7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Sofia Gjinika

https://www.facebook.com/sofia.gkinika/videos/961824337612515

MENDOJA.
***********Imazhi mund të përmbajë: ‎Sofia Gjinika, ‎text that says '‎POETAS UNIDOS Otorga: DIPLOMA ESPECIAL Ganador ല2ב del reto ללכל videopoema AI poeta (poetisa) Sofia Gjinika orrealizar eficientementemente el reto 10: Un videopoema personal. Sofia Gjinika PREMIO: Poeta declamadora မ်််မး hElvira Rojas Margarita Lopez Lima julio del 2020‎'‎‎
Mendoja të shkulja zemrën nga gjoksi.
Ta lëja në dorë ti, por ty tu mbyllën sytë,
Flutur shumëngjyrëshe që të sillte moti,
Nga ç’moçal dole, thjeve zemrën atë ditë.
Një fjalë e zënë tmerron, gjakun e prishë.
Vjen të ngacmojë fantazmat e shkuara,
Janë labirinte të fshehura, eja e më shih,
Më ktheve mbrapa, këto orë të çmëndura.
Vetëm zemra do kryjoj plasaritje në gëzime,
Do vazhdoj të rrëfehet për këtë gërshetim,
Do mbetet e strehuar, ti tregoj vetes time,
Përpara ke një mal ta ngjitësh me shkopinj.
PASURIA
**********
Pronari im është shumë i lumtur,
Por më shumë nga ai pasuria,
Gjersa ka qenë i verbër dikur,
Tani syri i ndryçon nga verbëria.
Ka gjetur doktor në jatriko athinon,
Thotë, fjalët e tij ngrohin, japin gëzim,
Ka filluar edhe nga veshët s’dëgjon,
Bërtet fortë, thotë , i vetmi ngushëllim.
Del gruaja tek porta si borxhëlesh,
Mba, mba, mba, ç’zhurmë është kjo.
E morra me mënd thotë, e buzëqesh,
Shtrin letra të thata, një deng me evro.
Megjithatë i verbëri, në verbëri vazhdon ,
Vjedhja në vjedhje kalon tek syhapurit,
Sëmuren dhe diplomatët me evron,
Gjersa unë dëgjoj siren të të vdekurit..
Pronari im ishte i madh në mosh,
Një deng me “çorape” palë, palë,
Ishin të “leshta “dhe mola ja bëri shosh,
Në kasa druri e duartrokitën duke” qarë”
Se ska më për të marrë.
“UNAZA” (20)
U mblodhën krushq e dasmorë,
Uruan kërcyen punë e madhe,
Mbaruan të zënë dorë për dorë
U shpërndanë në jetën normale.
Sa lezet çifti me unazën në gisht,
Shkruar emrat me lotët e gëzimit,
Me”fëmijë e mbesa” urim i dyfishtë,
Mbi supe të mbahet premtimi.
Si ortek dëborë ra sipër tek çifti,
Loti i kripur u përcoll si ujëvarë,
U shtuan hallet u trrash edhe gishti,
Duhej gërshëra unazën për të çarë.
Dhimbja çau shpirtin çfarë të rrëfejnë
Ndarja e çiftit gjysma e vdekjes thonë
Rrugët u ndanë në dy u mbyllën në vetvete,
Pëshpërima dëgjohet, më mirë shpejt se vonë.
I PAPUNI NË DASHURI
Po të flas të më dëgjosh,
Largohu sa më largë nga unë
Është bukur të dashurosh,
Por unë jam i pa punë.
Rrënjë e pemës kërkon ujë,
Ujë që të vaditet,
Pika, pika nuk arrijnë,
Shikoje që po sfilitet.
Ti qëndro, unë të largoj,
E di, si ti s’do gjej,
Largohu të lutem e shikon
S’kam si të të shërbej.
Nuk e di dashuri
Ndryshe e kisha menduar,
S’ke faj ti, vet e shikon?
Më janë lidhur këmb e duar.
Të flasë, të flasë të më dëgjosh,
Do të mbaj në zemër në një cep,
Ndonse largë kujtim i bukur,
Me lotin që rrëshket.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.