çfarë dreqin ke””?
S’është hera e parë ,që gënjen kur premton.
Kërkon qiri të ndezur por është e kotë,
Fatin e ke patur tek dera, o fat lumë,
Natës pis të zezë, rrugën s’e gjen dot,
Me dhimbje po ta përsëris, mori fund.
Tani më thua dhe më lutesh të të flas,
Ç’ të dëgjoj, prap do gënjesh, justifikim,
Më mirë të hesht, se sa me fjalët “tezgjah”
E morri ferra uratën, nga unë më s’ka kthim.
“””””””””””””””””””””””””””
POEZIA MONOLOG PËR SYTË është botuar në librin Enigmat e shpirtit
LEXIM TË KENDSHEM.
MONOLOG PËR SYTË
Sytë janë si livadhi me lulet më të rralla,
Janë dritaret ku sheh gurë, lule, lumenj e dete.
Janë freskia që qetson shpirtrat e vrara.
Janë shatërvan lotësh që brenda vargjeve derdhet.
Sytë e poetes janë perkundje në një djep dashurie,
Janë direkët e spirancat e anijeve në lundrim
Lum ai që merr pak nga zemra që i ngroh në vite.
Ndaj mos ja hiqni zjarrin që një mal e shkrin.
Sytë e poetes janë ylber dhe shtiza diellore,
Zgjoni tek ato agimin që pas perdes rri
Kthejani ditën në tango e valse hyjnore
Një shtizë shikimi të bëhet hap e guxim.