“”””””””””””””””””””””””
NDALESA E GOMARIT
Ishte koha që s’lejohet gomari në fshat
Punën e tij e bënin më së miri gratë
Ngarkuar me dru, sa nuk i dilnin sytë
Djersa ngjytur në mish rrobat, pikonte pik – pik.
Ndodhte që s’kishte ujë çezma publike
Shi, diell, a, janë fenomene atmosferike
Me vrap me gjyma, bucela, kova në krah,
Burimi me këmb njëzet minuta largë.
Kishte nga ata që thoshin për gruan
Zvarr ta shikonin me këmbë e duar
Ta rrahësh tre herë ditën para çdo vakti
Ta ngarkosh me dru, goja mos të flasi.
Me që lejen e kishin marrë me pashë
Rehatonin veten, torturonin gratë
Them se bishat kanë jetuar atë kohë
Ndalesa e gomarit në fshat i gëzojë.
Tërbimin me hakun nuk dua ti mbulojë.
Dy kohët të ulet çdo kush ti krahasoj.