Duke shetitur me makinë
Në udhët e Selanikut
M’u kujtove moj Rudinë
Më trazove mua “të ligut”
Eh Rudinë e mira Rudinë
Mes kujtimesh dua të ruaj
Ike, më le fotografinë
Kur çele si lulja në Maj
Ike, se besove skëterrën
Kur ta shitën për dritësi
Ku më le mua të mjerin
Bëre mëkat në herezi
Do të ruaj në zemrën time
Si thëllëzën në kafaz
Do vajtoj Rudina ime
Shpirti im tjetër nuk qas
Kurrë s’me the, pse u largove
Të qetësoje shpirtin tim
Kur për mua shumë mendoje
Ditë e natë gjer në agim
Orë të tëra më kërkoje
Dhe flisnim në mesenxherr
Me humor më ledhatoje
Dhe qeshnim si asnjëherë
U takuam ashtu siç deshëm
Folëm, qeshëm dhe kënduam
Shaka bëmë, shumë qeshëm
Në heshtje ike m’at’anë
Dil e thuaj çfarë të bëra
Që fshehtas more arratinë
Dil dhe m’i thuaj të tëra
Të qetësosh edhe njerëzinë
Eh Rudina përse ike (?)
Kur më të mirën ty të quaja
Zjarrin e dashurisë e fike
Atë ditë që ndezur doja ta ruaja
Miqësia shumë u çuditën
Si u shua kjo dashuri
Të gjithë shumë u mërzitën
Kur panë si u fik kjo dritësi
Kanë të drejtë të dyshojnë
Kanë të drejtë dhe të përflasin
Kur ne bashkë nuk na shikojnë
S’dinë kush bëri mëkatin
Të them Rudinë, dil e thuaj
Le ta mësojë bota mbarë
Që unë shtrenjtë të mos paguaj
Këtë mekat të paparë
Duhej të ishe krenare
Për dashurinë që t’dhurova unë
Kur më ndiqje si manare
Kur të dashurova aq shumë
Bën mëkat të më akuzosh
Me përralla e thashetheme
Kur vehten duhet ta nderosh
Dhe ndjenjës t’i vesh emër
Askush nuk të imponon
Ndaj unë të dhash’ lirinë
Kjo zemër ty të kërkon
Të dëgjojë apollogjinë
Pse ike s’më the një fjalë
Kur sapo kishim folur
Prisja të m’çoje sinjalë
Të bisedonim për tu çlodhur
Dhe tani strukur qëndron
Aty Brenda botës tënde
As të shoh, as më shikon
Veçse shkatërron tënden mendje
Eh dashuri, u vrave, u sharrove
Pse e shkatërrove miqësinë Rudinë
Pse pa arësye m’u largove
Kur bashkë po ndërtonim lumturinë
“”””””””””””””