SHO’SHOQJA
Mikja erdhi tek shoqja e saj për vizitë
Përshëndeta dhe kalova në dhomën tjetër
Mora një libër në dorë dhe ndeza dritë
S’më lexohej dhe shkruaj në një copë letër.
I dëgjova që flisnin me ngadalë-ngadalë
I shpreheshin të rejat e fshatit njëra tjetrës
Filanëja u martua, do ket qënë me barrë,
Ajo që ishte sëmurë, merte ilaçet e zemrës.
Kishte një kollë të thatë, thoshte njëra,
Tjetra ja kthente, kush, ajo buzë çara,
Një dylekshe s’ jap, për të vë bast,
Do rroj, ka shtatë shpirt, ngjan nga mamaja.
Moj, po edhe ai që ka përballë shtëpinë
nuk është siç ka qenë, duhet të jet sëmur,
Barku ju ka bërë tumbano, është fryrë,
Në këtë gjëndje se kisha parë kurrë.
Fantasia ime ma sillte gjallë këtë ikonë
Tek këmbët e krevatit të sëmurëve fatkeq,
Që me zor pin një gotë çaj me limon,
Ato bisedonin si për një të huaj thjeshtë.
Mirpo s’mbaruan atje!
Më vjen tha njëra, të çaj gjoksin dhe fërkoi ballin
Μjerisht, për dashurinë, gëzime e ngrohtësi,
Foli så të duash nuk do rri të merrem me djallin,
Kur nuk e ka brënda vetes, ç’pret nga ai. (për burrin)
Gjersa zemra ime e mbushur nga mërzia
Kur dëgjova ato, zemra mbeti e ngrirë,
E ulët e pa vlerë mbeti para syve të mia
Të besoni, s’ doja ti thoshja as ditën mirë.
Mbaroj vizita dhe dola nga dhoma
Pasi e përshëndeta me buzët varur,
U ktheva prapë marr lapsin tek dora
I vura një emër që s’është për folur.