14.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Sofia Gjinika

MARRËZIA
Çfarë dobie ka që kam thënë e ta them dhe sot?
Se toka ka qenë dhe mbetet e rrumbullakët,
Njeriut për mirëmbajte i duhet vetëm pak tokë,
Për të shtrirë eshtrat e tij akoma dhe më pak.
Τë gjitha në këtë jetë përfundojnë në marrëzi,
Sidomos ai që punon, çirret vetëm të pëlqehet,
Pa patur nevojë dhe jo për argëtim,a ku ta di,
Për fitime të mëdha, për lavdi dhe për nderet.
Atë që të jep lumturi, zoti na e dha, nëse e kërkon,
E tepërta, trupit kur ja vë, s’të mbush me frymë.
Por njeriu edhe që beson, nuk dëgjon, që s’dëgjon.
Vërtetë, ka dal nga normalja, pa diskutim.
Toka që është e rrumbullakët e ka thënë Galileo
Edhe në turrën me zjarr që e vunë mëndje s’ktheu.
Ashtu rutullohet dhe jeta për ç’do frymë të gjallë,
Kur vdekja është e sigurt, pse veten vëmë në hallë?
“”””””””””””””””””””””””””
FLLADI I KËSAJ TË DIELE.
***************************
Fryn një erë, tund degët e pemëve,
Gjethet kanë ditë që kanë fluturuar,
Mëngjesi plot fllad i kësaj të diele,
Të fton, të frymëzon për të shijuar,
Matesh me atmosferën të harosh,
Lodhjen dhe djersën e gjithë javës,
E, thua një kafe me shoqet të shijosh,
Sikur heq barrën e ditëve të radhës.
Heq peshën e pa peshuar të halleve,
Sytë e mavijisur i ndryshon ngjyrat,
Zhduket një re majës të maleve,
E del një diell rinovon krejt dëshirat.
Kafja e mëngjesit me krem qumësht,
Dhe të sëmurin e çon nga krevati.
argëtimi me shoqe i rregullon punët,
E dielë pushim,i stinës qënka flladi.
“””””””””””””””””””””
UNË DHE GJITONËJA
Në mëngjes freskët kur në kopsht vete
Mbledh, spinaq karota,të ëmbëlat bizele
kok’lakrën, anthin me të hollëzat gjethe,
I pastroj bukur i vë për gjellë në tenxhere
Oh, më japin një kënaqësi të papërshkruar
Marr lugën e drunjtë diku-diku i trazoj,
Aroma e qepës me anth, me avujt trazuar
Ndalon hapin gjitonëja kur korridorit kalon.
Në të njëjtën kohë pregatit gjitonëja mishin,
Pjek në skar e saj bërxollat e derrit a viçit,
Karakteristikat e nuhatjes edhe asaj janë
Por të miat janë të forta, hundën të çajnë,
Zemra mund të ndjej dhe nga thjeshtësia,
Kur shtroj tavolinën me bimë që vet rrita,
S’ndjen vetëm shijen, dehesh nga kënaqësia,
Që ditën që i mbolla dhe darkave që i vadita.
Dita ditës me kopshtin e çfarë prodhon dora,
Marr shatin në krah dhe majën e thikës
Mbushur perime të freskëta, plotë shporta,
Mbjellë, rrit, gatuaj, i jap kënaqësi ditës.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.