Letra dashurie gjithë botës do të doja t’i shkruaja,
Dhe t’ia pëshpërisja ato erës e malluar,
Në varka prej letre t’i palosja, do të dëshiroja,
Një përrua të gjeja e t’i hidhja aty për të lundruar,
do të doja shkruaja për lindjet e bukura të diellit,
Për portokallet dhe për ngjyrat rozë,
ndërsa ulem anës bregut të detit,
Aty ku dallgët mund të më ndotin timen bojë,
do të doja t’i shkruaja këto fjalë në letër,
por për letër sigurisht më duhen pemë,
si shumë gjëra të tjera që ka bërë njerëzimi,
Kur për to në të vërtetë, s’ka patur nevojë,
Dhe ja letrat tona drejtuar botës,
Lënë më pak dashuri, se sa lënë plagë,
Kur i shkruajmë në dritën që sytë i verbon,
Që bllokon të gjithë yjet në qiellin e lartë,
Pra, kur i shkruajmë letra botës,
është koha të rimendojmë,
pasi nuk kemi nevojë për një copë letër,
nëse jeta që jetojmë është veçse bojë.