Kalonte jeta argëtim në botën e madhe,
Pa asnjë lloj pendim, jo qilim i shtruar,
Ecja me lojën erës, pa u menduar fare,
Tani më çudit, dikush mendon për mua?
Në heshtje numuron ditë, për mua bëhet fjalë,
Ka rrethuar ambientin, trupin me zhurmë,
Të tillë dinake s’kam parë, ka filluar pazar,
Një ditë dy më nxinë, të tretën më hap rrugë.
Tani vdekja si rrjeta e errët, argëtimin ka filluar .
Për tu bërë zambaku i egër, fatin më ka në duar,
Më mjafton sa herë që unë, lekun të hedh lartë,
Kur të bjerë në tokë, sytë, e mi të shikojnë shkabë.
Unë eci me vrull të erës, rrugë e male gurë stallë.
Lajkatare, kurrë s’të kam menduar, ti pse vjen vërdallë?
“””””””””””””””””””””””
Një flutur, shkëputur nga gjoksi fluturoi
Ajo hapi krahët unë me sytë e shoqëroi.
Ishte e bardhë, fluturoi degë pas dege
Prisja të kthehet e kishin ngrënë insektet.
Tek unë mbeti ëndërr, në ëndërrat e mia,
Në dorë lëshoi pluhur, tani më çfaqet hija.
Nuk doja të më shuhet e kisha të shtrenjtë
Në gjoks ishte drita, qarkullonte shpresë.
“”””””””””””””””
Gëzuar poete
Ditën e poezisë
Për ty e për vete
E gjithë miqësisë
Se gjer më tani
S po më uron njeri
Qofsh jetë gjatë
E lumturuar
Me çke rethuar
Dhe penë artë
Të vjershërosh
E të plotësosh
Shpirtin – njerëzisë
Mos ja lër bosh !!