JA KËSHTU SI SOT.
********************
Ka qenë e dielë ja kështu si sot,
Natës grindavece si shpëtuam dot,
Tham e ç’nuk tham, jo unë, jo ti,
Kurriz më kurriz na gjeti mëngjesi.
Unë si zakonisht u çova e para,
S’më dilte inati, tëmthat e vrara.
Dritat lëshonin një hije të zbehtë
Unë si flas thash, se kam të lehtë.
Mora libër përpara në televizior,
Bëja të qetën dhe prisja atë orë,
Me bishtin e syrit shikoj nga porta,
Tavolinës një, jo si zakonisht dy gota.
Hija e dilja në verandë si e çmëndur,
Asgjë s’më qetëson as çaji i hidhur,
Kur dëgjoj hapur çezmën në banjë,
Lëviza karrigen, kthej krahët në anë.
Me hapa të lehtë më vjen nga mbrapa,
Më përkëdhel krahët harroj ç’tha nata,
Si sot më kujtohet kur tha mirmëngjesi .
Mbushi gotën me kafe dhe me mua qeshi.
“””””””””””””””””””””””
BAJAMJA.
***********
Në kopshtin tim një bajame vet ka mbir,
E njomë e freskët e shikoj në të ngdhirë,
Por ajo ka çaste gjatë ditës më fishket,
Kam frikë se prodhimi i saj s’do i mblidhet,
Sa keq se unë e kam dashuruar shumë,
Çdo ditë lutem për të, i ulem në gjunjë,
Me ujë e potis, e përkëdhel e freskojë,
Bajames shpresa për jetë do i mbarojë.
Gënjehem sa s’i kanë rrën gjethet akoma,
Kërcell holla s’do frymoj do mbetet drurë,
Ç merak të ka zënë, që unë dot s’të shërova ,
Vëndin e saj, zemra ime, s’do ta harroj kurrë.
“”””””””””””””””””””””””
SHKALLA E PARË
*******************
Si kritik i vetes mendohet,
Një ditë nga ditët poeti,
Dy vjet ka që lavdërohet,
tek shkalla e parë mbeti.
E vetmja që s’i intereson,
Të ngjiti shkallët në art,
Shkruan atë që mendon ,
Kurrë s’do të ngjitet lartë.
Këtu që je pak nuk është,
Të jesh i lumtur dhe krenar,
teorinë se din përmëndësh,
Çdo fjalë nga praktika ka dalë.
Të ngjitësh lartë ato shkallë,
Me të drejtën tënde të jesh,
shpirt njeriu në rradh të parë,
Pastaj në njerëzi mësues.
Tregu ka nga ata me çmim “Nobel”
Që buza si flet as një mirmëngjes,
Prandaj të jesh i kënaqur me veten,
Këtu që je për ty do ken respekt.