4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Suzana Malaj

Nga triologjia e udhëve
O hyjnesha të udhëve!
Ju që endni fillin me busull e peshore,
masë për masë!
Ç’po ndodh kështu?!
Në vend të ecim – ndalojmë në diçka
që na merr energjinë si shushunja merr gjakun e dobësohemi.
Më gjatë na rri mendimi në kokë se në shpirt e në zemër
e krimbemi në harresë.
Më tutje – më keq e më keq – më mirë…
Udha ka marrë udhën e budallait
e i mençuri i vihet pas, si gorre e vogël.
Gjithçka e parë me këta sy dhe e dëgjuar me këta veshë
shmanget nga udha
e fluturon-fluturon gomari, pale të mos fluturojë!
Plakur jeni e u dridhen duart?!
Verbuar jeni e po shkojmë për dreq?!
Lëngatë në paçi, lëngata juaj na ka shtënë në lëngatë
e s’po i ikim mallkimit as me kohë ,as pa kohë.
Gjallë në qoftë Atropa, e juaja motër,
në i prefshin gërshërët ,
me të zeza në qoftë,
ta presë këtë fill që na lidhë me nesër,
të çlirohet udha nga faji ynë!
“”””””””””””””””””””””””””””””””

Rrugë sokaku
Udha quhet udhë kur shkon pas dobisë e del tek qëllimi i lartë!
Ç’është kjo rrugë sokaku , e ngushtë, dredharake,
që gëlon nga fjalët pa bukë e pa kripë!
Këtë quani udhë?!
Paskeni dalë në mëhallë me djallin e çalë e me blozën e drejtësisë,
me një këmbë bronxi e një këmbë gomari!
Prisni t’ju besojnë?!
Pa shiko, çrrengje punoka mendja
kur merr përpjetë sokakut me marsh sovranist!
Mos thoni:”Punë djajsh!”,- kur të vini në vete,
në rrugë të madhe me dishepujt pleq,
se dhe gurët e sokakut do qeshin me ju,
gurët e sokakut do qeshin!
“”””””””””””””””””””””””””””””

Nuk ka më të trishtueshme se një bimë munafike
që thahet nën dhe para se të mbijë!
E pavërejtur si një antifakt
jeton në të zezë
e bën punë të errëta theqafjesh.
Kjo grackë e mallkuar – fshehur prej syve
e nxori kokën
por ç’tu bësh munafikëve që drejtojnë jetët tona
si oktapodët !
Nën radarë e të maskuar nga gjahu
pamja që shohim – gënjen!
Ju nuk e keni idenë sa lufton një fytyrë
për maskën e vet të përsosur!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.