“MIKU I PAFTUAR.”
******************
Një ditë më erdhi një “mik i pa ftuar,”
S’e dija, s’më pyeti, fshehur zuri vënd,
Më trazoj keq ditë e natë më lë zgjuar,
S’di pse e mendoj kur asgjë s’më dhëmb.
Tani për tani ka rënë në gjumë tek unë,
Kokfortësisë së tij ia kam shumë frikën,
Në veshin e majtë ma jep me zhurmë,
Nuk di me se vaditet që ti mbyll grykën.
Llojet e plumbave janë në gatishmëri,
Në brëndësi hojeve presin për një luftë,
Do të ket të plagosur, dhimbje a tradhëti,
S’dua për shpërdorim detyre lojën ta humb.
Thjesht, i hedh diçka përsipër dhe e lë,
E di që e ka në dorë barutin e shkrepjes,
Timonin e kam unë, s’do t’ia lë me asgjë,
Deri në minutin e fundit të ndeshjes.
DUARTË
I lodhi koha duart e mia,
vënd pa u futur s’kanë lënë,
Hekur të dilte para e thyeja,
S’dua lule marsi për të dhënë.
Dikur ato çanin nga freskia,
Tani janë si një plis i çarë,
Të lodhura, rrudha, vija, vija,
Zbuten me përkëdheli me fjalë.
S’dua lule të çelura plotë ngjyra,
I mba zemra brënda sekret,
Do mirënjohje, plotësim dëshirash,
Gruaja do dashuri, do respekt.
DIELLI I FSHEHUR.
********************
Një diell i fshehur më lëshon rreze tek tuk,
Në net të ftohta të dimrit ndez ca zjarre,
Plotë me përkëdheli, rrëfejnë një gjuhë,
Parfumuar manxuran nga tradita çame.
Ura që lidhin gërsheta me tjetër dashuri,
Fjalor të tjerë tingëllojnë si zilet në stane,
Qaj, qesh, këndoj, vallëzoj me një sinfoni,
Me atë, të bukurën, të urtën, gjuhën çame.
Emrin ma mba, mbi buzë si një trëndafilë,
Dasma e ksothe traditat më bëjnë krenare,
Burim fjalësh, maj gluhës, rrjedhin curilë,
E kur fitoj një sfidë, hedh një valle çame.
E përse të rrin të mbyllura në kasaforta?
Kur valët e shpirtit flakët ndezin ekranet,
Çerdhet me zogj që zbukurohen portat,
Kafja, buka, uji, të zgjojnë traditat çame.
Për këtë diell fshehur vet kam nusëruar,
Lëkura në çdo pore, fjalë të përkëdhelur,
Stuhinë e ngricë dimri e ngroh pa filluar,
Gluhë shpirti, traditë prindi, jorgan hedhur.