“””””””””””””””””””””””””””
KESHTU E DOJA, POR…
E doja shpirtbukirën binjak
Grua të zgjuar, intelektuale
Zonjë shpirtbukur për merak
Të qanim derte dhe halle
Të dinte gjuhën greqisht
Ashtu siç e di dhe unë
Fjalëve të mos u bënim bisht
Dhe të duheshim më shumë
Të dinte të paktën anglisht
Që të komunikonim si bota
Dhe të duheshim marrëzisht
Të mos flisnim fjalë të kota
Por nuk munda të koordinoj
Me asnjërën nga këto lloje
Ngeca, ika, më largoj
Gjeta bletëzën punëtore
Bletëza ishte shqipëtare
Që dinte vetëm shqip
Por ishte delja manare
Që mua më hapi sytë
E dashurova Pranverën
Siç më dashuroi edhe ajo
Të gjitha intrigat u shterën
E dua, siç ajo më do
E dua dhe shpirt e kam
E dua për zgjuarësinë
Dashuria bëri bam
Në mesmoshë gjetëm rininë
Ky qe fati dhe kësmeti
Ashtu ishte thënë e shkruar
Le të thonë ç’të duan mileti
Që sot jemi të bashkuar
Do fillojmë një jetë të re
Të dy zemrat bërë një
As të thash’ e as më the
Pranverën zemra e nxë
Erdhe Pranvera ime
Erdhe me shpirtin e bukur
Krenari për jetën time
Zonjë e bukur porsi flutur
Ndaj të dua përgjithmonë
Do të puth e përqafoj
Se të kam të vetmen zonjë
Që vërtetë të dashuroj
E para dashuri, për mua
Erdhe ti në këtë mesmoshë
Prandaj me gjith’ shpirt të dua
Se ma mbushe jetën plotë
Të dua në përjetësi
Se më erdhe si zanë mali
Më dhurove dashuri
Lumturi të fal ky djali
Nga djali që e rinove
Na bëre njëzetvjeçarë
Me lumturi e mbulove
Mirë se vjen, këmbë të mbarë