TË GJITHË BASHKË.
********************
Njëri pas tjetrit zvaritemi zinxhirë,
Kërkojmë jetës të njëjtin përfundim,
Me kaq respekt, ndjenjë e zgjuarsirë,
Për një jetë më të bukur kemi qëllim.
Ndryshojnë tingujt, rrim e përmbjedhje,
Ndjenjat bëjmë letër të zemrës tonë,
I veshim titull, flasin pa zë në heshtje,
Poezitë pothuajse çdo ditë i postojmë.
Of, ja varim erës flokët dhe gravatën,
Vetëm e vetëm të na dali e mirë poza.
Me miqësinë bisedojmë ditën e natën,
E padurueshme e gjatë na duket proza.
Vizitor të kopshtit me ngjyrat të zotit,
Ëngjëjt patjetër, gjithë ç’përmban natyra,
Xixëllonja fjalët, gjerdan ja varim tokës,
Ngjytemi yjeve të qiellit e zbresin shkëndija.
Me ndjenjën e lapsin në dorë çdo ditë.
Ndofta në ëndrra flëmë poshtë urës,
Mbetemi “viktima” e çfletimit të librit.
Gjithë bashkë matemi me fjalën e mënçur,
VAPORI BARRËRËND.
*************** *****
I humba unë krejt ditët e mia,
Njëra sa afër ka qenë me tjetrën,
Rrallohet hapi, zbardhet dhe fija.
Ngrihet tensioni e prek zemrën.
Dhe unë, atje veç kam kaluar ,
Vështrimin hedh tej në xham,
Marr gotën e rrotulloj me duar ,
S’shikoj jetën, që dua në kristal.
Fishkëlle vapor se u vonuam,
Të vemi atje ku është e thënë,
Veç mos më ndalo në dhe të huaj.
Ecë e mbaje, tek amaneti i dhënë.
Lamtumirë, ditët, mbi supe,
Ikën një e nga një si aventur
Shty e shty borxhe më tutje,
S’u zbraze nga hallet kurrë. .
SYRI I ETUR.
************
Duar që mbanit trëndafila buqetë,
Nga gëzimi i puthjeve u ngrohën,
Gjethet ulën kokën e u zverdhën,
S’mbajtën dot freskin lot rrodhën.
Sytë e bukur që kishit shumë etje,
Në etje mbetën gotat në tavolinë,
Grylat dritares kërcasin me dhimbje ,
Nën pluhurin e kohërave që më s’vin,
O, kishit shumë për të thënë o gojë,
Dhe fjala juaj zgjodhi ti futi në varr,
Flasin vet, që askush mos ti dëgjoj,
Arsyen s’e that, ta shkruaj me fjalë.
Sy dhe gojë, duar, aromë trëndafili,
Mbetën kujtesës, s’i e bukur ndjenjë,
Dridhen yjet kur hapet e mbyllet syri,
Etja e dashurisë shtyn lotin të bjerë.
QESHI E “QAU”.
Sonte papritur shkrepi një të qeshur,
Si kremi i qumështit, fryu fytyrën ,
Lëkura u skuq si trëndafili posaçelur,
Sytë tërfil njomë ja veshën ngjyrën.
Si qershi e çarë në mes ishte buza,
E thellë, plotë avull frymëmarrja,
Zgjeroj mushkëritë gjoksit të futura,
Rrahjet e zemrës si mba normalja.
Ikin pa dashur shkëndija mjegullës,
U futen syrit të saj e formohet shi,
I jepte trupit shënjat e të dehurës,
E si interesonte se e shikonte njeri.
Fytyrës u grumbulluan pika diamant,
Nga loti i të qeshurës që faqes zbret,
Ashtu siç qëndron dielli rreze zjarrtë,
I mbledh shkëndijat dhe prap qesh.
Një herë javës të vinte një e qeshur me shpirt,
Do thoshim,
Of, falëm për të qeshurën, mos ma hyq nga sytë.