PORTA E BLINDUAR
*********************

Kush i mbylli portat, të blinduara kaq rëndë,
Që ti, o gjigant nuk munde ti bëje thërrime,
Ti ishe nga ata që haje gurin me dhëmbë,
S’i duron pa patur afër, dashurinë e fëmijëve?
Ti gërmove malin me varre e levë në duar,
Ja di marifetet gurit e hekurit, sado i fortë,
Lumenj, rrugë e shtigje, shikoj gjurmët e tua,
Çou o baba zgjohu e shkallmoje atë portë?
Shtrëngon gjoksin malli, të të shikoj prapë
Tek shtëpia e vjetër me hardhi plotë vërdallë,
Këmbëkryq i ulur tek qoshja tënde në oxhak,
Tek varëje trastën e bukës, me qep e djathë ,
Ti o baba je atje, ku është humbur kufiri,
Vërvitet imazhi yt në kopshtet e stolisur,
Pyes, mos ndofta në jetë, ky të jet mallkimi? ,
Përse kjo distancë na mba larg e të kyçur?
Me se tu lidhën duart, si qëndron në pranga?
A vall shikon mua që ç’do darkë flas me yje,
Ndoshta ti më drejton ca shigjeta të kaltra,
Por ti më je largë o baba, o mbret urtësie.
Kush i mbylli portat të blinduara kaq rëndë?
Në qiellin lartë, çfarë profesjoni të dhanë,
Jo, nuk e besoj, se të kan ndryshuar mënd,
Vitet ikin, malli shtohet, i vajzës për babanë .