7.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Janar 2026

Sofia Gjinika,poetja qe rresht s’shkruari.

FOLËM DHE NË GJUMË

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "3 σχόλι"

Oh, sa të kam pritur o xhanë
Të më vije darkës në ëndërr
Kujtesa të sjellë si diell e hënë
Malli pikon thellë në zemër
Shikoj natyrës çdo shpend
Me krahët duke fluturuar
Pse mua më duket se zbret?
Ndërsa ti rrinë kaq e larguar.
Do doja të të shihja si një herë
Ashtu, si atëhere qëmoti
Me furkën e leshit duke tjerrë
Tek unë të thahet pak loti.
Atje tek dera e furrës me baltë
Tek piqëje çdo të shtunë byreqe
Tek shkrimbje në magje rrobat
E arnoje në terrin e netëve.
Por Ti nuk ke ikur, qëndron mes nesh
Që atëhere ditë për ditë të flas
Drita e syve të tu nuk shuhet
Pas një shtëllunge reje të bardhë.

E di që nuk vjen, je largë o xhanë

Të më dalësh në ëndërr ti o Nënë

I thuaj erës të ndalë vrullin pak

Në ke zë, folëm dhe në gjumë.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

FRIKA E VDEKJES
******************
Do të luajë rolin e buzëqeshjes
Rrudhat e fytyrës do ti mbajë
Le të ndizen me verën e dehjes
Frika e vdekjes të mba akullnaj.
Ka disa njerëz që i zverdh frika
S’i ujëra të mbetura mbajnë erë
Ka të tjerë që i zë melancholia
Nuk i ngroh as puthja nga të tjerë.
E humbet kur shtrenjtë e ke blerë
E ke kujdesur, punuar një jetë
Shtrëngon brenga e fjalës çengel
Një hije mbi ballë të bëhet sebep.
E jo, nuk të shpëtojnë mendimet
Në gjithë gjerësinë e historisë
Shkaqet e saj dhe përfundimet
Algjebër hapat e tua, që ditën që nis.

Agimi përkulet mbi idhullin e gruas

Ndriçon si yll gjithnjë dhe më shumë

Flet butë, buzëqesh këngës ja thua

Shpirti do ëndrrat, shpresa humb në fund

“”””””””””””””””””””””””

NDALESA E GOMARIT
Ishte koha që s’lejohet gomari në fshat
Punën e tij e bënin më së miri gratë
Ngarkuar me dru, sa nuk i dilnin sytë
Djersa ngjytur në mish rrobat, pikonte pik – pik.
Ndodhte që s’kishte ujë çezma publike
Shi, diell, a, janë fenomene atmosferike
Me vrap me gjyma, bucela, kova në krah,
Burimi me këmb njëzet minuta largë.
Kishte nga ata që thoshin për gruan
Zvarr ta shikonin me këmbë e duar
Ta rrahësh tre herë ditën para çdo vakti
Ta ngarkosh me dru, goja mos të flasi.
Me që lejen e kishin marrë me pashë
Rehatonin veten, torturonin gratë
Them se bishat kanë jetuar atë kohë
Ndalesa e gomarit në fshat i gëzojë.

Tërbimin me hakun nuk dua ti mbulojë.

Dy kohët të ulet çdo kush ti krahasoj.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.